Qeveria japoneze ka ndërmend të ndryshojë konceptin e të bardhës së vezës dhe të verdhës së saj. Ajo po i ushqen pulat me oriz, me qëllim që të shtojë konsumimin e orizit në vend. Si pasojë e kësaj diete të pasur me oriz, pulat po i bëjnë vezët me të verdhë më të zbehtë, në krahasim me pulat që bëjnë vetë me të ngjyrë të verdhë të theksuar, sepse ushqehen kryesisht me misër. Vezët e pulave Kometsuya janë “të ëmbla” dhe po bëhen të njohura, gjë që mund të ndryshojë së shpejti konceptin e së bardhës dhe të verdhës së vezës.
Advertisement