Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pishina e varur 10 kate mbi tokë

 

Shumë shpejt, banorët e dy ndërtesave në Londër do të kenë mundësi të notojnë 10 kate mbi tokë, në një pishinë gjigande prej xhami. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, një pishinë 27 metra e gjatë dhe 6 metra e gjerë do të lidhë tarracat e dy ndërtesave me njëra-tjetrën. Xhami do të jetë 20 centimentra i trashë që të jetë i sigurtë për ata që do të notojnë në të dhe thellësia e pishinës do të jetë afro 1.2 m. Uji do t’u lejojë banorëve të ndërtesës të notojnë lirisht ndërmjet dy tarracave. Ndërtesat, të mbiquajtura “kopshtet e ambasadës”, për shkak të afërsisë me ambasadën amerikane në lagjen Nine Elms të Londrës, kanë një pamje të mirë mbi pallatin e Uestminsterit dhe Syrin e Londrës (London Eye). Tarracat do të kenë gjithashtu edhe një bar të hapur dhe shezlongje, një spa dhe një kopsht të vogël me portokalle. Kjo ide dekadente vjen nga Shon Malrajan, drejtues dhe themelues i shoqërisë së zhvillimit Ballymore. “Ne duam të krijojmë vende dhe hapësira që nuk janë vetëm tulla dhe llaç”, tha Malrajani. “Pishina është dëshmi e kësaj filozofie dhe i jep zhvillimit një karater unik”.

Këto apartamente luksoze do të dalin në shitje së shpejti dhe, për shkak të shërbimeve që ofrojnë, edhe çmimin do ta kenë të kripur. Apartamenti më i vogël dhe më i lirë do të kushtojë 600 mijë paundë (afro 817 mijë euro). Lagjja e pasur e Nine Elms në bregun jugor të Tamizit vazhdon të jetë simbol i rritjes së çmimeve të banesave në Londër. Ndërtimet e reja mendohet se janë të mira për zhvillimin e zonës, por shumë vetë janë të shqetësuar se ato do të blihen nga investues të huaj dhe do të lihen bosh.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tendenca e re e larjes vetëm një herë në javë!

Next Post

Rosto derri me kumbulla të thata dhe pure qepësh

Advertisement