Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ajeti: Do të zgjedh Kombëtaren e…

Të quhesh Albian dhe të luash për Zvicrën! Ironi e fatit apo jo, realiteti i tillë është për vëllain e vogël të familjes Ajeti. 18-vjeçari është pjesë e ekipit të Bazelit dhe luan për Zvicrën U-21. Sulmuesi i ri në moshë është ndër talentet më të mëdha më origjinë shqiptare. Ai është zbuluar që i ri në moshë dhe ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës nga U-15 e deri tani tek U-21. Kjo javë ka qenë e veçantë për të, pasi ka qenë i grumbulluar me kombëtaren që përfaqëson, por të premten u luajt edhe ndeshja që vuri përballë dy ekipet përfaqësuese të kombit të tij: Shqipërinë dhe Kosovën. Vëllai i tij, Arlindi, që luan për kuqezinjtë, i ka folur shumë për vendin tonë, ndërsa Albiani është i pavendosur për cilën kombëtare të luajë. Në një intervistë ekskluzive për “Intervistën” ai flet për karrierën e tij dhe jetën personale, për herë të parë në një media të Shqipërisë.

 

Eraldo Harlicaj: – Ç’kemi Albian?

Advertisement

Albian Ajeti: – Përshëndetje të gjithëve…

– Nuk po të pyes si je, por si ndihesh pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri?

– I emocionuar. E ndoqa me shumë vëmendje dhe më ka lënë mbresa të thella.

– Ti luan me një klub të madh si Bazeli. A janë të njëjtat emocionet si nga televizioni, edhe kur je vetë në fushë?

– Jo nuk kanë të krahasuar.

– A e mendove për ndonjë moment që ti mund të ishe duke e luajtur në atë ndeshje?

– (Qesh) Të them të drejtën, mora emocione të forta, por nuk e pashë në këtë këndvështrim.

– Si shkoi takimi, për mendimin tënd?

– Për mendimin tim, nuk ka rëndësi se si doli ndeshja. E bukura ishte se u bë një ndeshje vllazërore dhe u kthye në festë për të gjithë shqiptarët. Jam i lumtur që erdhi kjo ditë që ne, shqiptarët, ta kthejmë në festë të bukur një ndeshje të tillë futbolli.

– Albian, si e sheh ecurinë e Shqipërisë në futboll?

– Ata kanë bërë shumë progres, madje kapën edhe Evropianin. Janë një grup shumë i mirë lojtarësh që janë të gatshëm të japin shpirtin në fushë. Si çdo shqiptar, festova si i çmendur me kualifikimin për në “Euro 2016”.

– Kjo rritje në rezultate, a mund të të tundojë të afrohesh me kombëtaren tonë?

– I vlerësoj arritjet e tyre dhe shpresoj që të vazhdojnë në këtë mënyrë…

– Nuk m’u përgjigje për zgjedhjen…

– Kaq në këtë pikë. (Qesh)

– A të ka folur Arlindi për Shqipërinë?

– Po, flasim shumë dhe më kë treguar ambientin dhe gjithçka tjetër për Kombëtaren.

– Ti ke luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës. Si po shkon aventura me përfaqësuesen helvete?

– Grumbullohem rregullisht dhe shkon shumë mirë. Kemi marrë rezultate dhe jemi një grup i mirë lojtarësh.

– A të ka ofruar ndonjëherë Kosova dhe Shqipëria për të të tërhequr në kombëtaret tona të moshave?

– Po, kanë tentuar disa herë, por kam thënë gjithmonë që jam i përqendruar vetëm te Bazeli.

– A nuk bie paksa në kontradiktë, pasi me Zvicrën luani… Mos është thjesht një justifikim?

– Unë jam i ri dhe jam i përqendruar me të vërtetë vetëm te Bazeli. Zvicra është një mundësi shumë e mirë për mua për të shfaqur veten, por akoma nuk e kam bërë zgjedhjen time përfundimtare.

– Kur të vijë koha, për kë do të luash?

– Akoma nuk e kam vendosur, jam ende i ri, siç ju thashë. Ka kohë për këtë gjë. Unë kam edhe disa vite moshë për të luajtur me Shpresat e Zvicrës.

– Si ka ecur karriera me Bazelin?

– Falë Zotit, është duke shkuar mirë. Bazeli është një klub shumë i madh dhe unë po punoj shumë që të fitoj më shumë minuta.

– Nuk po luan si titullar. A mendon se kjo do të ndikojë për keq te ti?

– Keni të drejtë, por duke qenë se stërvitem me lojtarë shumë të mëdhenj, kjo gjë nuk do të ndikojë për keq, përkundrazi, do të forcohem më shumë në të ardhmen.

– E ke menduar largimin?

– Jo, nuk e kam menduar për asnjë moment, pasi këtu ndihem si në shtëpinë time. Do të luftoj për të bërë më të mirën këtu, me shpresën që në të ardhmen të luaj për një ekip akoma më të madh dhe më të rëndësishëm.

– A mund të na shpjegosh diçka më shumë për situatën e Gashit me trajnerin?

– Gashi është një superprofesionist dhe një lojtar i madh. Më ka mbështetur shumë. Ai nuk po kalon një moment të mirë, pasi nuk po aktivizohet si titullar, por cilësitë e tij janë të padiskutueshme. Nuk di të them çfarë ka ndodhur apo do të ndodhë mes tij dhe trajnerit.

– Si është jeta jote në Zvicër?

– Stërvitem, regjim dhe kur kam kohë, e kaloj me familjen dhe shoqërinë.

– A ke ndonjë shpërqendrim për karrierën, ndonjë vajzë për shembull…

– Jo, jo, jam ende i ri, kam kohë për këto punë.

– Ku ndryshon një adoleshent futbollist nga një adoleshent normal?

– Ndryshon në faktin se ka disa gjëra plus, si emocionet që merr, famën, por edhe të ardhurat. Futbollistët janë më të shëndetshëm dhe të detyruar të privohen nga disa gjëra si partit, jeta e natës, apo gjërat e moshës.

 

 

Arlindi, Adonisi apo Albiani…

– Kush është lojtari më i mirë?

– Vëllezërit…

– Seriozi?

– Arlindi.

– I fiksuari pas makinave?

– Adonisi.

– Më i çmenduri?

– Albiani.

– Shakaxhiu?

– Adonisi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Markela Dede: Ne kemi skena, jo prapaskena!

Next Post

LAJM I GEZUAR: Pas 25 vitesh shkollat e Permetit jane te ngrohta! Nga Bledi Mane

Advertisement