Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ish-burri kërcënon se do të më marrë djalin

 

– Përshëndetje avokat! Unë që po ju shkruaj jam Enida dhe, nëse keni mundësi të më ktheni një përgjigje, do t’ju isha shumë mirënjohëse. Kam bërë celebrim në vitin 2010 në qytetin e Tiranës me një shtetas kosovar. Më pas jam shpërngulur te familja e tij në Prishtinë. Në vitin 2011 kam lindur fëmijën në Prishtinë. Pas 6 muajsh të lindjes së djalit bashkëshorti krijoi lidhje tjetër dhe nuk ishte i pranishëm as tek unë, as te djali. Theksoj që jam stomatologe, kurse ai i papunë ka qenë e vazhdon të jetë. Në vitin 2012 u ktheva në familjen time sepse ishte e pamundur të qëndroja atje. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Unë nuk e kam bërë divorcin, vetëm për një arsye, për shkak të frikës për djalin, edhe pse ai në këta 3 vjet nuk ka bërë asnjë telefonatë e as ka kontribuar asgjë për djalin. Tani, pas 3 vjetëve, ai kthehet dhe kërkon të ribashkohet. Unë nuk e bëj më atë gabim që të kthehem. Jam e vendosur jo vetëm për shkakun e tradhtisë, po edhe pse është person i pazoti, i papërgjegjshëm. Arsyeja pse nuk e kam bërë divorcin deri tani ka qenë frika se mos në ditët që do caktonin të mbante djalin, mund të ma rrëmbenin. Theksoj se më kanë kërcënuar në fillim pasi të ikja, se “në Kosovë nuk ia japin nuses fëmijën”. Unë dua të bëj divorc, por nuk po e marr iniciativën vetëm për punën e djalit. Çfarë më sugjeroni? Ai ka të drejtë ta takojë, por pak a shumë me këto që ju kam shkruar, si mendoni ju? Unë jam e sigurt që edhe kur të caktohet pagesa e pensionit, ai s’ka për ta paguar kurrë. Do t’ju isha shumë mirënjohëse po të më orientoni e ndoshta edhe të më jepni guxim që unë ta mbyll këtë kapitull. Gjithë të mirat.

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje zonja Enida. Ju falënderoj shumë që i jeni drejtuar rubrikës sonë. Më vjen shumë keq që marrëdhënia juaj bashkëshortore pas lindjes së fëmijës ka precipituar kaq keq, ku bashkëshorti juaj nuk ka marrë përsipër detyrimet të cilat burojnë nga martesa. Nga shkrimi kuptoj se ju i keni konsumuar të gjitha rrugët për t’u rikthyer bashkë dhe të vazhdoni një martesë normale. Mendimi i përgjithshëm i doktrinës familjare dhe i psikologëve në rastin tuaj, pasi i konsumoni të gjitha etapat për t’u ribashkuar, është zgjidhja e martesës pasi nëse do të vazhdonit të jetonit të bashkuar, do të dilnin sërish problemet që ju cituat më sipër.

Advertisement

– Pra, konkretisht, zgjidhja e martesës mes jush dhe bashkëshortit tuaj është thjesht një procedurë ligjore pasi ju tashmë i keni konsumuar etapat e pajtimit. Zgjidhja e martesës mund të bëhet në Republikën e Shqipërisë dhe konkretisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku të kërkoni zgjidhjen e martesës, lënien për rritje dhe edukim nënës. Gjatë procedurës së zgjidhjes së martesës, në këto raste, caktohet edhe një psikolog i cili do të bëjë raport lidhur se me kë do të të jetojë fëmija. Bazuar në raportin e psikologut dhe në moshën e fëmijës, gjykata vendos për zgjidhjen e martesës dhe se me kë do të jetojë fëmija. Gjithashtu, ajo përcakton detyrimin ushqimor për prindin i cili nuk do të ketë kujdestarinë. Praktika juridike e gjykatave shqiptare në këto raste, për fëmijët në moshën e djalit tuaj, vendos që fëmijën ta rrisë dhe ta edukojë nëna, pasi është në moshë shumë të mitur. Nëse e keni vendosur për të zgjidhur martesën, mund të kontaktoni sërish me Studion Ligjore “Duraj”, për të ndjekur procedurat e zgjidhjes së martesës. Ju faleminderit!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ç’janë këto vrima gjigande që hapen në tokë?

Next Post

A përfitoj pagesë sociale në Itali?

Advertisement