Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të jem gjithmonë i lumtur?

 

– I nderuar Dr. Demiri, ndoshta do t’ju duket e çuditshme kjo letra ime, por e kam kuptuar sesa herë që mendoj se s’më mungon asgjë, ndihem i rënë moralisht. Si më këshilloni ju të veproj? Si mund ta bëj balancimin e ndjenjave që të jem gjithmonë i lumtur? Me respekt, Ridi.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – I nderuar Ridi, nuk ka në botë asnjë njeri që të jetë tërë kohën në qejf. Supozojmë se e gjetëm personin më të lumtur në botë dhe eja që ta intervistojmë së bashku. Çuditërisht, do të marrim vesh se as ai nuk është gjithmonë i qetë, i gëzuar, i lumtur. Edhe njerëzit më të mençur e të zotët, edhe ata më të lumturit, kanë edhe ata mërzitje e zhgënjime, kanë plot momente që ndihen të rënë moralisht. Duke lexuar këto fjali, ti mund të pyesësh: Po cili është atëherë ndryshimi midis një personi që është i lumtur dhe një tjetri që nuk është, pasi gati si njëlloj po më duken? Ndryshimi është vetëm arsyeja se çfarë i bën ata të ndjehen keq shpirtërisht dhe jo fakti se sa shpesh ndodh që ata të ndjehen të rënë moralisht. Këtë do të mund ta kuptosh po të të them unë se më të palumturit janë ata të cilët gjejnë gjithmonë diçka për t’u mërzitur, edhe kur punët u shkojnë mbarë. Pra, për këta të fundit kjo gjë funksionon së prapthi: në vend që ata të përveshin mëngët e t’u futen punëve, qëndrojnë pasivë dhe inertë duke pritur “ndryshime” pozitive. Kurse krejt ndryshe, njerëzit e lumtur, nuk kanë shumë kohë për t’u mërzitur pasi direkt analizojnë situatën, shohin se çfarë nuk shkon dhe u futen me qejf punëve. I japin forcë e kurajo vetes për t’i nxjerrë nga gjendja e rëndë dhe nuk presin që punët të “zgjidhen” vetë. Jeta nuk është si ndonjë telenovelë ku ka plot “drama” e zmadhime. Unë kam studiuar e njohur plot njerëz të tillë në përgjithësi nuk i marrin gjërat e vogla aq seriozisht, nuk alarmohen dhe gjithmonë ndihen të qetë, të relaksuar e shumë mirënjohës. Një pjesë e mirë kanë ardhur për këshillim psikologjik, jo se punët u shkonin keq, por për të kuptuar pikërisht këtë e për të gjetur “çelësin” e lumturisë. Mos u çudisni; te psikologu vijnë të mençurit, të zotët e trimat, ata që kërkojnë ndryshime pozitive e nuk vijnë të dobëtit, të painteresuarit apo frikacakët. Kështu, gjatë seancave ata do të kuptojnë se të dyja ndjenjat, si pozitivja, ashtu edhe negativja ikin e vijnë, pasi ka ditë që ndjehen shkëlqyer, por ka edhe ditë që nuk do të jenë aq mirë. E keni parë detin? Tamam si ai është njeriu, herë-herë i qetë, hera-herës me ato baticat e zbaticat me të cilat ai pastron veten. Njerëzit e zgjuar që kanë si natyrë lumturinë, e dinë dhe e pranojnë këtë gjë: faktin e pashmangshëm që ndjenjat ndryshojnë, alternohen. Pra, kjo është arsyeja që ata kur ndjehen të stresuar, të acaruar apo të dëshpëruar, i presin këto ndjenja me të njëjtën lirshmëri e pranim sepse stresi, ankthi e depresioni, sa më shumë që t’i stimulosh, aq më të “egër” bëhen. Ndaj ne psikologët i këshillojmë klientët: Kur ndihesh i rënë moralisht, mos i lufto ndjenjat e tua, përkundrazi qetësohu dhe mbaj një qëndrim pozitiv sepse së shpejti do të jesh përsëri i lumtur. Nuk “luftohet” me stuhinë. Klientët gjatë seancave e kuptojnë se nëse ata i luftojnë ndjenjat dhe panikun e tyre, kjo do t’i bëjë ata që të ndjehen më keq, sipas psikologes Euglena Nako, një studente e zellshme.

Advertisement

– Ndër teknikat e menaxhimit është njohja, pranimi dhe vëzhgimi i tyre: Do ta pranoj faktin se jam i mërzitur e në ankth, pra, i trembur, e çfarë pastaj? Do të kalojë sepse siç ka ndodhur gjithmonë, nuk më ka bërë ndonjë dëm, pasi pas kohës së keqe, vjen koha e mirë dhe ja tani kam rast të provoj e “sprovoj” veten, jo si më parë… duke vepruar me panik e alarm. Pra, në vend që të acarohem, pengohen dhe të luftojnë kundra ndjenjave negative, klientët mësojnë si të jenë më të qetë e tolerantë duke i pranuar ato. Kjo u jep atyre mundësinë që të dalin sa më shpejt nga këto gjendje dhe të sjellin për veten e të tjerët gjendje pozitive e ndjenja lumturie. Kjo në fakt është e kuptueshme dhe më logjike, pasi nuk besoj të ketë ndonjë njeri i cili kur i dhemb koka, ta përplasë atë te muri. Pra, ndryshimi është se një person i lumtur, jo se nuk përjeton rënie shpirtërore, por ai ka mësuar që t’i mirëpresë këto ndjenja, është i mësuar me to dhe nuk do t’ia dijë shumë, pasi ai është i sigurtë se do të jetë pësëri për bukuri e i gëzuar, se është vetëm çështje kohe. Duket sikur ai nuk i sheh ato si ndonjë gjë të madhe, nuk e sheh të nevojshme që t’i “fryjë” brengat si ndonjë balonë zemërimi e nuk i zmadhon situatat kot së koti. Kujtoni “heroin” popullor, Nastradinin, i cili kur kishte “keq”, qeshte sepse thoshte se pas çdo të keqeje, vjen një e mirë. Kështu ndodh, si në një trajnim, disa njerëzve të cilëve u është bërë zakon i keq për t’u mërzitur për çdo gjë e lumturia e cila më përpara sikur u “fironte” (u ikte) si nëpër gishta, tani dinë që ta ndalin e ta gëzojnë atë. Pas ditës vjen nata e pas natës së errët, Dielli që ka perënduar do të shfaqet sërish në mëngjes. Unë i mësoj klientët që në situatat e ankthit e panikut apo të një deprimimi të thellë, të bëjnë “vëzhguesin”, pa u përfshirë thellë në këto lloj situatash. Mos i shtoni ankthit ankth e dëshpërimit dëshpërim. Mos u mërzisni pse u mërzitët. Thuajini vetes: “Ja, tani unë kam rast që të shoh se sa mirë do t’ia kaloj”, bëj edhe hiperventilimin (mbushjen me frymë ngadalë, mbajtjen e frymës gjatë e nxjerrjen ngadalë, disa herë) dhe merruni me një punë. Herën tjetër do të jeni më i stërvitur, ja si unë tani që kur shkrova këtë përgjigjen tënde, Ridi, më iku dhe mërzia që ndjeja pak më parë. Është e qartë: ashtu si çdo organ tjetër, edhe truri që të ndihet mirë, ka nevojë të punojë. Boshllëk nuk ka dhe, siç thotë populli, ose i fusim ne në punë organet, ose i fut “shejtani”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Manuel Moskati: Mund të jem i pari italian që fiton Këngën Magjike

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement