Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Greta Koçi: Pse të jetë mashkull, kur mund të jetë sukses?

 

 

Greta Koçi vjen këtë herë me këngën “Mas miri”, një bashkëpunim me reperin Gold AG, këngë që duket se ka prekur shumë zemra të dashuruara, sidomos ato që dashurinë e kanë larg. Për pak ditë, kjo këngë është renditur ndër më të klikuarat. Greta ndihet e lumtur për suksesin e këngës dhe shprehet se tani është momenti më i mirë për të punuar shumë, duke ndërthurur punën në politikë, me dashurinë e hershme për muzikën. E bukur dhe e qeshur, si në çdo intervistë, Greta na tregon për këngën dhe përditshmërinë e saj…

Advertisement

  

Rita Rrjolli: – Përshëndetje Greta! Si ndihesh në këtë rikthim në muzikë?

Greta Koçi: – Ndihem mirë për suksesin e kësaj kënge. Nuk besoj se mund ta quaj rikthim, pasi këtu kam qenë. (Qesh) Thjesht, ju jeni mësuar me Gretën që nxirrte këngë çdo dy muaj, ndaj ju duket sikur kam pushuar shumë.

– Si të pritën fansat?

– Kam marrë mijëra mesazhe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e diaspora. Fansat më kanë dërguar qindra covera duke kënduar këngën “Mas Miri”. Jam e lumtur që është pëlqyer kaq shumë.

– Është më e vështirë politika, apo muzika?

– Çdo profesion e çdo punë ka vështirësitë e veta dhe sigurisht, anët e veta pozitive.

– Sa ndryshon Greta në zyrë, me Gretën në skenë?

– Kjo është pyetje interesante, Rita… (Qesh) Në zyrë jam disi më ndryshe, sigurisht, vetë pozicioni që mbaj më detyron të bëj ndryshimin në radhë të parë që në mënyrën e të veshurit. Garderobës sime i janë shtuar shumë më shumë këmisha e xhaketa. Skena është diçka tjetër e zyra diçka tjetër. E vetmja gjë që i lidh është kontakti me njerëzit, i cili është i njëjti, si në skenë, ku kontakt ke vetëm me publikun që vjen për të të ndjekur ty e si në politikë, ku sërish kontakti është me publikun në takime politike.

– Si i ndërthur të dyja?

– Duke i bërë të dyja me pasion dhe dashuri. Është mosha ideale për të punuar fort e për të fjetur më pak.

– Sa kohë të mori përgatitja e këngës “ Mas miri”?

– Këngën e kemi realizuar në një kohë shumë të shpejtë, së bashku me Arianin. Jemi përpjekur të sjellim diçka të bukur dhe të kapshme për veshin e publikut.

– Po klipi, sa kohë të mori?

– Na janë dashur rreth dhjetë ditë punë.

– Teksti i këngës ka brenda ndonjë dedikim personal?

– Duhet të pyesni Arianin… Ai është autori i tekstit.

– Afër Tirana, afër Prishtina… A funksionon një lidhje në distancë?

– Nuk di t`ju them. Nuk jam psikologe në çështje ndjenjash.

– Zgjodhe bashkëpunimin me Gold AG… Pse pikërisht këtë reper?

– Në fakt, kur kemi pirë një kafe me Arianin, po flisnim rreth një bashkëpunimi. Ariani më thotë:  “Me kismet, po e bëjmë një këngë të bukur bashkë!”. Unë pranova dhe i tregova një demo që e kisha gati. Pasi e dëgjoi edhe Ariani, e pëlqeu shumë. Ishte demoja e një kënge që ma kishte dërguar Double D Studio. Nisëm nga puna, Ariani shkroi tekstin e këngës “Mas miri” e më pas inçizuam këngën.

– Gjithmonë e bukur dhe me stil… Si ia bën për të mbajtur këtë standard?

– Faleminderit për komplimentin! Përpiqem të mos dal kurrë nga natyra ime, nga karakteri im. Kushdo stilist që punon me mua nuk arrin të më bindë të vesh diçka tek e cila nuk ndihem rehat, nuk ndihem vetvetja. Është shumë e rëndësishme që artisti të krijojë identitetin e vet. Unë kujdesem për veten në çdo dalje publike, por sigurisht që pas meje janë edhe njerëz të tjerë që kujdesen me shumë dashuri për imazhin tim artistik.

