Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Makinë e prishur

– Shikoj shpeshherë në ëndërr sikur përplasem me makinën time ose ia jap ndonjë shoku dhe ai ma sjell të përplasur. Nuk e di ç’do të thotë kjo ëndërr.

– Duhet të dini se gjërat që kemi më merak gjatë ditës, pra, në jetën reale, na shfaqen në ëndërr në forma të ndryshme. Ju e keni fiksim makinën dhe e ruani shumë që të mos ju dëmtohet, prandaj edhe e shihni në ëndërr ankthin e ditëve tuaja. Asgjë nga ato që keni parë në ëndërr nuk do të ndodhë.

Advertisement

 

Përqafime

– Jam një vajzë nga Tirana. Të dashurin që kam pasur e shoh shpesh në ëndërr, duke më puthur e përqafuar. Mes nesh ka pasur vetëm përqafime, sepse pastaj u ndamë. Ç’kuptim ka kjo ëndërr, a mund ta di?

– Ëndrra tregon që ju e dashuroni akoma atë djalë dhe jetoni çdo ditë me të, me mendje e me shpirt. Ju ka ngelur fiksim ai djalë, prandaj është i pashmangshëm fakti që e shihni në ëndërr. Ç’t’ju them?! Ju këshilloj ta harroni një herë e përgjithmonë. Mos e ushqeni veten me iluzionin se ai një ditë mund të kthehet. Një e ardhme më e bukur ju pret. Ai nuk ishte për ju. Gjithë të mirat!

 

Bukë

– Mbrëmë pashë një ëndërr sikur dikush më kërkoi bukë. Unë nuk e shihja. E pyeta për emrin, por ai përsëriste të njëjtat fjalë. Kur desha t’i jepja bukë, ai u zhduk.

– Buka në ëndërr ka gjithnjë pothuajse kuptim pozitiv, në çfarëdolloj situate. Në rastin tuaj, që dikush ju ka kërkuar bukë, do të thotë se një person do t’ju kërkojë ta ndihmoni për diçka. Mund të jetë njeri i familjes ose jashtë saj, por ju do të jeni e gatshme për ta ndihmuar. Ai ose ajo, në momentin e fundit, do të pendohet që jua ka kërkuar nderin. Sido që të jetë, ju do të ndiheni mirë në çdo lloj situate që do t’ju paraqitet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime & Pershendetje...

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement