Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E ka fshehur pasurinë, për të mos paguar për vajzën

– Jam në proces divorci. Çështja është në Apel, por dua të di si mund të vërtetoj që pasuritë e ish-burrit, shtëpia, biznesi, makina etj. janë të tijat? Ai i ka vënë në emër të dikujt tjetër dhe ka deklaruar një rrogë 22 000 lek të reja, e cila nuk është e vërtetë. Ç’mund të bej që të vërtetoj që janë të gjitha të atij, ndërkohë që për fëmijën tonë nuk paguan asgjë? Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur lënien e vajzës se mitur mua, nënës së saj, një pension ushqimor prej 20 000 lekësh të reja dhe takimet me vajzën të shtunave, por çështjen ai e ka çuar në Apel. Mua më intereson më shumë pasuria bashkëshortore, e cila nuk përgjysmohet sepse ai s’ka asgjë në emër të tij. Faleminderit!

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: –  Përshëndetje zonja Silvana. Ju falenderoj ju për letrën që keni dërguar në adresën e rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”.

– Më vjen shumë keq që marrëdhëniet tuaja me bashkëshortin kanë arritur në këtë stad ku ju keni vendosur zgjidhjen e martesës. Ajo çfarë unë kuptoj nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është se ju i jeni drejtuar gjykatës për zgjidhjen e martesës, lënien e fëmijës për rritje e edukim dhe për detyrimin ushqimor. Ju nuk i jeni drejtuar gjykatës edhe për pjesëtimin e pasurisë.  Megjithatë, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë nuk ka marrë formë të prerë dhe si i tillë është i paekzekutueshëm lidhur me lënien e fëmijës juve për rritje etj. Nga pasqyrimi që i bëni ju këtij problemi dalim me arsyetimin se ju nuk i jeni drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për pjesëtimin e pasurisë.

Advertisement

– Pra, përpara se të shkojmë tek aludimi juaj se bashkëshorti nuk i ka pronat në emrin e tij, unë ju këshilloj që pas përfundimit të gjyqit në Gjykatën e Apelit për zgjidhjen e martesës, duhet t’i drejtoheni sërish Gjykatës së Shkallës së Parë me një tjetër objekt, atë të pjesëtimit të pronës. Fillimisht duhet të bëni një hetim paraprak pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe bankave të nivelit të dytë. Nëse pas këtij verifikimi del që bashkëshorti juaj ka pronë të paluajtshme të regjistruar në emrin e tij, ka makina të regjistruara në emrin e tij dhe ka llogari bankare, atëherë ju duhet t’i drejtoheni gjykatës me objekt pjesëtimin e pronës ku futen pronat e luajtshme dhe të paluajtshme. Duhet të jeni e qartë që ju përfitoni për pjesën e pasurisë së blerë nga bashkëshorti pas lidhjes së martesës nëse ju nuk keni nënshkruar kontratë për ndarjen e regjimeve pasurore. Me informacionin që ju jepni, besoj se nuk i keni ndarë regjimet pasurisë të krijuara pas martesës. Nëse jeni e interesuar që ta ndiqni këtë proces me Studio Ligjore “Duraj”, jeni e mirëpritur, pasi ne jemi të specializuar në këto raste.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A është fundi prej lëkure më seksi se minifundi?

Next Post

A përfitoj pension social?

Advertisement