– Në ndryshim nga shumë këngëtare ti s’e ke pëlqyer lakuriqësinë… Si e komenton muzikën komerciale që shitet vetëm nga klipet?

– Kur kënga dhe mbi të gjitha këngëtari është i mirë, nuk ka pse del lakuriq në video. Publiku shqiptar është intelegjent dhe arrin të ndajë vlerat nga antivlerat. Ne artistët jemi modele që ndiqemi dhe imitohemi nga i gjithë brezi i ri. Është shumë e rëndësishme që t’i edukojmë sa më mirë këta të rinj, të cilët na ndjekin me kaq dashuri.

– Si e konsideron famën?

– Fama është jashtëzakonisht e bukur, në rastin kur fitohet ndershmërisht, kur fitohet me vlera. Se, ka lloj-lloj fame.

– A matet fama me të ardhurat?

– Pa diskutim që po. Për artistët që janë në majë, kërkesat për koncerte janë më të mëdha dhe sigurisht, të ardhurat, më të larta.

– A e ndjen veten më të famshme tani, sesa para 10 vitesh?

– Ndihem e kënaqur që pëlqehem, repsktohem dhe frymëzoj në këto vite shumë të rinj e të reja.

– Po pas 10 vitesh, ku aspiron të jesh?

– Nuk mund ta parashikojë askush se ku do të jetë pas 10 vitesh, por sigurisht që uroj të jem e plotësuar dhe e realizuar në të gjitha synimet profesionale që kam.

– Të bësh muzikë, për ty, është…

– …qetësim dhe kënaqësi, jo vetëm personale, por edhe për të tjerët që e dëgjojnë muzikën.

– Ka ndonjë të re në jetën personale?

– Jam totalisht e fokusuar në karrierë.

– A mendon edhe ti që, sa më e sukseshme të jesh, aq më të vështirë e ke të gjesh mashkullin ideal?

– Mendoj se askush nuk është perfekt dhe nuk besoj se ekziston “ideali”, por sipas meje, femrat e suksesshme në profesione të ndryshme e kanë të vështirë të bëjnë zgjedhjen e tyre për të lidhur jetën me dikë, pasi ai person duhet të jetë i realizuar dhe i suksesshëm njësoj si ato, për të mos thënë, më shumë se ato. Kjo është një arsye pse kjo kategori femrash mendon se, sa më e zonja të jesh, aq më e vështirë është të gjesh njeriun e jetës.

– Për ty ideali ekziston në jetë, apo vetëm në përralla?

– Për mua, askush nuk është i përkryer, por njeriu bën përzgjedhje dhe vendos në peshore anët pozitive e ngevative të një njeriu. Nga anon peshorja…

– Çfarë duhet të bëjë një djalë që të të bjerë në sy?

– Për syrin tim? Pse të jetë mashkull, kur mund të jetë sukses? Pra, e thashë këtë shprehje për të kuptuar që nëse është i realizuar me vetveten, do të thotë që është në kompleksitet një person me personalitet, me dëshirë për të lënë gjurmë në këtë jetë dhe them se kjo do të ishte arsyeja për të më rënë në sy mua personalisht.

– Çfarë dëshiron më shumë për momentin?

– Të mund të gjeja fjalë që t’i falënderoja të gjithë fansat, ngado ndodhen, të cilët më shkruajnë mesazhe 24 orë në ditë.

– Kur e do diçka, e kërkon apo i bie rrotull?

– Kur e dua diçka, e fitoj me meritë.

– Gjendja shpirtërore që ke për momentin?

– Happy (E lumtur)…

– Mendimi i parë kur zgjohesh në mëngjes?

– Faleminderit Zot për bekimet që më jep!

– Një ditë e bukur do të ishte…

– Një ditë e kaluar me familjen time. Vetëm me ta.

– Po ditë të këqija, ke pasur?

– Gjithkush ka pasur edhe ditë të zymta…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Politika peng i krimit apo krimi peng i politikës? Nga Agron BERDAJ

Next Post

Pse disa burra i shajnë gratë e tyre?

Advertisement