Autoritetet franceze ia ndaluan një çifti t’ia vinte emrin fëmijës Princi Uilliam, pasi gjyqi vendosi që, përdorimi i emrit të trashëgimtarit të kurorës angleze mund të kishte si pasojë “një tallje të përjetshme” të fëmijës. Për fat të mirë, autoritetet franceze kanë autoritetin për të ndërhyrë në këto raste, me qëllim mbrojtjen e fëmijës “nga një tallje e mundshme dhe duke refuzuar prindërit”. Për fat të keq, disa fëmijë në vende të tjera nuk e kanë këtë fat.
Një vajzë të vogël nga Zelanda e Re, prindërit e quajtën Talula Does The Hula From Havvaii (Talula bën hula hop nga Havai). Gjyqi e anuloi emrin e vajzës 9 vjeçare. Gjykatësi, Rob Mërfit, shpjegoi se “emri e ekspozonte atë ndaj ngacmimeve. Fëmijët e tjerë talleshin me të, duke shkaktuar një handikap shoqëror, në mënyrë të panevojshme”.
Frut seksi (Sex Fruit): Një emër i refuzuar nga një gjyq në Zelandën e Re. Edhe emra tjerë janë të ndaluar në këtë vend. Të tillë janë: Lucifer dhe Mafia No Fear (Jo frikë nga mafia).
Benson and Hedges (binjakë): Të dy emrat u pranuan nga autoritetet e Kiuit, ndonëse ato janë një markë cigaresh angleze.
Ikea: Në vitin 2006, një grua britanike i vuri bebes së saj emrin e dyqanit suedez të mobiljeve.
Nutella: Sivjet, gjyqi francez refuzoi kërkesën e një çifti që t’i vinte fëmijës emrin e kësaj ëmbëlsire.
Metallica: Një çift suedez u fut në telashe kur po përpiqej t’i vinte emrin e grupit metal fëmijës së tij.
Brfxxccxxmnpcccclllmmnprxvclmnckssqlbb11116 – shqiptohet Albin. Një çift suedez u gjobit sepse po përpiqej t’i vinte fëmijës këtë emër të paaprovuar.
Facebook: – Meksikanët e kanë të ndaluar t’i vënë fëmijëve emrin e rrjetit shoqëror.
Anus: – Danimarka e ka shtuar këtë emër në listën e emrave të ndaluar për nënshtetasit e saj.