Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Karadai: Mahiri mëson se Feridja është ende shtatzënë
“Duaje jetën” Paloma i tregon Paulinës se Brunoja nuk është i ati
Dj Edmond : Të jetosh si një DJ...

“Duaje jetën” Paloma i tregon Paulinës se Brunoja nuk është i ati

 

 Alehandra, së cilës i interesojnë vetëm paratë, e këshillon Nidon të rifitojë zemrën e Palomës dhe të kërkojë atësinë e vajzës së tij, e cila është trashëgimtarja e një familjeje të pasur.

Atilio takohet me Feliksin dhe i thotë se nuk i ka harruar kontratat që ka bërë ai, fshehurazi Sezarit. Feliksi mundohet ta bindë se nuk ka ndodhur asgjë nga këto dhe se këto janë pasojë të goditjes që ai ka marrë në kokë.

Advertisement

Amarilisi shkon në spital së bashku me Heronin e Nikon, për të bërë fekondimin. Amarilisi i tregon Palomës se e ka marrë këtë vendim jo për të marrë paratë e dy djemve, por sepse mendon se po i ikën koha për t’u bërë nënë. Paloma mundohet ta bindë se ai fëmijë nuk do të jetë i saji, por i çiftit gej, ndaj duhet ta mendojë më mirë. Familja e Brunos bën një festë për Paulinën në shtëpinë e Palomës. Paulina mërzitet dhe Brunoja shkon ta qetësojë. Paloma nis të qajë, kur mendon se shumë shpejt lumturia atë e bijë do të marrë fund dhe ndihet fajtore. Amarilisi përpiqet ta bindë se ajo është e dashuruar me Brunon, por Paloma është e bindur se Brunoja ka qenë personi që i ka marrë fëmijën atë natë dhe se ndoshta edhe ai ka qenë në bar. Amarilisi e këshilon ta hapë këtë bisedë me Brunon, për të dëgjuar versionin e tij, pasi ndoshta kështu nuk do ta shkatërrojnë mundësinë për të nisur një jetë të re së bashku.

Feliksi bëhet xheloz kur shikon afërsinë që tregon e ëma ndaj Paulinës, por sidomos kur vogëlushja thotë se kur të rritet do të bëhet mjeke, gjë që e mahnit Sezarin. Lejla i tregon Feliksit planin që ka për ta martuar Talesin me Nikolën, që t’i marrë asaj pasurinë. Feliksi i kërkon ta dërgojë Talesin tek ai për ta bindur.

Pasi flet me Nidon në lidhje me fatin e së bijës, Paloma mendon se e ka gjetur zgjidhjen e problemeve të saj. Ajo shkon në shtëpinë e Brunos dhe i thotë se ai nuk ka për ta marrë kurrë Paulinën. Brunoja nuk e kupton se ku e ka fjalën ajo, kështu që Paloma i tregon se Paulina është e bija, vajza që asaj i rrëmbyen në bar, para shumë vitesh. Ajo i thotë se është e bindur se personi që ia mori ishte atë natë në bar dhe se përfitoi nga dobësia e saj. Brunoja nuk e kupton se ajo po e akuzon dhe përpiqet ta ngushëllojë, por Paloma inatoset dhe i thotë se ai është njeriu që i vodhi të bijën, që e privoi të jetonte kaq vjet larg saj dhe të mos e shikonte ndërsa rritej. Brunoja i thotë se do t’ia shpjegojë gjithçka që ka ndodhur, por Paloma nuk pranon ta dëgjojë…

Brunoja, Glause dhe Kornelia ndihen të dëshpëruar dhe e pranojnë se regjistrimi i vajzës së gjetur në spitalin San Magno ka qenë i jashtëligjshëm, kështu që ata duhet të përballen me pasojat. Avokatja e Glauses e këshillon Brunon të mos pranojnë asgjë dhe të vazhdojnë të këmbëngulin se vajzën e ka lindur ish-gruaja e tij. Brunoja thotë se është më mirë t’i tregojë…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Karadai: Mahiri mëson se Feridja është ende shtatzënë

Next Post

Dj Edmond : Të jetosh si një DJ...

Advertisement