Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Gjeta çantë dhe para

– Jam një vajzë që shikoj shpesh ëndrra me çanta. Mbrëmë gjeta një çantë dore dhe po e kontrolloja. Brenda saj gjeta shumë euro. U mundova t’i merrja, por nuk kisha guxim, kështu që i lashë dhe ika. A ka ndonjë kuptim?

– Gjetja e një çante që ka para brenda, tregon zbulimin e një sekreti të mirë, është pozitive. Çanta në vetvete përfaqëson dëshirat, sekretet, gjendjen emocionale si dhe përgjegjësitë. Ndonjëherë paraqet identitetin e vetë personit që e shikon dhe problemet apo gjërat që e shqetësojnë këtë person. Gjetja në këtë rast, siç thashë, ka të bëjë me zbulimin e një sekreti që për momentin do t’ju gëzojë, por më pas do ta braktisni, sepse nuk ndiheni gati për të marrë përgjegjësi të reja apo për të bërë ndryshime në jetën tuaj.

Advertisement

 

Para pasqyrës, me bebe

– Përshëndetje astrologe. Çfarë do të thotë të shikohesh në pasqyrë? Më e forta është se dilja vetë e dyta, bashkë me një bebe në krahë. A ka ndonjë domethënie?

– Të shikuarit e vetes në pasqyrë tregon se si ju e shikoni veten dhe mendoni se ju shohin edhe të tjerët. Është një lloj meditimi mbi veten tuaj dhe mbi ato çfarë mendojnë të tjerët për ju. Veç kësaj, është dëshira se si doni që t’ju shikojnë të tjerët juve. Atëherë, duke qenë se keni në krah një bebe, duket hapur se dëshironi që të tjerët t’ju shikojnë ashtu si bebja që është e pafajshme dhe e pastër, e pambrojtur dhe e pafuqishme. Në realitet, nuk jeni kaq e pafajshme apo e pastër, sepse askush i rritur nuk është perfekt sa një fëmijë. Prandaj, duhet të jeni me këmbë në tokë dhe të mos ëndërroni, por ta bëni realitet imazhin që dëshironi t’u impononi të tjerëve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të reja: Gjendet një shkak tjetër i anoreksisë

Next Post

11 gjëra që nuk duhet t’i bësh nëse fle në një shtrat me dikë

Advertisement