Adis Duraku është i përfolur shpesh si një nga hakerat më të fuqishëm shqiptarë, madje mediat maqedonase e cilësojnë atë si të dytin e Maqedonisë. Ai ka marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj disa sajteve te shteteve antishqiptare si dhe faqeve të disa VIP-ave. Ai ka qënë shpesh edhe personazh i disa lajmeve te portali Tema e Tema TV, ku të fundit kanë qënë lajmi se ai ka provuar me fakte qe ka akses ne faqen e Radio Televizionit Shqiptar – www.rtsh.al.
Ai ka shfaqur talentin edhe ne disa evente kompjuterike dhe kibernetike duke fituar disa tituj.
Adis Duraku është bërë përsëri personazh i përfolur dje, me deklaratën e bërë se Qeveria e shtetit shqiptar nuk po vë ujin në zjarr për të mbrojtur websitet qeveritare nga sulmet e hakersave. Të gjithë websajtet qeveritare janë në rrezik te madh per t’u sulmuar për shkak të mbrojtjes së dobët. Dhe kjo ka ndodhur shpesh gjatë dy viteve te fundit kur ata janë sulmuar shpesh nga serbët. Hakeri Duraku thotë se ai po mundohet të kontaktojë me qeverinë shqiptare per të siguruar websitet dhe portalet shtetërore!
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)