Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A përfitoj pension social?

– Jam një emigrante me banim në Viterbo të Italisë e datëlindjes 12.04.1963. Në Itali nuk kam punuar dhe nuk kam vjetërsi pune. Në Shqipëri kam 28 vite kontributive. Kam lindur 6 fëmijë dhe nuk e di a përfitoj pension të plotë. Unë kam ndërmend të kthehem dhe kam dëgjuar dhe për pensionin social? A mund ta përfitoj derisa të mbush moshën, pension social apo pension të parakohshëm?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë:E nderuar letërprurëse, së pari ju informoj se nuk mund të përfitoni pension social, mbasi për përfitimin e tij, mbasi sipas nenit nr.4 të ligjit 104/2014, për përfitimin e pensionit social jepet përcaktimi i mëposhtëm: “Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Si nënë me shumë fëmijë, është mundësia të përfitoni nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore sipas nenit nr.16 të ligjit 104/2014, ku përcaktohet: “Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim”.

– Por, sipas deklarimit që bëni, ju nuk i plotësoni kushtet e kërkuara në këtë nen, mbasi nuk keni vjetërsinë e punës prej 30 vitesh që kërkohet për të përfituar si nënë me shumë fëmijë. Për të kompletuar këtë periudhë, ju rekomandoj, që brenda mundësive financiare që keni, të kompletoni vjetërsinë kontributive edhe me dy vite të tjera, për të plotësuar kushtin e vjetërsisë kontributive prej 30 vitesh nëpërmjet sigurimit vullnetar. Masa e kontributit për sigurimin vullnetar është 4752 lekë në muaj dhe në vit, 57 024 lekë. Sipas deklarimit që bëni, me plotësimin e vjetërsisë kontributive, ju lind e drejta për të dalë në pension më 12.04.2018. Duke qenë se ekziston mundësia për të siguruar si paradhënie vitet që mungojnë, për sigurimin paradhënie të një viti mund të përfitoni një reduktim të pagesës prej 6 për qind, për 6 muaj paradhënie 3 për qind dhe për 3 muaj, 1.5 për qind reduktim. Në kushtet që jeni aktualisht, duke mos kompletuar vjetërsinë kontributive, siç sugjerova më lart, bazuar në nenin 43 të ligjit 104/2015 (që ndryshon nenin 92 të ligjit 7703 datë 11.05.1993, të ndryshuar ) do t’ju lindë e drejta për pension në moshën 61 vjeçe e 6 muaj, ndërsa për pensionin e plotë do të duhet një vjetërsi prej 38 vitesh. Llogaritja e pensionit në këtë rast do të bëhet proporcionalisht me vjetërsinë prej 28 vitesh që keni. Ju falënderoj për besimin.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E ka fshehur pasurinë, për të mos paguar për vajzën

Next Post

Dua të dizenjoj dhe të ndërtoj një shtëpi

Advertisement