Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shoqja ime do djemtë e këqinj

– Një shoqes sime i pëlqen shumë të lidhet me djemtë që ngjajnë si horra dhe gjithmonë zhgënjehet sepse zgjedhjet e saj janë të tilla. Ajo më thotë që e tërheqin shumë djemtë rebelë, sjellja e tyre e ashpër dhe kjo mua më duket shumë absurde, sepse ajo përfundon gjithmonë me zemër të thyer. Ndërkohë, një shoku im i ngushtë, që është djalë shumë i mirë, e dashuron këtë vajzë, por ajo s’e do. Si e shikoni ju këtë gjë, si psikolog?

Borana Marku, psikologe: – E nderuar lexuese, ky është një realitet që e shohim te shumë persona çdo ditë e më shumë. Arsyeja se pse ajo tërhiqet kaq shumë nga këta tipa djemsh, është se mbase e konsideron si një lloj sfide dhe vetëm për këta djem arrin të ndjejë emocione të forta. Mund të ketë lidhje edhe më mënyren se si është rritur, gjë që jo në pak raste ndikon te formimi i tyre në karakter. Ka shumë faktorë që e shtyjnë një femër të pëlqejë një mashkull të tillë, edhe pse përfundon e lënduar. Ajo me siguri ndihet më e gjallë në lidhje të tilla, ndihet më e lidhur dhe i duket sikur një figurë e tillë mashkulli është më e fortë sesa e një djali të mirë dhe të urtë. Është zgjedhja e saj në fund të fundit dhe ju nuk mund të bëni dot asgjë. Është vetë ajo që duhet të vendosë se çfarë zgjedh në jetë. Nëse kjo është mënyra e saj të jetuarit uroj të gjejë një djalë që të mos ia thyejë më zemrën. Është një temë e komplikuar dhe po të pyesësh shumë femra se pse u pëlqejnë djemtë e “këqinj” kanë versione të ndryshme. Gjithsesi, edhe këta të “këqinjtë” duhet t’i dashurojë dikush apo jo?! Urojmë që të paktën me një vajzë të mirë në krah, të zbuten pak dhe të marrin një drejtim të mirë në jetë.

– Ndërsa në lidhje me shokun tuaj që e do këtë vajzë dhe ai e shikon si sfidë fitimin e zemrës së saj, të mos ia imponojë vetes, sepse dashuria, ose lind, ose nuk lind. Me imponim nuk bëhet asgjë, aq më tepër te kjo vajzë që i pëlqejnë meshkujt e vështirë. Nëse ai do t’i shkojë mbrapa, ajo s’ka për ta pranuar shokun tuaj. Ndoshta duhet të bëhet edhe ai pak i “keq”, le të themi, që ajo ta pëlqejë. Nuk po themi të bëhet kriminel apo të sillet keq, por të jetë krejt indiferent ndaj saj. Ndoshta ajo do të reagojë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam frikë nga shumë gjëra

Next Post

3 gjëra që duhet të dini për njollat e gjakut

Advertisement