Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë do të shihni në “Fate të kryqëzuara”?

Telenovela është një dramë që flet për jetën e njerëzve që vijnë nga botë të ndryshme dhe fatet e të cilëve kryqëzohen në një pikë…

Gylseren dhe Dilara janë dy gra që nuk e njohin njëra-tjetrën. Ato janë shtatzëna dhe, lindin në të njëjtën kohë, në të njëjtin maternitet, secila nga një vajzë. Një ngatërresë, për shkak të pakujdesisë së një infermiereje, kryqëzon fatet e këtyre dy grave. Infermierja e pavëmendshme, për shkak të ngjashmërisë së mbiemrave, ngatërron fëmijët dhe Dilarës i jep vajzën e Gylseres, ndërsa Gylseres, vajzën e Dilarës… Jetët e grave dhe fëmijëve që ata po rrisin, pa e ditur se nuk janë të vetët, vazhdon normalisht për 15 vjet me radhë, deri kur fatet e tyre kryqëzohen për së dyti, për shkak të një aksidenti tjetër, këtë herë automobilistik…

 

Advertisement

Gylsereni është një grua e bukur dhe e re, që jeton në një lagje të varfër të Stambollit. Ndërsa kthehej nga pazari, ajo pëson një aksident, një makinë e përplas dhe ajo detyrohet të bëjë një lindje të sforcuar nga rrethanat. Nga ana tjetër, Dilara ka një familje të pasur dhe rastësisht, e lind fëmijën e saj në një ditë me Gylseren. Për shkak të ngatërresës, fëmija e Dilarës i jepet Gylseres dhe fëmija e Gylseres i jepet Dilarës.

Për 15 vjet me radhë, të dyja familjet bëjnë jetën e tyre normale, pavarësisht njëra-tjetrës. Gylsereni jeton me vajzën e saj, Hazalin dhe përpiqet të gjejë të shoqin, që e ka lënë. Ajo bën një jetë modeste dhe punon shumë.

Ndërkohë, Dilara jeton me vajzën e saj Xhansunë, me fëmijën tjetër dhe me të shoqin, Xhihanin. Megjithëse ata nuk kanë probleme me varfërinë, pasi janë një familje e pasur, vuajnë nga probleme të tjera në çift.

Një ditë, në moshën 15 vjeçare, vajza që është rritur me ta, Xhansuja, pëson një aksident dhe dërgohet me urgjencë në spital. Në këtë mënyrë, zbulohet se Xhansuja nuk është fëmija biologjik i Dilarës. Ky fakt e turbullon pa masë jetën e familjes së pasur.

Në këto rrethana, në telenovelë do të mund të zbulohen marrëdhëniet mes prindërve e fëmijëve. Si do të reagojnë Gylsereni dhe Dilara kur të mësojnë se nuk janë prindërit e vërtetë të vajzës që e kanë rritur për 15 vjet me radhë?

Xhansuja është rritur në një familje të pasur dhe ka gëzuar të gjitha të mirat në jetë. Si do të reagojë Xhansuja, kur të mësojë se nëna e saj e vërtetë ishte e varfër? Po Hazali, si do të reagojë, kur të zbulojë se ka lindur në një familje të pasur, por për fat të keq, është rritur në një familje të varfër, me një jetë të pasigurt, pa rroba të mira apo smart phone?

Në një ditë me shi, ndërsa merret me procedurat e divorcit nga bashkëshorti i saj, Gylsereni njihet me Xhihanin, fakt që ia ndryshon jetën. Por Xhihani është një burrë i martuar dhe me dy fëmijë, njëri nga të cilët, është në fakt Xhansuja, vajza biologjike e vetë Gylseres. Xhihani është një biznesmen i suksesshëm në punën e tij, por jo aq në jetën familjare, pasi ai ka probleme të mëdha me gruan e tij.

Pas kësaj, jeta e një burri, dy grave dhe tre fëmijëve do të jetë e lidhur përgjithnjë.

Teksa e vërteta rreth fëmijëve do të zbulohet, probleme të mëdha do të lindin mes familjeve për shkak të jetesës dhe statuseve ekonomike të ndryshme. Megjithatë, këto ngjarje afrojnë Xhihanin dhe Gylseren. Ata kanë ndjenja të pashpjegueshme kundrejt njëri-tjetrit të cilat nuk mund t’i injorojnë apo t’u largohen.

 

Aktorët kryesorë të telenovelës

Nurgul Yesilcay (Gylseren)

Nurgul Yesilcay ka lindur në vitin 1976 dhe ka studiuar aktrim. Ajo ka luajtur role të rëndësishme fillimisht në teatër dhe më pas në shumë telenovela të njohura turke. Debutimi i saj i parë në skenë ka qenë në vitin 1998, në moshën 22 vjeçare.

Është martuar një herë, me aktorin Cem Özer (i cili kishte lënë pas tre martesa të dështuara), nga i cili është divorcuar pas gjashtë vjetësh martese. Tashmë ajo ka një djalë dhjetë vjeçar.

Nurguli është rritur në Izmir dhe mbiemri i saj përkthehet “çaj jeshil”.

 

Erkan Petekkaya (Xhihani)

Erkan Petekkaya ka lindur më 1 Janar 1971 në Elazig, Turqi. Ai është një aktor i njohur në Turqi, me role në telenovela shumë të njohura, siç është edhe “Zonja Dila” e cila transmetohet në Kosovë. Ai është i martuar me Didem Petekkaya-n dhe së bashku kanë një fëmijë.

Erkani ka vuajtur nga probleme të mëdha varësie nga alkooli. Në momentin që vendosi t’i luftonte këto probleme, ai i kërkoi së shoqes që ta filmonte ndërsa ishte i dehur, në mënyrë që kur të ishte i kthjellët të mund të shikonte me sytë e tij transformimin për shkak të pijes. Kur i pa filmimet, ai tha se u ndje i zhgënjyer nga vetja e tij dhe vendosi të mos prekte kurrë më pije alkoolike me dorë. Falë vendosmërisë dhe trajtimeve të ndjekura, ai mundi të shpëtonte nga varësia.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Duaje jetën” Xhonatani është djali i Sezarit

Next Post

Një fotografi me Kryeministrin dhe një mesazh për punësim Nga Agron BERDAJ

Advertisement