Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sa vjetërsi pune më duhet për pension?

– Jam A. Shehu, emigrant në Itali, i datëlindjes 1957. Kam vjetërsi në punë me sigurime shoqërore gjithsej 16 vite. Që nga muaji gusht kam mbetur pa punë, sepse firma ku punoja u mbyll. Sa vjetërsi në punë më duhet për të përfituar pension dhe a mund të paguaj sigurim vullnetar? Në Shqipëri kam gjithësej 14 vite e 6 muaj. A përfitoj ndonjë pension me këtë vjetërsi pune?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë:I nderuar zoti Shehu, sipas legjislacionit italian, për të përfituar pension pleqërie në Itali duhen përmbushur dy kushte: e para, vjetërsia në punë jo më pak se 20 vite dhe e dyta, mosha. Sipas rritjeve, bazuar në indeksin e jetëgjatësisë, për datëlindjen tuaj, do të jetë mosha 67 vjeç. Ka edhe një mundësi tjetër për personat që janë rregjistruar dhe kanë paguar kontribute mbas datës 01.01.1996. Ata mund të përfitojnë pension dhe me 5 vite kontribute, por mbas moshës 70 vjeç (këtë vit, 70 vjeç e 3 muaj). Sigurimi vullnetar sipas legjislacionit italian përsa u përket kritereve të lejimit të këtij sigurimi, ndryshon nga ai shqiptar. Ndërsa në legjislacionin shqiptar, përfshirja në skemën e sigurimit vullnetar është tërësisht e liberalizuar, sipas legjislacionit italian, kërkohet aplikimi për pjesëmarrje në këtë skemë dhe miratimi bëhet vetëm kur janë plotësuar disa kritere. Pagesat vullnetare mund të bëhen nga punonjësit të cilët kanë pushuar ose ndërprerë marrëdheniet e punës dhe shërben: Plotësimin e kërkesave të sigurimit dhe fondet e nevojëshme për të arritur të drejtën e përfitimit të pensionit; Rritur sasinë e pensionit kur të lindë e drejta, nëse tashmë janë finalizuar kërkesat e kontributeve të kërkuara. Çështja e pagesave vullnetare i nënshtrohet përfundimit ose ndërprerjes së punës, e cila i jep mundësi personit të interesuar të rrisë masën e sigurimit të detyrueshëm. Duke qenë se llogaritja e pensionit bëhet në bazë të kontributeve të paguara gjatë gjithë periudhës së punës dhe jo sipas pagave, siç bëhej më parë, me anë të sigurimit vullnetar, duke paguar për vitet e punës të ndërprera, shtohet masa e kontributeve të paguara dhe rrjedhimisht, edhe masa e pensionit të llogaritur.

– Kushtet për t’u siguruar vullnatarisht në Itali janë: nuk kryen ndonjë lloj biznesi si të punësuar apo si të vetëpunësuar; për periudha të shkurtra pushimi pa pagesë për arsye familjare apo studimi; ka përfunduar një kontratë me kohë të pjesëshme. Për të marrë autorizimin për të vazhduar sigurimin vullnetar, i siguruari duhet të përmbushë një nga kërkesat e mëposhtëme: Të paktën 5 vjet kontribute (260 javë kontribute mujore ose 60 kontribute mujore), pavarësisht nga koha e pagesës së tyre; Të paktën 3 vjet kontribute në pesë vitet që paraprijnë datën e aplikimit. Kur mund të bëhet pagesa? Autorizimi për të vazhduar sigurimin vullnetar jepet nga: E shtuna e parë, pas datës së aplikimit për punonjësit në përgjithësi; Ditën e parë të muajit, në të cilën aplikimi është bërë, në rastin e të vetëpunësuarve (artizanët dhe tregtarët). Nëse kërkesa është dorëzuar para përfundimit të punësimit ose të vetëpunësimit, efekti është i fiksuar përkatësisht në të shtunën e parë pas përfundimit të punësimit apo në ditën e parë të muajit që pason në pagesa për artizanët dhe tregtarët. Mund të bëhen pagesa vullnetare për periudhat që janë gjashtë muaj para datës së paraqitjes së kërkesës, vetëm në qoftë se ata nuk janë të mbuluar tashmë nga kontribute të tjera. Kontributet vullnetare mund të paguhen: duke përdorur MAV (Pagesa me njoftim), të cilat mund të paguhet në çdo bankë pa paguar pagesat shtesë (komisione). Nëpërmjet faqes së internetit në vvvvvv.inps.it. Pagesat Forumi-Pagesat Vullnetarëve; online vvvvvv.inps.it në faqen e internetit, duke përdorur kartën tuaj të kreditit; duke telefonuar numrin falas 803 164 dhe përdorur kartën e kreditit. Sa paguhet? Për punonjësit e punësuar, shuma e kontributit është javor dhe llogaritet bazuar në 52 javët e fundit të kontributit të kërkuar. Për të vetëpunësuarit (artizanët dhe tregtarët), shuma e kontributit që paguhet është mujore dhe llogaritet mbi të ardhurat mesatare të subjektit, raportuar për qëllime tatimore mbi 36 muajt e fundit të kontributeve përpara datës së aplikimit. Për fermerët, shuma e kontributit është javore dhe është e vendosur në bazë të të ardhurave mesatare të tri viteve të fundit të punës. Nuk mund të jetë më pak se ka dhënë për të punësuarit. Përsa i përket vjetërsisë kontributive që keni në Shqipëri, ju informojmë se bazuar në legjislacioni shqiptar, neni 16 i ligjit 104/2014, përcaktohet sa më poshtë: “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”. Për të plotësuar kushtet për pension pleqërie, do t’ju duhet të siguroheni në skemën vullnatare për të kompletuar të paktën 15 vite kontributive. Masa e kontributeve vullnetare është 4752 lekë në muaj. Pra, për 6 muaj, duhet të siguroheni për një shumë prej 28.512 lekë. Ju sugjerojmë që vullnetarisht të siguroni ato vite që nuk i keni të siguruara edhe në Itali, që në rast të lidhjes së marrëveshjes për njohjen reciptoke të viteve të sigurimeve në të dy vendet. Ju falënderoj për besimin. Naim Balluku.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Im shoq tentoi të më vriste. Çfarë rruge ligjore të ndjek?

Next Post

Më duket se jam njeri pa ndjenja

Advertisement