Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Miqësisht...
Xhesika Polo: Vlerësohen më shumë paradat vulgare,sesa ne, artistët e vërtetë!
10 objekte të çmuara për të cilat “grinden” shtetet!

Xhesika Polo: Vlerësohen më shumë paradat vulgare,sesa ne, artistët e vërtetë!

Vjen me një paraqitje ndryshe, më seksi, me një këngë që u dedikohet të gjithë atyre që dëgjojnë edhe ndiejnë muzikën, një këngë inkurajimi dhe motivimi, në një festival që me sa duket ka më shumë konkurrencë në balada dashurie. Xhesika shprehet se “Fati jemi ne” është pa dyshim kënga më e bukur e repertorit të saj dhe aspiron për çmim. Vajza e suksesshme, e dashuruar dhe e lumtur e shikon me frikë të ardhmen e muzikës sonë, por të mbushur me dashuri, atë të jetës së saj…

 

Rita rrjolli: – Xhesika, kujt i dedikohet “Fati jemi ne”?

Advertisement

Xhesika Polo: – Kjo është një kënge me temë sociale, që në këto momente u drejtohet njerëzve që e dëgjojnë dhe e ndiejnë. Në vetvete, teksti ka qëllim motivues, sepse na rikujton të gjithëve që askush nuk e ka në dorë jetën tonë, përveçse vetë ne.

– E ke menduar ndonjëherë se cili është fati yt?

– Kam lindur për t’u ngjitur në skenë, për të pushtuar zemrat e njerëzve me zërin tim. Ky është fati im. Jam e destinuar për të ndarë me publikun copëza të shpirtit tim artistik, me anë të melodisë.

– “Ti ndize zjarrin, që ky shpirt të marrë dritë… Si uragan ti botën pushto…”. Vetë Xhesika është uragani?

– Natyra ime modeste nuk më lejon të bëj paralelizma, apo krahasime të tilla. Njerëz që më ndjekin dhe janë adhurues të artit tim shpesh e kanë cilësuar zërin tim me fuqinë e uraganit. Me të dëgjuar e kam edhe unë. (Qesh)

– Çfarë ka të veçantë kjo këngë?

– Çdo këngë është ndryshe nga tjetra. Janë pikërisht melodia, teksti dhe ndjesitë brenda saj që e bëjnë të veçantë.

– Ku je frymëzuar?

– Kënga ka një producent që është Gent Myftaraj dhe një tekstshkrues, që është Olti Curri. Unë mund të flas përsa i përket interpretimit të fjalëve dhe të melodisë.

Ti, nuk e gjen veten sadopak në këta rreshta?

– Çdo artist ka dikë, apo diçka ku gjen frymëzim. Edhe unë, sigurisht, kam një frymëzim.

– A mund të përkufizohet kjo këngë, një ndër këngët më të bukura të repertorit tënd?

– Kjo është pa dyshim kënga më e bukur e repertorit tim!

– Sa kohë u more më përgatitjen e saj?

– Janë dashur rreth dy muaj e gjysëm.

– Çfarë çmimi aspiron?

– Ky është viti i katërt që marr pjesë në Këngën Magjike dhe në këto tre vite kam marrë 3 çmime: “Bashkëpunimi më i mirë” duet me Mateus Frrokun, “Best Vocal” me “Dashuri që vret” dhe “Çesk Zadeja”, me “Aura”. Kanë qenë çmime vlerësuese e prestigjoze. Cili ka ngelur për këtë vit?! (Qesh)

– A ka një këngë tjetër në Këngën Magjike që të ka pëlqyer, po aq sa e jotja?

– “Fati jemi ne” është pjesë e imja, një copëz arti nga Xhesika dhe kurrsesi nuk do të mund ta vija paralel me një këngë tjetër, që fundja, nuk ka esencën time brenda.

– Beson te juria e këngëtarëve?

– Besoj?! Për aq kohë sa performojmë në një skenë, jemi të gjithë artistë dhe artistët duhet të tregohen profesionalë kur vjen puna te këto pjesë të spektaklit.

– Më mirë ky vlerësim, apo ai i votave të publikut?

– Hëm… Kjo është një pyetje që të vë në dilemë. Mendoj se vlerësimi i publikut do të ishte më objektiv se ai i këngëtarëve ndaj njëri-tjetrit.

