Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Studentja japoneze, krijim 3D
Spaceliner: Avioni që do ta bëjë rrugën Londër-Sidnei për 90 minuta
Shpjegimi i endrrave tuaja...

Spaceliner: Avioni që do ta bëjë rrugën Londër-Sidnei për 90 minuta

101

Studiuesit gjermanë mund t’i bëjnë realitet ëndrrat tona për të shkurtuar largësitë duke ndërtuar Spaceliner, avionin supersonik. Avioni për pasagjerë, i cili mendohet të ndërtohet në vitin 2030, do të mbajë deri në 100 njerëz dhe do të fluturojë 20 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, duke mundësuar udhëtimin nga Londra në Sidnei në më pak se 90 minuta.

Agjencia gjermane e kërkimeve hapësinore, Deutsches Zentrum für Luft-und Raumfahrt (DLR) e ka diskutuar këtë ide me Institutin Amerikan të Aerodinamikës dhe Astronautikës, gjatë Konferencës Hipersonike në Glasgou, muajin që shkoi. Megjithëse kjo ide duket joshëse për ata të cilëve u pëlqen të fluturojnë, udhëtimi me shpejtësi sub-orbitale (domethënë, jo aq e shpejtë sa objekti të qëndrojë në orbitë) nuk është i lehtë, as i lirë. Së pari, ekipi duhet të gjejë 33 miliardë $ për ndërtimin e avionit, pastaj ta rishikojë shumë herë dizajnin e tij. Megjithatë, drejtuesi i projektit, Mark Sippel, mbetet optimist për objektivat që do të arrijë Spaceliner në udhëtimet komerciale. Duke folur në revistën Aviation Vveek, ai tha: “Janë me qindra milionë pasagjerë që udhëtojnë në distancat interkontinentale çdo vit. Sikur të udhëtonin me avionin tonë vetëm 0.2%… nga perspektiva hapësinore kjo do të kishte një ndikim shumë të madh”. Spaceliner do të lëshohet në hapësirë duke përdorur një amplifikator të ripërdorshëm dhe më pas, të fluturojë përsëri në atmosferë me një shpejtësi 7 km/sekondë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Studentja japoneze, krijim 3D

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement