Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ish-i dashuri më injoron
Arilena Ara: Nuk rend pas lumturisë, thjesht jetoj me të!
Shpjegimi i endrrave tuaja...

Arilena Ara: Nuk rend pas lumturisë, thjesht jetoj me të!

E shohim të kërcejë mes yjesh në “Dance vvith me”, ndërkohë që prej një viti e gjysëm, mungon në media. Sigurisht, kemi shumë për ta pyetur dhe ajo, ka shumë për të na thënë… A do ta marrë ajo trofeun e spektaklit, siç mori atë të “X Facktor”? Vetë Arilena thotë se Tv Klan është hajmalia e saj fatsjellëse, por jo vetëm kaq, ndaj ju ftojmë ta lexoni këtë intervistë interesante që zhvilluam me të…

 

Mia Buci: – Arilena, ja ku jemi pas një viti e gjysëm mungese nëpër media… ke ndonjë gjë me mediat apo ke ndonjë gjë për të fshehur?

Advertisement

Arilena Ara: – Gjithmonë ka gjëra për të “fshehur” (buzëqesh), por në rastin konkret ka qenë një vendim menaxherial që të mos jem e pranishme në media. Theksoj që pas gjithë kësaj kohe intervistën e parë po e jap eksluzivishit për ju! (Buzëqesh)

– …dhe, çfarë ka ndodhur në jetën tënde gjatë kësaj kohe?

– Kanë ndodhur gjëra shumë të bukura dhe të rëndësishme që kanë vulosur vazhdimësinë e suksesshme në atë çfarë është edhe qëllimi im kryesor në jetë: muzika dhe arti. Muajt në vazhdim do ta vërtetojnë këtë gjë! Kjo periudhë ka qenë pa dyshim periudha më e ngarkuar e jetës sime. Fillimisht, sezoni i verës me një aktivitet të ngjeshur koncertesh në mbarë Shqipërinë. Koha që mbetej?! E “izoluar” në studio.

– Një ndër të rejat është edhe pjesëmarrja në spektaklin “Dance vvith me”. Të tillë e kishe imagjinuar impaktin tënd te publiku me anë të kërcimit apo gjithçka ishte befasuese për ty?

– Propozimi erdhi në një moment kur ditë-nata ime ishte e ngarkuar në mes të turmave që ndiqnin performancën time, por nuk mund të refuzoja emocionin dhe ndjenjën që transmeton një format i tillë. Shpirti im merr jetë në skenë dhe sigurisht, kërcimi është gjithashtu veti ushqyese e tij. Ishte befasi sepse “Dance vvith Me” është spektakli më i ndjekur i momentit në televizionet shqiptare dhe si rezultat i kësaj, sinqerisht, nuk e prisja ftesën e produksionit për të qenë pjesëmarrëse në këtë sezon të dytë, ftesë të cilën nuk mund ta refuzoja kurrsesi!

– Nga një kompeticion i televizionit Klan në një tjetër, nga “X Factor” në “Dance vvith me”. Të ka sjellë fat ky televizion?

– Historia ime filloi në Klan dhe me kënaqësi mund të them që ka qenë dhe vazhdon të mbetet hajmalia fatsjellëse në karrierën time artistike dhe një ogur i mbarë për mua gjithashtu!

– Cili do ishte kompeticioni i tretë pjesë e të cilit do të doje të ishe?

– Shumë shpejt do ta keni edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje. (Buzëqesh)

– Kanë kaluar 5 javë nga spektakli… Çfarë ke mësuar deri tani rreth magjisë së kërcimit?

– Kërcimi është gjuha e trupit. Kjo quhet kimia mes dy njerëzve që bashkohen në një lëvizje të vetme. Kam mësuar shumë dhe deri në fund të këtij programi, mendoj se do të kem fituar një eksperiencë që do të më shërbejë shumë në karrierën time.

– Çfarë do të duhet të presim nga ti në javët në vazhdim?

– Shuuuuumë surpriza, ju premtoj! (Buzëqesh)

– Ndërkohë, sa të mungon studioja muzikore, kufjet në vesh, mikrofoni dhe përcjellja e shpirtit në këngë?

– Unë jam 24 orë non stop nën efektin e muzikës. E filloj ditën në mëngjes rrugës për prova me volum të lartë në makinë, ushtroj koreografinë me volum të lartë në palestër dhe ia mbath në studion e regjistrimit në mesnatë, kohën e mbetur. Madje, guxoj të them që baleti po më mëson të jem më afër këngës në një këndvështrim tjetër, që nuk e kisha ndierë më parë.

– Ta kërkon më shumë kërcimi trupin apo trupi kërcimin?

– Kërcimi ka lindur njëherësh me mua. Nuk do ndihesha e plotësuar si artiste nëse trupi im nuk do të reagonte me lëvizje fizike dhe emocione shpirtërore ndaj ritmit që më jep muzika.

– Kërcimi që të rri më mirë dhe me të cilin arrin të shprehësh të gjithë Arilenën?

– Sapo lashë pas javën e pestë të spektaklit dhe janë akoma disiplina të mbetura që nuk i kam kërcyer. E preferuara ime deri tani është “Passo Doble”, nga e cila u shpalla dhe mbretëreshë. Baleti nuk përkufizon vetëm një karakter, prandaj mendoj se kam shumë emocione dhe ndjenja për të dhuruar në vazhdimësi.

– Ka ndodhur që mos të të ketë dalë gjumi për në prova?

