Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Më qëlloi

– Kam parë në ëndërr sikur ecja rrugës dhe takova disa shoqe që i kam patur në gjimnaz. Duke ikur, ndjeja vështirësi në lëvizje, pengohesha dhe ecja zvarrë. Duke ikur me dy shoqe, na doli përpara një kamion i madh, brenda të cilit ishte një burrë që donte të vriste shoqen time për hakmarrje. Ai na qëlloi me automatik dhe na vrau të trejave. Ndjeva dhimbje në kraharor dhe kuptova se do të vdisja.

Gjatë jetës suaj do të hasni disa vështirësi. Ecjet në ëndërr kanë lidhje me hapat që hidhni në jetë në përgjithësi. Ndërsa përsa i përket vrasjes, burrit të panjohur etj. ëndrra ka përsëri lidhje me jetën tuaj, e cila shpeshherë ndërlikohet, por më shumë për shkak të shoqërisë sesa prej jush. Duhet të qëndroni larg personave problematikë, në mënyrë që të mos dëmtoheni ju. Vrasja, edhe pse keni ndjerë dhimbje, tregon fundin e një problemi. Ndonëse keni ndjerë dhimbje, përsëri ju do të dilni e fituar, do t’ia dilni mbanë në fund dhe gjithçka do ta lini mbrapa, çfarëdo të jetë.

Advertisement

 

Shikimi nga dritarja dhe i dashuri

– Isha në dritare, e qeshur dhe po prisja të dashurin. Pashë të dashurin i cili kishte një lule në dorë dhe erdhi në drejtimin tim, mirëpo nuk ma dha lulen, por përqafoi një femër tjetër dhe më ktheu shpinën, duke u kthyer nga erdhi. Unë fillova të qaja dhe shpeshherë më qëllon që e shikoj duke dashur t’i kap dorën, ndërsa ai më rrëshqet dhe më largohet me një ftohtësi të madhe ndaj meje. Çfarë parashikimi ka, ju lutem, se jam e mërzitur?

– E nderuar vajzë, shikimi në dritare nënkupton shpresat tuaja për të patur një lidhje të shëndetshme me personin e zemrës, mundësitë dhe mënyrën e perceptimit tuaj për realitetin. Ju e prisni duke qeshur sepse realisht e doni shumë, por ama në realitet ndiheni pak e zhgënjyer në vetvete, sepse ajo çfarë ëndërroni me këtë person, nuk ju përmbushet ashtu siç dëshironi. Ai përqafon një tjetër, ju kthen shpinën e ju injoron. Kjo përfaqëson frikën tuaj ndaj atij personi; keni frikë se një ditë do t’ju braktisë dhe këtë gjë e reflektoni edhe në lidhjen tuaj, gjë për të cilën duhet të keni kujdes. E qara është një lloj ngushëllimi dhe ju paralajmëron se ka ardhur koha të balanconi jetën tuaj, në mënyrë që të shmangni frikën dhe të mos krijoni shumë varësi ndaj atij personi. Asgjë në këtë jetë nuk është e përjetshme dhe për këtë duhet të jeni e përgatitur. Nëse ai ju krijon kaq shumë pasiguri dhe frikë, atëherë shikoni se çfarë nuk shkon dhe filloni të doni qetësinë tuaj në radhë të parë. Qëndrojini pak më indiferente dhe mos i shfaqni më frikë. Kjo do të jetë fitorja juaj ndaj tij. Nëse ai është person me karakter, do të jetë pranë jush. Nëse reagon ndryshe, atëherë nuk është për ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ermal Fejzullahu: Këndova vetëm tani me babain, sepse...

Next Post

E dashura do vetëm seks

Advertisement