Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Nusja e vëllait më la mes katër rrugëve në Gjermani...
Manuel Moskati: Mund të jem i pari italian që fiton Këngën Magjike
Si të jem gjithmonë i lumtur?

Manuel Moskati: Mund të jem i pari italian që fiton Këngën Magjike

 

Pas eksperiencës në “X Factor” Albania, ku i shkoi shumë pranë finales, Manueli, ashtu siç thotë edhe kënga e tij, nuk ndalet! Këtë herë, ai e kërkon suksesin te Kënga Magjike, me një këngë shqip dhe italisht, që është pritur shumë mirë nga publiku. Vetë Manueli thotë se është me fat që e ka gjetur publikun shqiptar…

 

Advertisement

Blerina Çizmja: – Manuel, ke ardhur te Kënga Magjike, me këngën tënde “Mos u ndal”. Vetë Manuelin, çfarë nuk e ndal?

Manuel Moskati: – Dëshira për të ecur përpara, për të bërë muzikë, për të shfaqur nëpërmjet këngëve të mia ato që kam në shpirt; emocionet dhe ndjenjat e mia.

– Pas eksperiencës në “X Factor”, vjen në një tjetër kompeticion shqiptar. Ke vendosur të mos ndalesh së kërkuari suksesin në Shqipëri?

– Po, për aq kohë sa kam diçka për të treguar. Muzika është mënyra e vetme për të shfaqur plotësisht Manuelin e vërtetë, kështu që unë nuk do të ndalem derisa kjo të realizohet.

– A e kërkon suksesin në Shqipëri sepse këtu është më e lehtë ta arrish atë?

– Unë nuk jam në kërkim të suksesit… dua vetëm që muzika të jetë profesioni im. Shqipëria, falë “X Factor”-it, po më hap shumë dyer dhe për këtë jam me të vërtetë i lumtur. Nuk është më e lehtë këtu, por ndihem me fat sepse kam gjetur te publiku shqiptar një familje të dytë.

– Ku është më e vështirë dhe ku, më e lehtë të kesh sukses, në Shqipëri apo në Itali?

– Nuk ka një vend në të cilin është më e vështirë apo më e lehtë. Bota sot është shumë e vështirë, cilidoqoftë vendi. Në Itali jam bërë i njohur falë shumë festivaleve dhe konkurseve ku kam marrë pjesë, por ndryshimi është se në Shqipëri kam patur një mundësi të madhe; atë të pjesëmarrjes në “X Factor” dhe faktin që kam arritur në fazat finale të këtij kompeticioni. Kjo më ka bërë akoma më të njohur në publikun shqiptar dhe akoma më të vlerësuar nga publiku italian që e ka ndjekur eksperiencën time.

– Atëhere le të flasim për të dyja anët e detit… Çfarë të shtyn të vazhdosh të konkurrosh në kompeticione shqiptare?

– Dëshira për t’i treguar publikut shqiptar dhe fansave të mi se unë nuk jam vetëm Manueli që ata kanë parë tek “X Factor”-i, por një kantautor që ka shumë gjëra për të treguar nëpërmjet këngëve të tij.

– Po në Itali, cilat kanë qenë arritjet e tua?

– Në korrik ka dalë kënga ime e re “In fiamme” (Në flakë), që përveçse në Itunes në Itali, transmetohet edhe në programacionet e kanaleve muzikore shqiptare BBF dhe MAD TV. Kënga është vlerësuar shumë si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri, ndaj tani po promovohem në shumë mënyra, online, në radio, si edhe live.

– A e konsideron veten pjesë të këngëtarëve shqiptarë?

– Pak nga pak, po, në kuptimin që unë po bëj maksimumin që të më vlerësojnë dhe njohin akoma më shumë. Sigurisht që nevojitet ende, por jam i sigurt se me kalimin e kohës do të ndihem plotësisht pjesë e kësaj familjeje që po më jep shumë.

– Po në ambientin artistik shqiptar, a të konsiderojnë të tillë?

– Shpresoj që po. Fakti që shumë këngëtarë shqiptarë më shkruajnë dhe më komplimentojnë për këngët e mia, është një fakt që e tregon këtë.

– Ke patur ndonjë eksperiencë zhgënjyese në këtë aspekt?

