- Kur formohet një trombozë në gjak, ajo qëndron aty me vite:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Cila nga gjërat e mëposhtme ka më shumë gjasa të shkaktojë mpiksje gjaku?
- Shtatzania
- Ngritja e peshave
- Qëndrimi gjithë ditën në këmbë
- Çfarë e shkakton mpiksjen e gjakut:
- Ndryshimet e temperaturës
- Ndryshimet e presionit të gjakut
- Sinjalet kimike
- Ilaçet për hollimin e gjakut funksionojnë duke:
- Shtuar më shumë lëngje në trup
- Ndërprerë procesin e mpiksjes
- Relaksuar enët e gjakut, që ai të rrjedhë lirisht
- Cili ilaç që keni në shtëpi mund të ndihmojë në parandalimin e mpiksjes së gjakut:
- Ilaçet në formë lëngu
- Aspirina
- Paracetamoli
- Cila është mënyra më e mirë për të evituar trombozën kur jeni në avion:
- Të udhëtoni në klasin e parë
- Të pini një gotë verë
- Të lëvizni
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Pasi gjaku i koaguluar bën punën e tij, trupi e shkatërron atë. Fibrat treten dhe qelizat thithen përsëri nga gjaku. Zakonisht kjo do disa javë, por mund të dojë edhe muaj, apo më gjatë.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Trupi i grave shtatzëna formon copëza të koaguluara më lehtë. Kjo i mbron ato nga problemet hemorragjike gjatë lindjes së fëmijës, deri disa muaj më vonë. Megjithatë, kjo do të thotë se gjaku mpikset më shpejt në venat e këmbëve dhe të legenit.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Kur indet tuaja janë dëmtuar, një substancë kimike çlirohet në gjak dhe shkakton procesin e koagulimit të gjakut. Qelizat e quajtura pllakëza (trombocitet) grumbullohen aty. Muret e ashpra të enëve të gjakut i ndihmojnë ato të ngjiten së bashku dhe të formojnë një tapë, që mbyll çarjet e vogla dhe dërgon sinjale të tjera kimike. Atëherë, proteinat e quajtura “faktorët e mpiksjes” përfundojnë punën, duke kapur qelizat e gjakut në një si lloj rrjete.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Këto ilaçe nuk e hollojnë vërtet gjakut, por pengojnë procesin e mpiksjes. Ato janë të mira nëse ju rrezikoheni nga mpiksja, që mund të ngadalësojë, ose bllokojë gjakun. Ilaçet që përdoren më shpesh janë vvarfarin (Coumadin) dhe heparin, por tani kanë dalë edhe të reja, si apixaban (Eliquis), dabigatran (Pradaxa), edoxaban (Lixiana, Savaysa) dhe rivaroxaban (Xarelto), që veprojnë pak ndryshe.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Aspirina, ilaçi që përdoret kundër dhimbjeve, pengon gjithashtu mpiksjen e gjakut. Ai pengon formimin e tromboksanës, substancës kimike që urdhëron pllakëzat të mpiksen. Ka edhe ilaçe të tjera për këtë. Por, para se të merrni aspirinën, flisni me doktorin tuaj, pasi është e rrezikshme ta merrni nëse vuani nga disa sëmundje të caktuara.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Kur ju qëndroni në një vend të ngushtë për një kohë të gjatë, si në makinë, apo avion, mund të pësoni një mpiksje të quajtur DVT (deep vein thrombosis-tromboza e thellë e venës). Ka pak gjasa ta pësoni, por nëse ju ndodh, mund të jetë vdekjeprurëse. Ulni mundësinë duke pirë shumë ujë, duke u ngritur dhe duke ecur çdo një ose dy orë. Ose, të paktën, ndërroni pozicionin e uljes dhe përkulni këmbët. Mos i kryqëzoni këmbët, sepse kjo pengon fluksin e gjakut të shkojë në to.