Nëpunësit e një hoteli shohin dhe dëgjojnë shumë gjatë orës së tyre të punës. Megjithatë, disa nga gjërat e harruara që ata gjejnë kur pastrojnë dhomat, janë pa precedentë. Ja, cilat janë disa prej tyre:

 

  1. Mace. Në dhomën e një hoteli u gjet një kanistër me kotele të vogla, së bashku me një kartmonedhë 100$ dhe me shënimin e mëposhtëm: “Faleminderit që kujdeseni për macet. Do të kthehem pas një jave”. Siç mund ta keni kuptuar, nuk u kthye kurrë.
  2. Një çantë me 30 mijë $. Pronari i kësaj çante me siguri është kthyer mbrapsht për ta kërkuar.
  3. Një dhi e maskuar. Po, nuk po bëjmë shaka, një dhi e maskuar si Abraham Linkolni.
  4. Peshkaqen në vaskë. Në vaskën e banjos së një hoteli të quajtur “Tivoli Marina”, u gjet një peshkaqen i pafuqishëm, i cili u rikthye menjëherë në mjedisin e tij natyror.
  5. Një fëmijë 18 muajsh. Për fat të keq, kjo nuk është shaka.
  6. Një set implantesh gjoksi. Kjo ka ndodhur në hotelin Travelodge Nevvscatle Centra, ku një amerikane po udhëtonte në Londër për një ndërhyrje kirurgjikale plastike dhe la pas diçka të rëndësishme.
  7. Mijëra arushë pelushi. Kjo ishte një dhomë e mbushur plot me arushë pellushi, që në fund iu dhuruan Institutit të Kërkimeve kundër Kancerit në Britaninë e Madhe.
  8. Një protezë prej ari. Si duket, një udhëtari i kishin tepruar disa diamante dhe arturina e vendosi të bënte një protezë prej ari, me vlerë 8 mijë euro, të cilën më pas e harroi në hotel.
  9. Një gjarpër. Kjo gjë me siguri e ka bërë me dhimbje koke atë që e ka gjetur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here