17
– Zoti Malaj, përshëndetje! Im shoq ka letra 10 vjeçare bashkë me djalin në Greqi, ndërsa unë dhe vajza jemi pa letra. Vajza ka lindur në Shqipëri, ndërsa djali në Greqi. Kam katër vjet që jam kthyer në Shqipëri. Erdha të bëja bashkim familjar, por nuk më dolën letrat. Im shoq është kthyer përsëri dhe punon atje. Tani do të nxjerrim certifikata për bashkim familjar. Unë doja të dija nga ju, a mund të pajisem edhe unë me vajzën me dokumente? Pres një përgjigje nga ju, nëse mundeni. Faleminderit.
Fatos Malaj: – E nderuar zonjë, përsa më shkruani më lart, nëse ju keni munguar më shumë se gjashtë muaj në vite nga Greqia, nuk mundeni me ligjin e ri të aplikoni këtu për bashkim familjar dhe me fëmijë të lindur këtu. E vetmja mënyrë është me bashkim familjar me vizë nga Shqipëria. Domethënë, bashkëshorti juaj duhet të bëjë kërkesën për bashkim familjar dhe të deklarojë se është familjar dhe ka dy fëmijë. Për më tepër, bashkëshorti juaj duhet të ketë të ardhura rreth 13000 euro që të realizohet bashkimi familjar.