Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Orena Bici: Të gjithë duan të ikin…

Prej dy vjetësh, ajo është pjesë e “Al Pazar”, duke dhuruar të qeshura e argëtim me rolet e saj. Vajza që u bë e njohur si një “kripmjaltëz”, sot është një aktore e formuar profesionalisht që na rrëfen se, në një të ardhme, mendon të prezantohet edhe në muzikë. Por, si mund ta njohim më shumë Orin nëse nuk bisedojmë me të?

 

Fabjola Kuburi: – Orena, nga 1 deri në 10, me sa dashuri i interpreton rolet e tua në Alpazar?

Advertisement

Orena Bici: – 10, jo vetëm rolet në Al Pazar, por çdo rol! Unë e dua shumë profesionin që kam dhe çdo rol e marr me qejf dhe e dua.

– Të thonë shpesh njerëzit se i pëlqejnë rolet e tua në Alpazar?

– Kohët e fundit e kam dëgjuar më shpesh këtë gjë. Këtu në Tiranë njerëzit nuk para shprehen shumë, por nëpër rrethe, e ndjej më shumë.

– Pse pikërisht në “Al Pazar”?

– Së pari, dua të them që “Al Pazar” erdhi në kohën dhe në momentin e duhur. Ky është sezoni i dytë që jam pjesë e këtij formati. Në fillim isha ende në shkollë dhe nuk kisha asnjë angazhim tjetër, përveç shkollës. Më njoftuan që kërkonin një aktore dhe shkova të bëja një audicion. Mund të them që ishte momenti im, u pranova dhe ja ku jam. Nëse do të më duhej të zgjidhja përsëri mes “Al Pazar”-it dhe shfaqjeve të tjera, me sinqeritet ju them se do zgjidhja sërish “Al Pazarin”, sepse jam mjaft komode, jam e qetë në punë, nuk ka inate dhe mërira. Është një ambient mjaft i ngrohtë.

– Do të zgjidhje “Al Pazar”-in edhe para një shfaqjeje humori jashtë Shqipërisë, për shembull?

– Të gjithë duan të ikin jashtë… Ndonjëherë e mendoj edhe unë të iki, por pastaj them: “Ku ka si vendi yt?!”. Kështu që, besoj se përgjigjen e kësaj pyetjeje e ktheva më sipër.

– Më mirë aktore e bukur apo aktore e talentuar?

– Në fakt, më mirë do ishte me të dyja. (Buzëqesh)

– Ç’është për ty ekstravaganca? 

– S’e di, unë nuk jam fare e tillë; jam natyrë shumë sportive.

– Cili është momenti më i bukur që ke kaluar deri më sot?

– Kam kaluar shumë, në kohë të ndryshme dhe sigurisht që secili ka veçantinë e tij!

A të njohin njerëzit në rrugë?

– Po, sigurisht! Herë si Ori e “Kripëmjaltëzave” dhe shumë herë të tjera, si Ori e “Al Pazarit”.

Kush është miku apo mikesha jote më e mirë? 

– Profesioni ynë vetvetiu të bën të njohësh shumë njerëz dhe të kesh shumë miq, por sigurisht është Deljana, Boni, Donaldi, me të cilët jam rritur nga Sirea Film; Anna, shoqja ime e shkollës, Elena, Egi… Plot janë, s’ka fund lista! (Buzëqesh)

– Cili është sporti yt i preferuar? 

– E vogël kam lujatur shumë volejboll dhe futboll. Ende i kam shumë qejf, sidomos futbollin.

Dhe, ke dobësi të veçantë për djemtë e Kombëtares! Apo, kush nuk ka?!…

– Oh, më keni bërë të qesh me këtë pyetje. Në punë kanë filluar të më thërrasin “O Taulant Xhaka” pasi ai është lojtari që kam më shumë dobësi ose më ngacmojnë duke thënë: “Taulanti ka bërë aksident” dhe shohin reagimin tim. Unë nuk e pëlqej vetëm si imazh, por më pëlqen temperamenti i tij, tipi, si lojtar.

– Ti edhe këndon… Sa e gjen veten këngëtare dhe sa, aktore?

– Po, këndoj. Pasi u futa në Universitetin e Arteve nuk u mora më me këngën, iu përkushtova vetëm aktrimit, por nuk kam menduar të heq dorë. Shumë shpejt do të rifilloj mësimet private të këngës dhe, si dihet, në të ardhmen, mund të prezantohem edhe si këngëtare.

– Sa i frekuenton lokalet e natës? 

– Ah, jo shumë, madje dal rrallë fare.

Cila është ëndrra që do të doje ta realizoje më shpejt se gjithë të tjerat? 

