Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ndava vëllain nga e dashura

E nderuar redaksi e gazetës dhe ju lexues! Ju lutem mos më paragjykoni për historinë që do t’ju tregoj. Jam 45 vjeçe dhe jetoj në Tiranë. Kam lindur e jam rritur në një qytet të Shqipërisë së Mesme dhe kur unë e vëllai i madh u rritëm për në fakultet, prindërit e mi vendosën të vinin në Tiranë. Ishte viti 1996. Vëllai im i madh vazhdonte Fakultetin e Shkencave dhe ishte në vitin e tretë. Unë mbarova shkollën e mesme dhe fitova konkursin për Histori-Gjeografi në Fakultetin Filologjik. Vëllai tjetër ishte akoma i vogël, në klasën e parë.

Në kohën kur erdhëm në Tiranë, diferenca që unë e vëllai i madh kishim me të voglin ishte shumë e dukshme, ndërsa sot që ai ka mbaruar fakultetin, ne dukemi si pleq. Babai im ka qenë mësues fizike gjithë jetën. Ka punuar në një shkollë të mesme në fshat, ndërsa mamaja ime ka punuar si infermiere. Kemi qenë familje e vogël, por edhe e madhe sepse te ne vinin shumë mysafirë. Të afërmit e babait vinin shumë shpesh, sepse në qytet banonim vetëm ne dhe kur ata kishin punë, vinin e flinin në shtëpinë tonë. Në pamje të parë ishte bukur të të vinin gjithë të afërmit, por kur kjo është e përnatshme, bëhet e lodhshme. Nuk e mbaj mend ndonjëherë familjen time të mbledhur tok në darkë. Gjithsesi, mamaja ime ka qenë grua punëtore. Në punë si infermiere i duhej të rrinte gjthë ditën në këmbë edhe në shtëpi nuk ulej ndonjëherë, por ishte edhe infermierja e vetme në lagjen tonë dhe shkonte te të gjithë. Mendoj se ka marrë uratën e gjithë të sëmurëve. Babai im është marrë gjithmonë me libra. E mbaj mend që ka qenë i abonuar në revistën “Shkenca dhe jeta” dhe çdo revistë e lexonte tre-katër herë derisa vinte numri i radhës. Mamaja mezi mbaroi shkollën e infermierisë për shkak të biografisë. Edhe shkollën e mesme të infermierisë e vazhdoi sepse gjyshi nga babai ka qenë komunist. Tezja e babait tim u kishte thënë gjyshes nga babai që do të hynte shkues për një vajzë, por i duhej dhënë shkolla e mesme sepse ishte me biografi të keqe. E kështu, meqenëse edhe babait tim i kishte pëlqyer vajza që i treguan (edhe pse e ka parë shumë të vogël) gjyshi im ndërhyri dhe i dha shkollën. Gjyshit e gjyshes nga mamaja u kishte thënë tezja e babait dhe edhe pse fejesa nuk ishte e shpallur, mamaja ime e dinte se me ke do të martohej pasi të mbaronte shkollën e mesme.

Ndërsa mamaja mbaroi shkollën e mesme, babai mbaroi fakultetin dhe u kthye në fshat për t’u martuar me vajzën që i kishte taksur tezja e vet. Martesa e tyre shkoi mirë, edhe pse njëri ishte me shkollë të lartë e tjetri me të mesme. Ne fëmijët kemi qenë shumë mirë në shkollë që të tre.

Advertisement

E thashë më lart kur unë i rrita e u bëra për fakultet, erdhëm me shtëpi në Tiranë. Në fillim kemi ndenjur me qira për 6 muaj sa gjetëm një shtëpi që na pëlqeu.

Pas ardhjes në Tiranë, e para që filloi punë ishte mamaja ime sepse në spital e pati pak më të lehtë prej rekomandimit që i kishte dhënë drejtori i spitalit të qytetit tonë. Ndërsa babai vitin e parë ka punuar në një autoshkollë, ku jepte mësim teorinë për kursantët që donin të merrnin patentat.