– Jo, jo, në Shqipëri, si fansat, ashtu edhe kolegët këngëtarë, po më vlerësojnë shumë.

– Manuel, cili ka qenë momenti më i keq që ke kaluar në jetën personale dhe në atë artistike, që nga hera e fundit që folëm bashkë?

– Kanë ndodhur shumë gjëra të bukura… Mund të them se m’u desh të kaloja një moment konfuzioni në të cilin rendita nga e para idetë e mia dhe projektova të ardhmen, por për fat të mirë, kjo qe vetëm një periudhë e shkurtër, e nevojshme për të kuptuar më mirë se çfarë doja. Që nga ky moment e më tutje, shpresoj që gjithçka të jetë në ngjitje.

– Kur të pyeta se çfarë të priste në të ardhmen, më the: “Shpresoj të nxjerr sa më shpejt diskun tim me këngë të reja. Më pret një verë e mbushur me koncerte, që do ta ndaj mes Shqipërisë dhe Italisë…”. Na thuaj, janë realizuar këto?

– Jam tip i vendosur, ndaj të siguroj se po vazhdoj punën për të realizuar ato që të kam thënë. Po punoj me albumin tim, i cili do të jetë paksa ndërkombëtar, në mënyrë që të pëlqehet si nga publiku shqiptar, ashtu edhe nga ai italian. Kam marrë pjesë në shumë mbrëmje muzikore për të promovuar këngën time të re “In fiamme”, në disa sheshe në Itali dhe në disa lokale shqiptare, kështu që le të themi se nuk kam qëndruar në vend, ndonëse nevojitet akoma më shumë kohë për të realizuar gjithçka.

– A do të ketë një version të plotë në italisht kënga “Mos u ndal”?

– Patjetër që po, do të ketë! Duhet të kalojnë vetëm disa muaj, ndoshta në fillim të vitit të ri do të jetë gati…

– A shpreson të jesh ti i pari italian që fiton Këngën Magjike?

– Mendoj se i kam të gjitha mundësitë, por ky është një kompeticion i vështrë sepse në të marrin pjesë shumë këngëtarë të shkëlqyer shqiptarë, të cilët i vlerësoj shumë. Unë, si çdo herë tjetër, do të jap maksimumin. Pastaj, sido që të shkojë, jam i kënaqur që e përjetova këtë eksperiencë.

– Beson se kolegët do të votojnë për ty? Si do t’i bindje ata që ta bënin këtë?

– Besoj se kolegët do të votojnë muzikën e mirë, kështu që nuk e di nëse do të më votojnë mua dhe nuk dua që t’i bind… Kam besim te kënga ime, që nëse pëlqehet, me siguri, edhe do të votohet.

– Ne të urojmë suksese dhe presim të dëgjojmë planet e tua të ardhshme. Cilat do të jenë ato?

– Do të vazhdoj punën me albumin tim, me këngë të reja dhe live. Me fillimin e vitit të ri, do të kem një bashkëpunim me një grup shqiptar shumë të mirë, por për momentin, nuk mund t’ju tregoj më shumë…

 

Për çfarë i thua “Mos u ndal”…

 

…zemrës

– Të vazhdojë të më dhurojë emocione që vetëm ajo mund t’i dhurojë, sepse vetë muzika buron nga zemra.

…të dashurës

– Të mos ndalet së lundruari në zemrën time, ashtu siç thotë edhe kënga dhe të jetojë përgjithmonë pranë meje.

…këngës

– Të vazhdojë të shkojë te njerëzit që e dëgjojnë atë.

…Ardit Gjebreas

– Të vazhdojë të besojë gjithmonë në muzikën e vërtetë dhe t’u japë hapësirë këngëtarëve e këngëve të bukura, siç bën tashmë prej vitesh.

…Manuelit

– Të mos ndalet së vrapuari drejt ëndrrës së tij.

…kolegëve këngëtarë

– Të mos ndalen kurrë në jetë dhe t’i kapërcejnë vështirësitë që na dalin përditë, sepse kjo botë është e vështirë.

…botës

– Të duam tjetrin, të jemi të ndershëm dhe modestë, sepse kjo të shpërblen gjithmonë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nusja e vëllait më la mes katër rrugëve në Gjermani...

Next Post

Si të jem gjithmonë i lumtur?

Advertisement