Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fatty Alia: I mbaj premtimet e mia!

Është vetëm 22 vjeçe, por të gjithë jetën e saj është marrë me muzikë. Talentin për muzikë e ka zbuluar që e vogël, kur këndonte nëpër festivalet për fëmijë dhe që atëherë kënga u bë pjesë e pandashme e jetës së saj. E do këngën, këngën që brenda saj ka botë dhe i qëndron kohës sido të jetë ajo, edhe pse tashmë komercialiteti është bërë baza e muzikës shqiptare. Kjo është Fatty që e dashuron muzikën live dhe jetën e saj!

 

Fabjola Kuburi: – Fatty, si do që ta nisim këtë intervistë të parë në gazetën “Intervista”?

Advertisement

Fatty: – Përshëndetje! Si fillim, uroj të jeni mirë të gjithë dhe që kjo intervistë të jetë një ogur i mbarë për mua. Ju pak a shumë më njihni dhe e dini që kam një dashuri të çmendur për muzikën, së cilët do t’i përkushtohem me të gjitha forcat e mia. Uroj t’ia arrij, edhe pse fillimi i mbarë është gjysma e punës.

– Çfarë pret nga publiku yt?

– Të më vlerësojë për atë që bëj, sepse këndoj me shpirt dhe duartrokitjet e publikut janë një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua.

– Ti ke këngë audio në Youtube, por ende jo një klip. Çfarë të ka penguar të sjellësh për publikun një të tillë?

– Po, është e vërtetë që kam këngë në youtube, por që janë audio. Kam qenë e angazhuar me jetën private, prandaj edhe e kam vonuar kaq shumë realizimin e një klipi, por shumë shpejt do ta sjell një të tillë.

– Një vajzë e re dhe e bukur si ti, si e ka menduar të ardhmen?

– Eh, ta dish ti si e kam menduar unë të ardhmen! (Buzëqesh) Me muzikën pranë meje, nuk diskutohet që po, por edhe me shumë gjëra të bukura përreth, mbushur me dashuri siç jam tani. Të tjerat, ia lëmë kohës më mirë.

– E ke menduar deri kur do të këndosh?

– Derisa të më mbajë fryma. Muzika është shumë e rëndësishme në jetën time dhe do të angazhohem në të, derisa të kem jetë. Nuk e shikoj dot jetën time pa muzikën.

– Nëse një ditë do të të duhet të mos të këndosh më…

– Nuk e imagjinoj dot, madje as nuk dua ta mendoj, sepse muzika është gjysma ime. A mund të jetojë njeriu gjysmë? (Buzëqesh)

– Çfarë ka përveç Fatty-t dhe muzikës?

– Është Fatty, muzika dhe fotografia. (Qesh) Unë jam një këngëtare e apasionuar pas fotografisë. Janë shumë të lidhura muzika, fotografia dhe Fatty. (Buzëqesh)

– Ti je e bukur… Pse zgjodhe muzikën dhe jo modelingun, për shembull?

– Po, mendoj seriozisht t’i futem modelingut, sepse është një fushë ku mendoj se mund të kem të ardhme shumë të bukur. Sigurisht, pas muzikës.

– Pra, muzika për ty është më shumë pasion sesa profesion?

– Dua ta shikoj gjithmonë si diçka pasionale, që bëhet me dashuri dhe shumë përkushtim. Kur diçka kthehet në profesion, bëhet e obliguar dhe unë muzikën dua ta shikoj gjithmonë si diçka që bëhet me qejf, jo me detyrim.

– Do të na zbulosh diçka nga planet e tua afatshkurtra?

– Si fillim, dua të vij me një klip të bukur e të veçantë, që të dallojë nga masa dhe të jetë i arrirë. Pastaj, kam edhe disa plane afatgjata, por të realizojmë këto afatshkurtrat njëherë. (Buzëqesh) Ne do të flasim sërish, apo jo?! Me kohë, çdo gjë!

– Me shumë kënaqësi do të flasim sërish, por në fund duam një premtim nga Fatty, një premtim që ta mbash ama…

– Unë kur bëj një premtim e mbaj dhe i premtoj publikut që do të sjell këngë të reja dhe të bukura si kjo që është në përpunim e sipër. Qofshi mirë të gjithë që të dëgjoni, këndoni, kërceni dhe pëlqeni këngët e bukura e të kompletuara. Love Fatty!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë më këshilloni për celulitin?

Next Post

Mund të marr informacion për telefonatat e një familjari?

Advertisement