– A i ke të gjithë miq?

– Sigurisht që jo, ama, nuk kam asnjë armik.

– Miku më i mirë që ke, i përket botës së televizionit?

– Jo.

– Prapaskenat, ke arritur t’i shikosh?

Fatkeqësisht, po, ato janë të paevitueshme.

– Cilat janë emocionet që përjeton çdo natë nga netët live?

– Pothuajse çdo natë është ndryshe nga tjetra, se dhe publiku ndryshon. Është një ndjesi shumë e bukur kur të tjerët dëgjojne dhe vlerësojnë muzikën që ti bën.

– A nuk lodhesh?

– Pafund, ama e bëj me pasion dhe dashuri, ndaj lodhja shumëzohet me 0. Lodhem kur nuk vlerësohem aq sa duhet.

– A paguhet gjithë kjo lodhje?

Jo. Është e trishtë kur mendoj që njerëzit janë aq sipërfaqësorë saqë vlerësojnë disa performuese që bëjnë parada skenike nga më vulgaret, në ndryshim me ne artistët që pretendojmë të bëjmë art dhe muzikë të mirë e cilësore, që këndojmë pa pushim dhe pa u lodhur gjithë natën. Realisht, nuk kursehemi kur jemi në skenë përpara publikut dhe marrim një vlerësim disa herë më të vogël. Gjithashtu, edhe ndikimin, këto të ashtuquajturat këngëtare e kanë shumë të lartë te të rinjtë e adoleshentët. Më frikëson si situatë, kur mendoj të ardhmen e muzikës sonë.

– Shpenzimet e klipeve të tua, i mbulon vetë?

– Po, punoj për të investuar, që prapë të punoj. (Qesh)

– Po një ditë e jotja e zakonshme, si është?

– Shkollë, studio, mbase një kafe e qetë, studio dhe pastaj në shtëpi, duke u relaksuar.

– Si ia bën për të ruajtur zërin?

– Rri me shall gjithë kohës dhe pi çaj.

– Përpos zërit të bukur, tani po diskutohet shumë edhe paraqitja jote skenike… Këtë herë duket se diçka ka ndryshuar…

Hëm, mbase. Ndjehem më e lehtë. Ose ndoshta, jam rritur. (Qesh)

– Bën palestër, apo mban dietë?

– Regjim ushqimor dhe aktivitet fizik.

– Xhesika, ç`kuptim ka tatuazhi aq i veçantë, që ke bërë në kraharor?

– Është diçka që më përket mua dhe nuk dua ta ndaj me të tjerët.

– Do të bësh të tjerë?

– Në fakt, kam tre të tjerë. Janë mjaftueshëm për momentin.

– A ka ndryshuar jeta jote sentimentale?

– Po dhe mund të them që jam shumë e lumtur.

Pra, ka një dashuri të re!

– Ka një dashuri!

– Kujtimi më i bukur, që ruan ndër vite, cili është?

– Hera e parë në skenë dhe dita kur ndryshoi jeta ime sentimentale, dita kur njoha atë.

– A ka nga ato ditë që do të doje t’i fshije?

– Sigurisht që jo… Jeta nuk ka vetëm momente të mira, por edhe të këqia, ndryshe do të ishte e mërzitshme.

– Xhesika, a mendon se fama matet me fitimet?

– Në Shqipëri, po.

– Më shumë derdh lot gëzimi, apo trishtimi?

– Gëzimi, sigurisht. Lotët e trishtimit i mbaj sa më larg.

– Sa ke ndryshuar pas famës?

– Unë si Xhes në karakter nuk kam ndryshuar, vazhdoj të jem një vajzë e thjeshtë dhe paksa e çmendur. Ajo çfarë ka ndryshuar është rrjedha e jetës. Kush e kishte menduar që do të isha këtu ku jam sot?!

– Si e mendon të ardhmen?

Pasi të kem arritur synimet e mia artistike, do të ulem në krah të personit të zemrës duke pirë një çaj të ngrohtë në një shtëpi me gjelbërim, larg zhurmave.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Miqësisht...

Next Post

10 objekte të çmuara për të cilat “grinden” shtetet!

Advertisement