Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test: Dini si të kujdeseni për lëkurën tuaj?

1. Cila nga substancat e mëposhtme është provuar shkencërisht se trajton shenjat e plakjes:
a. Retinoidet
b. Acidet alfa-hidrokside
c. Acidi azelaik
d. Të gjitha më sipër

2. Trajtimet e zakonshme kundër hemorroideve mund të ndihmojnë në eliminimin e qeskave poshtë syve:
a. E vërtetë
b. E pavërtetë

3. Cilat nga produktet e mëposhtme heqin rrathët e zinj poshtë syve:
a. Terapia me lazer
b. Substancat për zbardhjen e lëkurës
c. Injeksionet kundër rrudhave
d. Të gjitha së bashku

Advertisement

4. Kremërat e aplikuara në lëkurë mund të eliminojnë celulitin:
a. E vërtetë
b. E pavërtetë

5. Cili nga trajtimet e mëposhtme ndihmon në tendosjen e lëkurës që varet në zonën e mjekrës dhe të qafës?
a. Pilingu me kimikate (eliminimi i shtresës sipërfaqësore të lëkurës që përmban qeliza të vdekura)
b. Kremërat me kolagjen
c. Procedurat me lazer
d. Antioksiduesit

6. Cili nga përbërësit aktivë të kremërave të mëposhtme është më efikas për të eliminuar njollat e moshës:
a. Hidrokinoni
b. Niacinamidi
c. Konezima Q10
d. Acidi alfa-lipolik

7. Cilat kremra mund të stimulojnë rigjenerimin e kolagjenit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje më të tendosur dhe duke pakësuar rrudhat?
a. Antioksidantët
b. Retinoidet
c. Acidet alfa-hidrokside
d. Peptidet

8. Kurrë nuk duhen kombinuar kremrat që përmbajnë retinoide me ato që përmbajnë vitaminë E:
a. E vërtetë
b. E pavërtetë

9. Nëse acidet alfa-hidrokside e irritojnë lëkurën tuaj, cila substancë mund të përdoret si zëvendësuese e mirë:
a. Acidet beta-hidrokside
b. Antioksiduesit
c. Acidet polihidrokside
d. Retinoidet

10. Produktet e përdorura kundër aknes tek adoleshentët janë po aq efikase edhe për trajtimin e aknes te të rriturit:
a. E vërtetë
b. E pavërtetë

11. Cilat nga metodat e mëposhtme për zbardhjen e dhëmbëve ka më pak rezultate gjatë veprimit të saj:
a. Pastat e dhëmbëve zbardhuese
b. Solucionet shpëlarëse zbardhuese
c. Strishat zbardhuese
d. Xhelërat zbardhuese

12. Kur zgjedh një trajtim me bojë për flokët gri, duhet të zgjidhni një ngjyrë që është:
a. Afër ngjyrës suaj natyrale
b. Shumë më e errët se ngjyra juaj natyrale
c. Shumë më e hapur se ngjyra juaj natyrale
d. Asnjë më sipër

13. Cili nga produktet e mëposhtme mund të ndihmojë në rastin e thonjve të brishtë, që thyhen:
a. Tabletat me xhelatinë
b. Ato me biotinë
c. Forcuesit e thonjve
d. Të gjitha së bashku

14. Cila nga opsionet e mëposhtme ngadalëson rënien e flokëve te burrat:
a. Minoksidili
b. Finasteridi
c. Lënia e duhanit
d. Të gjitha më sipër

15. Cilat nga substancat e mëposhtme e mban lëkurën të hidratuar, të shëndetshme dhe me pamje më të re:
a. Vitamina D
b. Acidet omega-3
c. Fitoestrogjenet
d. Seleni

Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Produktet që kanë si përbërës aktivë retinoidet, acidet alfa-hidrokside, acidin azelaik, hidrokinonën, acidin kojic dhe acidin salicilik janë provuar se mund të trajtojnë shenjat e plakjes dhe e bëjnë lëkurën të duket më të re.
2. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Trajtimet e zakonshme kundër hemorroideve mund të ndihmojnë në shfryrjen e qeskave poshtë syve, duke ndihmuar në tkurrjen dhe lëmimin e lëkurës. Edhe qeskat me çaj jeshil përmbajnë substanca natyrale anti-inflamatore, që mund të reduktojë grumbullimin e lëngjeve në këtë zonë, gjë që shkakton fryrjen. Megjithatë, këto janë trajtime të përkohshme. Më jetëgjata janë solucionet për mbushjen e rrudhave, që injektohen në këtë zonë, ose liftingu kirurgjikal.
3. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Janë shumë gjëra që ndikojnë te rrathët e zinj, përfshi këtu edhe trashëgiminë, ndërkohë që lodhja bën që ato të duken më keq. Alkooli çhidraton lëkurën dhe i thekson ato. Shpesh, shkaku është pigmentimi i tepruar dhe zgjerimi i enëve të gjakut nën lëkurë. Trajtimi më i mirë për rrathët e zinj varet nga lloji i tyre. Nëse keni rrathë të zinj të shkaktuar nga hollimi i lëkurës, lazeri ose drita me pulsim të fortë, mund të ndikojë në enët e gjakut që janë shkaku i çngjyrimit. Nëse shkaktohen nga pigmentimi i tepruar, një problem i zakonshëm për aziatikët dhe afroamerikanët, mund të ndihmojnë trajtimet për zbardhjen e lëkurës, si hidrokinoni. Nëse problemi shkaktohet nga hollimi i lëkurës, atëherë më mirë të përdorni mbushësit e rrudhave.
4. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ndërkohë që disa kremëra ndihmojnë në pakësimin e efektit të lëkurës së portokalles përkohësisht, asnjë krem nuk arrin ta tresë dhe eliminojë celulitin nga trupi.
5. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Procedurat me lazer, si rindërtimi i lëkurës me lazer dhe CO2, lazeri me YAG (substancë kristaline) dhe drita me pulsim të fortë, mund të rinojnë dhe tkurrin lëkurën. Ka edhe lloje të ndryshme trajtimi jokirurgjikal të cilat përdoren vetëm, ose të kombinuara, që mund të ndihmojnë në tendosjen e lëkurës që varet në qafë dhe mjekër. Botoksi mund të përdoret për të eliminuar rrudhat e dukshme në qafë. Produktet që përmbajnë përbërës për tendosjen e lëkurës, si niacinamidet, acidi hialuronik dhe heksamidina mund të jenë të mira në trajtimin e shenjave më të vogla të plakjes. Pilingu me kimikate dhe antioksiduesit mund të ndihmojnë në rinovimin e pamjes dhe teksturës së lëkurës, pakësimin e çngjyrosjes së saj, eliminimin e njollave të shkaktuara nga dielli dhe shtimin e shkëlqimit, por nuk ndikojnë në lëkurën që varet. Gjithashtu, dermatologët thonë se kolagjeni që ndodhet në kremëra nuk thithet nga lëkura, por qëndron në sipërfaqe të saj.
6. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Hidrokinoni është një nga trajtimet më efikase kundër njollave të moshës. Ky përbërës zbardhues mund të gjendet në formë kremi, por Shoqata Amerikane e Ilaçeve po mendon të mos përdoret pa recetë mjekësore, sepse është helmues. Edhe pilingu me kimikate e dritë dhe trajtimet me lazer ndihmojnë në trajtimin e njollave të moshës.
7. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Retinoidet, që janë derivate të vitaminës A, janë përbërës të kremërave që përdoren për trajtimin e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes së lëkurës dhe mund të ndihmojnë në shumë probleme të saj. Ato funksionojnë duke nxitur prodhimin e kolagjenit nga lëkura, duke e bërë atë më të tendosur dhe të fryrë. Aktioksidantët si vitamina E, acidet alfa-hidrokside dhe beta-hidroklside gjithashtu mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe të reduktojnë shenjat e plakjes.
8. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Produktet që përmbajnë retinoide, të kombinuara me vitaminën E, mund të përmirësojnë pamjen e jashtme të lëkurës dhe të luftojnë plakjen e saj.
9. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Njerëzit me lëkurë të ndjeshme mund të duan t’i evitojnë acidet alfa-hidrokside, si acidin glikolik. Acidet beta-hidrokside, antioksiduesit dhe retinoidet gjithashtu mund të shkaktojnë irritim. Në vend të tyre mund të përdorni produktet që përmbajnë acidet polihidrokside, që janë më pak irrituese. Nëse lëkura juaj është shumë e thatë, duhet të ulni përdorimin e përditshëm të acideve alfa-hidrokside dhe të aplikoni kremëra hidratuese. Gjithashtu, sigurohuni të përdorni çdo ditë krem kundër diellit kur përdorni ndonjë nga këto produkte.
10. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Akneja e të rriturve ndryshon shumë nga puçrrat e adoleshentëve, qoftë në pamje, qoftë në trajtim. Lëkura e të rinjve ka më shumë gjasa të ketë mbyllje poresh. Shumë nga produktet që përdoren për aknen përmbajnë acid salicilik dhe peroksid benzoili, të cilat janë të mira për puçrrat me qelb, por jo aq efikase për aknen më të thellë që kanë të rriturit.
11. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Disa ekspertë thonë se solucionet zbardhuese nuk janë aq efektive se produktet e tjera zbardhuese, sepse këto solucione kanë një kontakt shumë të shkurtër me dhëmbët, vetëm dy minuta në ditë, krahasuar me 30 minuitat e strishave.
12. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Ekspertët thonë se kurrë nuk duhet zgjedhur një ngjyrë shumë e hapur, ose shumë e errët kur ngjyrosni flokët gri. Zgjidhni një ngjyrë që është maksimumi 3 tonalitete larg ngjyrës suaj natyrale për t’u siguruar për një rezultat natyral dhe për të minimizuar dukjen e rrënjëve të flokëve me thinja.
13. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Disa studime kanë treguar se tabletat me biotinë (një lloj vitamine B) shtonin trashësinë e thoit dhe parandalonin thyerjen dhe çarjen e tyre. Nga ana tjetër, xhelatina dhe forcuesit e thonjve nuk ndikojnë edhe aq.
14. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Minoksidili është një trajtim i zakonshëm pa recetë mjekësore, i aprovuar nga Shoqata Amerikane e Ilaçeve, të cilin burrat mund ta aplikojnë në lëkurën e kokës. Ai ngadalëson rënien e flokëve te burrat, bile disa i ndihmon t’u dalin flokë të rinj. Megjithatë, kur trajtimi ndërpritet, rënia e flokëve rifillon. Finasteridi është një ilaç që jepet me recetë mjekësore, që ngadalëson rënien e flokëve duke pakësuar prodhimin nga trupi të DHT-së, një hormoni që shkakton tkurrjen e rrënjës së flokut. Ashtu si minoksidili, ai funksionon për aq kohë sa aplikohet. Studime të ndryshme kanë treguar një lidhje të rëndësishme mes duhanpirjes dhe shpejtësisë së rënies së flokëve tek burrat.
15. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Acidet yndyrore esenciale, si omega 3 dhe omega 6 janë tullat që ndërtojnë membranën e qelizës, si pasojë edhe të një lëkure të shëndetshme. Ndërkohë që shumica prej nesh konsumon produkte me omega 6, si ëmbëlsira, vajra, fara dhe mish pule, dieta jonë shpesh është e varfër me omega 3. Për të pasur lëkurë më të shëndetshme, duhet të konsumoni më shumë produkte që e përmbajnë atë, si salmoni, skumbria, arrat, sardelet, soja, etj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Muaji i lindjes ndikon te sëmundjet

Next Post

Më është zmadhuar gjoksi

Advertisement