- Sa orë në natë duhet të flejë një adoleshent?
- 7 orë
- 7.5 orë
- 8 orë
- 8.5 orë
- Fëmijët mund ta zëvendësojnë gjumin e munguar duke fjetur më shumë në fundjavë.
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Shikimi i televizorit në krevat mund t’i ndihmojë fëmijët të qetësohen dhe të flenë gjumë…
- Në çdo moshë
- Mbi moshën 10 vjeç
- Në adoleshencë
- Nuk është kurrë mendim i mirë
- Një gjumë i mirë dreke mund të rifreskojë një fëmijë të përgjumur.
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Bërja e detyrave në shtrat…
- I ndihmon fëmijët të relaksohen dhe të përqendrohen
- Është e keqe për gjumin.
- Nuk ka rëndësi
- Kafeina nuk është e mirë për fëmijët, sepse u vështirëson gjumin. Ku gjendet më shumë ajo:
- Te fanta
- Te koka-kola
- Tek uji tonik
- Adoleshentët mund të qëndrojnë vonë natën për shkak…
- Se kështu duan
- Të hormoneve
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Adoleshentët mund të mos flenë aq gjumë sa duhet, për shkak të punëve dhe aktiviteteve që kanë, por nuk duhet të flenë më pak se 8.5 orë. Fëmijët më të vegjël kanë nevojë për 10-11 orë gjumë në natë. Lodhja ndikon te notat e shkollës, humori dhe shëndeti i fëmijës, pavarësisht moshës së tij. Përveç kësaj, nëse fëmija juaj nuk fle aq sa duhet, ai/ajo mund ta kërkojë energjinë tek ushqimet e pashëndetshme, si fast foodet, të skuqurat, etj., që e bëjnë të shtojë në peshë. Nëse adoleshenti juaj është shumë i zënë me detyrat dhe aktivitetet e tjera për të fjetur, mbase është koha të shkurtoni diçka tjetër nga gjërat që ai bën.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Fëmijët nuk mund ta zëvendësojnë gjumin e humbur duke u ngritur vonë në fundjavë. Kjo gjë çrregullon orën e brendshme të trupit. Kështu, fëmija do ta ketë më të vështirë për t’u ngritur nga gjumi herët të hënën në mëngjes, pasi është zgjuar vonë të shtunën dhe të dielën. Është më mirë të flejë dhe të ngrihet në të njëjtën orë. Nëse zgjimi vonë është i domosdoshëm, atëherë kufizojeni atë me një orë, pra, në orën 9 në fundjavë.
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Është mirë që ekranet, televizori apo kompjuteri të rrinë larg dhomës së gjumit. Ndriçimi i një ekrani mund t’i mbajë fëmijët, por edhe të rriturit, zgjuar. Ai e bën trurin të mendojë se është ditë dhe të rrijë zgjuar. Mbajini televizorët, kompjuterat dhe tabletat në dhomën e ndenjjes dhe fikini ato një orë para se të shkoni në shtrat, që të keni kohë të qetësoheni. E njëjta gjë vlen edhe për celularët. Drita e tyre jo vetëm i mban fëmijët zgjuar, por zhurma e sms-ve dhe emaileve mund të shqetësojë gjumin e tyre.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Gjumi në drekë mund të rigjallërojë një fëmijë të përgjumur. Megjithëse shumica e fëmijëve nuk kanë nevojë të flenë rregullisht në drekë pas moshës 5 vjeçare, në çdo moshë mund të flesh në drekë. Përpiquni që ata të flenë 30 minuta, jo më shumë, sepse përndryshe do ta ndjejnë veten si të lodhur dhe do ta kenë të vështirë të flenë në darkë. Gjithashtu, sigurohuni që të flenë gjumë herët, jo vonë, për arsyen që thamë më sipër. Megjithatë, nëse fëmija juaj është vërtet i përgjumur, është më mirë të evitoni gjumin e drekës dhe ta vini më shpejt në gjumë, në darkë.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Nëse fëmija juaj i bën detyrat në dhomën e gjumit, vërini aty një tavolinë pune, që të bëjë detyrat, ndërkohë që krevati mbetet një vend për relaksim dhe çlodhje. Kur fëmijët i bëjnë detyrat në shtrat, mund ta lidhin në mënyrë të pandërgjegjshme krevatin me stresin e problemeve të matematikës dhe gjuhës. Kjo mund ta bëjë gjumin të vështirë.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Në vend të koka-kolës ose pijeve energjike, ofrojuni fëmijëve tuaj ujë me gaz. Kafeina mund të dëmtojë përqendrimin e fëmijëve në shkollë. Ajo gjithashtu mund të përshpejtojë ritmin e tyre të zemrës dhe t’u japë dhimbje koke e stomaku. Kafeina bile mund të ndikojë në zhvillimin e tyre neurologjik dhe kardiovaskular. Nëse fëmija juaj thotë se ka nevojë për kafeinë për të pasur energji, më mirë inkurajojeni të flejë më shumë!
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ora trupore e një adoleshenti ndryshon në pubertet. Ata rrinë më zgjuar në darkë dhe nuk flenë dot gjumë deri në orën 10 të darkës, thonë ekspertët. Ata sugjerojnë që fëmijët të bëhen gati për gjumë më shpejt, të lajnë dhëmbët, të shkojnë në shtrat dhe të lexojnë, si edhe të fikin dritat, gjë që u ndjell gjumin. Rutina e kohës së gjumit nuk është vetëm për bebet.