– Të vërtetën? Asnjëherë. Është një angazhim i bukur për mua të cilin e zbatoj me përpikmëri dhe kënaqësi. Madje, zgjohem disa orë përpara që të marr kaloritë e duhura për një ditë pozitive në prova. Unë tashmë mund të them me plot gojën që jam rritur në konkurse dhe sigurisht, përkushtimi është gjithmonë maksimal, duke mos neglizhuar asnjë moment të vetëm!

– Personi me të cilin i ke marrëdhëniet më të mira…

– Ne jemi një kast i lidhur zinxhir. Duhemi fort të gjithë me njëri-tjetrin, kështu që po veçoj partnerin tim Labin, pasi është dhe pjesë e imja shumë e rëndësishme në këtë lojë dhe sigurisht, mbështetemi në gjithcka.

– Si është Labi si partner në kërcim?

– Profesionist! (Buzëqesh) Është shumë i shkathët dhe i aftë në lëvizje.

– Sa arrijnë të kuptohen me njëri-tjetrin një gazetar dhe një këngëtare?

– Unë dhe Labi, në momentin e parë që u takuam, kuptuam që do të kemi një marrëdhënie pune të shëndetshme. Tashmë, na duket sikur kemi një jetë që njihemi. Dua të theksoj që Labi e ka më të vështirë se asnjë tjetër prej nesh pjesëmarrjen ne këtë garë për arsyet që lidhen me punën e tij në produksionet televizive që drejton prej shumë vitesh në TV 21 në Kosovë. Mund të them që Rrugën e Kombit e ka bërë rutinë të përjavshme, prandaj edhe mirëkuptimi është maksimal!

– Ndihesh pak më e ngurtë me Labin, për shkak se ai është i fejuar?

– Jo! Unë jam shumë reale dhe vetvetja me të. Ai të bën të ndjehesh rehat në çdo moment. E kam për zemër dhe e respektoj maksimalisht si njeri dhe si profesionist. Është shumë pozitiv dhe dita jonë fillon gjithmonë me të qeshura. Fakti që është i fejuar nuk do të thotë në asnjë mënyrë që të jetë “pengesë” për asnjë moment në këtë sfidë të përbashkët që kemi marrë përsipër. Mbi të gjitha, ne jemi artistë. (Buzëqesh)

– Është e fejuara e tij tipi që e shoqëron atë gjithnjë në prova?

– Ajo ka qenë vetëm njëherë përpara se Labi të nisej për në Kosovë. Erdhi për të më përshëndetur mua. Ajo është një femër shumë e ëmbël që e mirëkupton në gjithçka; jo më kot është shpirti i tij binjak!

– Berti, Albi dhe Valbona… Gjykimi i cilit prej tyre ka më shumë peshë për ty?

– E di që nuk do të më besosh, por gjykimet e secilit në llojin e tyre janë shumë të rëndësishme për mua. Dua të dëgjoj kritikat filizofike të botës së Bertit, mënyrën si e zhvesh baletin dhe e vesh me këndvështrimin e tij të veçantë, ashtu sikurse kam nevojë për ëmbëlsinë inkurajuese të Bonës. Dhe së fundmi, pritshmëritë dhe kënaqësinë që merr kryetari i jurisë dhe koreografi ynë Albi Nako nga numri i tij, në mënyrën si realizohet nga unë në skenë.

– Të bëjnë kritikat e Bertit për një kafe të fortë që të mbledhësh veten?

– (Qesh) Bertin e njoh prej vitesh. Fati im e ka dashur që edhe në jurinë e “Gjeniut të vogël” të ishte në panel, kështu që më ka gjykuar dhe vlerësuar qëkur isha fëmijë. Tani mund të them se ka ndryshuar, është zbutur aq shumë sa i thashë një natë pas spektaklit: “Je bërë shumë i mirë dhe nuk të shkon”. (Buzëqesh)

– Natën e fundit, në duart e kujt e mendon kupën?

– Ia uroj Labit dhe Arilenës. (Qesh) Përtej shakasë, e mendoj në duart e çiftit më të mirë mes nesh!

– Nuk të pyeta fare për djemtë… Do të më tregosh diçka ti vetë?

– Mos më bëj të skuqem… (Qesh)

– Për vajzat e bukura vështirë të besohet se nuk kanë një mashkull në krah. Është ky thjesht një mendim klishe?

– Jo domosdoshmërisht. (Buzëqesh)

– Ka një shprehje që thotë se të ëndërruarit dhe lumturia janë të vetmet gjëra falas. Sa e vë në praktikë të parën dhe sa rend pas së dytës?

– Edhe unë do t’i përgjigjem pyetjes tënde me një thënie: “E ardhmja u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre”. Ëndrrat janë të bukura dhe asnjëherë s’duhet të heqim dorë prej tyre. Nuk rend pas lumturisë, thjesht jetoj me të!

– Bie dakord se gjërat e ndaluara janë njëkohësisht edhe më të bukurat?

– Nuk jam totalisht dakord. Çfarë ka të bukur nëse është e ndaluar dhe më pas, e gabuar?!

– Kontrata që do të të lumturonte…

– Nuk ka ndodhur ende! (Buzëqesh)

 

 

Çfarë do të ishe, nëse do të ishe…

 

…një ngjyrë?

E bardhë.

…një peizazh?

– Det.

…një vend?

Ishull.

…një pjesë e shtëpisë?

– Kuzhinë.

…një ndienjë?

– Lumturia.

…një objekt?

Telefon.

…një veshje?

Pallto.

…një kafshë?

Luaneshë.

…një stinë?

Vera.

…një element i natyrës?

– Ajri.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ish-i dashuri më injoron

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement