Për Beskidën dhe Naimin e INAS Albania
Përshëndetje Kida, e ëmbla mikja ime! Uroj që të jesh sa me mire sot qe po të shkruaj dhe neser kur te takosh mikun tim, xhaxhi Naimin, ta lexosh perseri kete mesazh e së bashku të më kujtoni me te njejten buzeqeshje si me parë… Po e nis pak a shume rreth datave të fundit… Ja tek vjen nje copez: i lutesha te madhit Zot çdo sekondë i beja vetes premtime se nëse do të me jepej mundësia, do të isha nje vajze e mbare do të beja çdo gje siç duhej e s’do gaboja kurrë. Ah ,mor Zot, doja thjesht nje mundesi, një, një dhe pikerisht nje dite para afatit te fundit u gjeten borxh e di çfarë? Aty u mbusha me jetë dhe frike në të njejten kohë, s’dija çfare doja, shihja muret, u bera si e çmendur, u futa ne dhomen time dhe nuk doja që askush të më shihte si ndjehesha. Me të shtëpise rrija urte me pergjegjesi me te medha mbi shpatulla. Më dukej vetja më e rritur dhe nisa te ulja koken e të bëja disa llogari per jeten time. Fundja, ëndrra ime ishte gjysme e realizuar, kjo me bente te qeshja e te kapja qiellin me dorë. Ah c’gezim kisha nje jave kohe para datës se madhe te nisjes me 1 shtator. Kanë kaluar rrufeshëm e pa u ndjerë. Më sollen drithërima dhe emocione te paimagjinueshme, doja thjeshtë pak kohë te mendoja, por as kete s’e kisha. Erdhi data 1 shtator dhe më duhej te nisesha, më priste babi. S’e ke idene si jam ndjerë! Miks ndjenjash; here drite, here erresire dhe momenti kur jam ndarë me të shtëpise ka qenë i tmerrshëm. Të betohem që aty jam rritur mjaft. Ia them shpeshhere vetes këtë. Do thuash ti: “Si t’u duk Italia, Roma, për herë të parë?”. M’u duk bardhë e zi, pa jetë, pa ngjyra. Hidhja hapa të rëndë përpara, por më duhej të mesoja për nje provim të fundit që do ta jepja këtu me 3 shtator dhe i thashë vetes: “Mblidh veten e lufto”. E mpirë kam qëndruar këtu per 10 ditë. Më pas fillova të kuptoja pak a shumë se çfarë me priste, e di çfarë më priste? Vështirësi, vuajtje sa s’e ke idenë. Jam perballur me njerëz e situata të ndryshme. Kuptoja sa shume e doja Tiranen, shqiptaret, vendin tim. Të pakten vendin tim e njihja me sy mbyllur, ndjehesha e mbrojtur po këtu ç’do bëja? Skisha ç’bëja tjeter, veçse të luftoja. Provimin e 3 shtatorit e mora dhe u regjistrova në shkollë, e cila filloi më 28 shtator. Në klase buzeqeshja lehtë e isha e sjellshme me këdo, fundja një e huaj ne mes tyre! S’me jepte njeri vlerë. Më pas bera miq te rinj dita-dites u pergjigjesha aq sa mundesha profesoreve, krijova emër pak a shumë, por askush s’më pelqen aty, janë secili per hesap te vet. Janë teper te zgjuar ne mesime, sepse unë jam ne Inxhinieri Ekonomike Informatike, por janë njerez te keqinj. Koha kaloi shpejt dhe sot, në fakt, s’di çfarë të ndjej. Të pakten me ka ardhur mami para 1 jave dhe kam atë, bota mori pak ngjyre si te thuash. Ne të dyja ju kujtojmë gjithnjë Kida dhe xhaxhi Naim, madje unë ndonjëherë marr forcë nga ju të dy, kur më kujtohen keshillat tuaja. Ju jeni miqte e mi dhe mezi pres t’ju takoj, t’ju tregoj sa e madhe jam bërë në kaq pak kohë e pse jo, të buzeqeshim si më pare e t’i falim mirësi njëri-tjetrit. Ju dua shumë, miqtë e mi dhe ju puth nga larg. Ndoshta nesër kur ta keni lexuar perseri kete leter, do kujtoni hapat e mi e zerin tim kur sa here ju shihja që nga dera, buzëqeshja dhe më besoni, ndjehesha si në shtëpi! Si në shtepi…
Me lot e dashuri nga larg, Ingrid Kolgjegjaj.