– S’e di… deri tani i kam realizuar të gjitha. I marr gjërat avash-avash, nuk dua të nxitohem, por deri tani, me realizimet e ëndrrave jam okej.

– Nëse një ditë do ta lije skenën, cila do të ishte arsyeja? 

– Të them të drejtën, s’e kam menduar ndonjëherë këtë gjë, sepse nuk mendoj të heq dorë nga skena. Nuk i dihet çfarë ndodh në të ardhmen, por inshallah nuk do të kem asnjë lloj arsyeje për të hequr dorë.

– Na trego pak për marrëdhëniet që ke me mamin…

– Me mamin?! Shumë të mira. Kur isha më e vogël, dëgjoja vajzat që thonin: “flas me mamin, ia tregoj të gjitha, e kam si shoqe” dhe bëja habi, por kjo gjë prej kohësh më ndodh mua. Gabimi im i vetëm ështe se duke qenë e ftohtë si natyrë, nuk ia shpreh dashurinë dhe për këtë më vjen keq…

– Po me  Deljanën e Invën, aktore në “Al Pazar”, çfarë marrëdhëniesh ke?

– Me Deljanën, sigurisht që i kam shumë të mira, duke qenë se njihemi që fëmijë. Edhe me Invën shumë të mira dhe jo vetëm me të, por edhe me Xhenin, Brikenën, Kidën… me të gjithë stafin.
– Si është Orena në shtëpi? Merresh me punë shtëpie? Di të gatuash? 

– Po, sigurisht që merrem, laj, fshij, laj enët, marr pluhurat dhe, ngaqë lavatriçen s’di ta përdor, i laj rrobat me dorë. (Qesh) Të gatuaj di, madje disa gjëra i gatuaj shumë mirë dhe në shtëpi më lënë mua gjithmonë t’i bëj. E kam shumë qejf gatimin; është art më vete. Po nuk e bëre me qejf, edhe ushqimi s’del i shijshëm.

– Ka ndonjë gjë që ke menduar prej kohësh ta thuash dhe që do të na e tregosh sot?

– S’kam gjë, të kisha gjë, do ta thoja më parë. (Buzëqesh)

– Si do ta përshkruaje mashkullin tënd ideal? 

– E mira nuk ka fund, por mua do të më pëlqente që mbi të gjitha ta kisha shok të ngushtë.

Cila mendon se është mosha ideale për t’u martuar?

– Po besoj se 28-30 vjeçe, do të ishte normale.

– Çfarë ke ti me shumicë që do t’ua jepje të gjithëve pa kursim?

– Dhembshuri! Kush të dojë, i jap.

– Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?

– Varet, po më shumë do të doja të mos isha. Ndonjëherë je dhe s’ke ç’bën!

– Të pëlqen rreziku apo normaliteti?

– Rreziku. E kam qejf jetën të tillë, ka gjithmonë adrenalinë. Normaliteti bëhet monoton dhe monotonia të mërzit.

– Çfarë do ta bënte dikë simpatik apo antipatik në sytë e tu?

– Çiltërsia, tipi i shoqërueshëm e bëjnë simpatik dhe mendjemadhësia apo deliri i madhështisë, e bëjnë të urryeshëm, antipatik.

– Do të preferoje një histori sentimentale pasionante apo racionale?

– Sipas momentit, edhe lidhja. Në disa raste racionale dhe në disa të tjera, pasionante.

– Mos më thuaj që je singëll, se nuk e besoj…

– Mirë pra, mos e beso! (Qesh)

– Çfarë ndien kur fiton dhe çfarë, kur zhgënjehesh?

– Po, si gjithë të tjerët e përjetoj edhe unë, gëzimin dhe mërzinë.

Na trego, a ka ndryshuar shumë Orena që nga daljet e para në skenë?

– Shumë, në çdo aspekt. Dalja ime e parë në skenë ka qenë në moshën 11-vjeçare, në sallën e madhe të Akademisë së Arteve. Asokohe kam qenë ende një fëmijë, që nuk e dinte ende çfarë ishte aktrimi, arti dhe të mirat e të këqijat e kësaj pune. Tani, pas 12 vjetësh, çdo gjë është ndryshe. Jam më e rritur dhe jo vetëm me moshë.

– Çfarë të ka mbetur merak nga gjithë kjo intervistë?

–  Po ju i preket pak nga të gjitha dhe ata që s’më njohin fare, pasi ta lexojnë, do të “njohin” disi Orin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sandra: Çfarë kam kërkuar, e kam arritur

Next Post

Ndava vëllain nga e dashura

Advertisement