Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Vajzat kerkojne djem...
Irena Kita: Jam me fat që kam Sardin!
A ngjitet diabeti?

Irena Kita: Jam me fat që kam Sardin!

 

 

Mia Buci: – Irena, një avokate-“balerinë”… Çfarë ka në thelb të tij ky binom?

Advertisement

Irena Kita: – Artin dhe të bukurën. (Buzëqesh)

– Po nëse i shtojmë edhe modën?

– Këtu adrenalina dhe arti rriten në shkallë superiore.

Në kërcim, ti rrezaton sharm dhe siguri në vetvete… Më bën të mendoj që në një jetë tjetër ke qenë balerinë…

– (Buzëqesh) Shumë faleminderit! Këtë kam thënë edhe unë. Duke qenë e dashuruar në ekstrem jetën, besoj shumë edhe në karma dhe me siguri, në ndonjë jetë tjetër kam qenë shumë e lidhur me artin. (Buzëqesh)

– Ç’lloj lidhjeje ke me kërcimin?

– E kam dashur kërcimin qëkur kam qenë fëmijë dhe vazhdoj ta dua me po aq pasion.

– Çfarë roli luajnë komplimentet te ti?

– Ato më bëjnë të përkushtohem dhe të punoj më shumë për të nxjerrë në pah të bukurën brenda meje.

– Sardi dhe Irena… Mendoj se më mirë se me Sardin, nuk do të ishe kombinuar me dikë tjetër në kërcim.

– Të njëjtën gjë mendoj edhe unë.

– Si është ai si partner?

– Sardi është një djalë fantastik, qytetar, i përkushtuar dhe një shok shumë i mirë. Jam me fat që në kërcim, kam një partner si Sardi.

– Ti vjen nga një karrierë e suksesshme si avokate. Cila ka qenë rruga deri këtu?

– Rrugëtimi ka qenë i mundimshëm dhe me shumë sakrifica. Jam larguar nga familja në moshë adoleshente dhe kam jetuar vetëm duke kërkuar maksimumin tim në çdo gjë, si në studime, ashtu edhe në jetë. Fatin nuk mund ta përjashtoj, më ka përkëdhelur përherë.

– Çfarë ndikimi ka te ti “Dance vvith me”?

– Është një eksperiencë e mrekullueshme! Në jetë nuk të jepen shance që të dhurojnë kaq shumë adrenalinë dhe argëtim.

– Je gjithnjë e rregullt me oraret në prova?

– Futem te kategoria e njerëzve shumë striktë, pasi jam shumë kërkuese për veten.

– Kur i shkel rregullat?

– Kur ato nuk përbëjnë tabu për mua.

– Çfarë të ka bërë të mendosh “Dance vvith me”?

– Mund të isha një balerinë e mirë. (Qesh)

– Nëse të qëllon të kesh një ditë të tërë për veten, pa asnjë impenjim, ku të çojnë këmbët dhe çfarë të thotë zemra?

– Pa diskutim që në palestër, duke bërë aktivitet sportiv, tenis ose vrap. Endorfina që më dhuron sporti është liri për mua.

– Për çfarë ndihesh e bekuar nga Zoti?

– Për vajzën, familjen dhe shoqërinë time. E falënderoj Zotin çdo ditë sa hap sytë dhe derisa i mbyll në darkë.

– Marrëdhënia që ke me vajzën është marrëdhënia tipikë nënë-bijë?

– Ajo për mua është ajër dhe përpiqem ta kem shumë pranë vetes. Mendoj se jemi shoqe shumë të mira.

– Në të ardhmen, vajzën e sheh më tepër si avokate, si një vajzë që i përkushtohet modës apo asnjërën nga këto?

– Vajzën dua ta shoh të lumtur dhe të realizuar në çfarëdolloj zgjedhjeje që ajo do të bëjë.

– Kur ka nisur dashuria jote për modën?

– Që në fëmijëri dhe vazhdon deri tani që po flasim… (Buzëqesh)

– Ka vajza që të kërkojnë mendim për veshjet e tyre?

– Ka, sidomos rrethi im i ngushtë, që më besojnë.

– Veshja më e shtrenjtë që ke…

– Një kostum i bardhë Christian Dior.

– Nëse përballë ke një femër të veshur keq, do të qëndroje indiferente apo do t’ia vije në dukje?

– Veshja ka të bëjë shumë me anën tonë të brendshme dhe mbi të gjitha, është zgjedhje shumë personale. Te personat e ngushtë përpiqem të jem sa më diskrete kur dua t’ua vë në dukje se ka diçka që nuk më pëlqen te veshja e tyre.

– Konkretisht, çfarë duhet të ketë një femër sot për të qenë e realizuar?

– Duhet të këtë një shkollim të mirë, shumë ambicie, përkushtim dhe seriozitet.

– Për çfarë je krenare?

– Për familjen time, vajzën, bashkëshortin tim, prindërit, motrat, mbesat dhe gjyshërit e mi.

– Je edhe ti ashtu si pjesa më e madhe e femrave të cilat kur bëhet fjalë për shopping, nuk e kursejnë paranë?

– Unë jam shumë e kujdesshme në të bërit shopping. Dua të shpenzoj për gjëra që kanë vlerë dhe mbeten, edhe pse vitet ikin.

– A mendon se ka një formulë që garanton mbarëvajtjen në këtë spektakël?

– Shumë punë, përkushtim dhe seriozitet. Në fakt, kjo formulë më shoqëron ngado që jam.

– Nëse do të ishe një kërcim, cili do të ishe?

– Tango. Ajo ka brenda shumë emocion dhe pasion njëkohësisht.

– Po një veshje?

– Dior ose Channel.

– Komentet e bashkëshortit tënd, pasi të ndjek çdo të hënë…

– Më komplimenton gjithmonë dhe është fans i imi. (Buzëqesh) Ai është shoku më i mirë që kam.

– Janë zhvendosur tani komplimentet dhe dhuratat e tij, gjatë të hënave?

– (Qesh) Ato nuk kanë ditë të përcaktuar. Vijnë kur duhet, me shumë dashuri dhe pastërti. (Buzëqesh)

– Sa e rëndësishme është për ty gjuha e trupit?

– Po aq e rëndësishme sa ajo e folur.

– Mendon se çdo fillim i vështirë e ka edhe një fund të lumtur?

– Mendoj se çdo gjë e vështirë që bëhet me përkushtim dhe shumë punë, e ka një fund të lumtur.

– Deri tani ke kuptuar se nuk ka gjë që nuk realizohet nëse vërtet e do, apo se në jetë është e pamundur të realizohen të gjitha?

– Nëse e dëshiron vërtet një gjë, ajo do të vijë te ti duke patur parasysh formulën që citova më lart.

– Je natyrë romantike?

– Jashtëzakonisht shumë! Aty ku ka romanticitet, ka edhe shumë art dhe shpërthime lumturie.

– Një ditë me shi, të frymëzon apo të bën melankolike?

– Më bën melankolike, pasi unë bëj pjesë te njerëzit që adhurojnë diellin dhe rrezet e tij.

– Për çfarë i trembesh kalimit të kohës?

– Që një ditë nuk do të jemi më, prandaj dua të shijoj në zenit çdo ditë të jetës.

– Je më tepër Irena, si avokate apo si balerinë?

– Pa diskutim, si avokate.

– Si e ke parashikuar rrugëtimin tënd në këtë spektakël?

– Shpresoj të nxjerr në pah nga vetja vlera të pazbuluara dhe të kënaqem. Kjo është më e rëndësishmja për mua.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

A ngjitet diabeti?

Advertisement