Pasi erdhëm ne me banim në Tiranë, djemtë e xhaxhait, të cilët kishin punuar në Greqi, na kërkuan të gjenim ndonjë shtëpi afër tonës për ta blerë dhe sigurisht, Tirana të jep mundësi pa fund. Ngjitur me pallatin tonë ne gjetëm tre hyrje për djemtë e xhaxhait. Ishte goxha ndihmë për ne sepse nuk njihnim njeri dhe s’kishim miq, pastaj ne kemi kaluar mirë me ta e me të vërtetë që i donim.

Njëri nga kushërinjtë e mi kishte në Tiranë edhe prindërit e nuses së tij. Ata ishin nga veriu, por me banin në Tiranë prej shtatë vitesh. Ishin njerëz të mirë, të paktën me aq sa i njihja. Vëllai im i madh mbaroi fakuletin dhe filloi punë në një kompani si ndihmësekonomist. Kishte shef një burrë goxha në moshë që kishte tridhjetë vite punë dhe vëllai im filloi të thoshte që “po iki në master, nuk po iki në punë”. Shefi i tij ia mësoi të gjithë punën dhe derisa doli në pension, vëllain tim e ka trajtuar sikur ta kishte djalë.

– Zoti më dha dy vajza, por puna më solli një djalë të mrekullueshëm, – i thoshte ai vëllait.

Ndërsa unë fillova punë me orar të pjesshëm tek INIMA, ndërkohë që isha në fakultet. Kur unë mbarova fakultetin, fillova punë me kohë të plotë dhe në shtëpi ishim goxha mirë. Po s’thonë kot të vjetrit, “kodrës në krye mos t’i dalësh, se nga do shkosh? Do biesh poshtë”.

E kështu, e poshtmja jonë do vinte për shkak të kushëririt tonë që kishte nusen nga veriu. Ai i kishte thënë vëllait ta prezantonte me një kushërirën e gruas dhe vëllai im, meqenëse në shkollë nuk kishte zgjedhur ndonjërën e në punë kishte vetëm burra, pranoi ta prezantonin.

Vajza që i prezantuan ishte shumë e bukur, por edhe pse kishte ardhur në Tiranë kur ishte dhjetë vjeçe, nuk kishte mbaruar veçse shkollën tetëvjeçare. Në fillim, vëllait nuk i kishin treguar për shkollën derisa ai kishte rënë kokë e këmbë në dashuri dhe kur ata i thanë, sigurisht që vëllai u step. Vëllai më tregoi mua dhe më pyeti se ç’të bënte.

– Ajo më pëlqen shumë, por ka mbaruar veç tetëvjeçaren, – më tha vëllai ndërsa kishim dalë për kafe.

– Çfarë, ka ardhur dhjetë vjeçe në Tiranë dhe nuk ka patur asnjë pretendim tjetër për veten veçse të lajë e shpëlajë rrobat e s’ka vazhduar shkollë dhe do të martohet me një djalë që ka mbaruar Ekonomikun? Dhe ti do që të ndahesh për një vit me gruan që do martohesh? – iu shkreha më shumë nga habia sesa nga inati.

– Po pra, ky është problemi që po të pyes, – më tha vëllai.

– Epo, nuk do martohesha kurrë me një vajzë që ka mbaruar shkollën tetëvjeçare, – i thashë.

Vëllai im e shkëputi lidhjen me të disa ditë më vonë, por unë e shoh që edhe sot kur ne jemi në të njëjtat dasma apo ceremoni të tjera me kushërinjtë e nuses së djalit të xhaxhait, vëllai im vazhdon të shmanget. Jam i sigurt që ai në ëndrrat e tij e takon atë vajzë, për të cilën isha unë njeriu që thashë me zë të lartë se nuk bënte për të, duke e ndarë pa menduar dy herë për këtë vajzë dhe për atë që ndiente vëllai im.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Orena Bici: Të gjithë duan të ikin...

Next Post

Çfarë dini për mëlçinë?

Advertisement