27
Magnezi është një nga mineralet thelbësore për shëndetin tonë. Ai në fakt ndihmon në shumë funksione të organizmit, meqë përfshihet në më shumë se 300 procese metabolike. Në veçanti është i dobishëm për muskujt dhe sistemin nervor, ndihmon në rregullimin e nivelit të kalçiumit në gjak, në prodhimin e energjisë, etj. Shpesh ndodh të kemi mungesë të tij, gjë që shfaqet me disa simptoma karakteristika.
Kur trupit tonë i mungojnë vitamina apo kripëra minerale, ai ndodhet në një situatë çekuilibri që do të ishte mirë ta rregullonim sa më parë të ishte e mundur. Por, si ta vësh re këtë mungesë? Shpesh nevojitet mendimi i një specialisti që mund të njohë disa nga simptomat, por në rastin e mungesës së magnezit, ka disa simptoma tipike, që mund të njihen lehtë edhe vetë…
Spazma muskujsh
Një simptomë karakteristike e mungesës së magnezit janë spazmat ose ngërçet e muskujve që mund të prekin sidomos këmbët kur sforcohemi, kur thjesht qëndrojmë në këmbë, ose edhe kur çlodhemi apo natën, kur jemi krejtësisht të relaksuar.
Lëvizje të vazhdueshme këmbësh
Sindroma e lëvizjes së vazhdueshme të këmbëve vetëm kohët e fundit është njohur si problem nga mjekët. Kjo sindromë shkakton një ndjesi tensioni në muskuj, në shumicën e herëve të vazhdueshme, që shkakton nevojën për të lëvizur shpesh gjymtyrën apo gjymtyrët e prekura. Zakonisht, përkeqësohet natën dhe shpesh, shkakton vështirësi për të fjetur gjumë.
Migrena
Disa studime kanë treguar lidhjen mes një mungese të magnezit dhe shtimit të rrezikut të migrenës, sidomos te gratë që vuajnë nga ky problem, bashkangjitur me ciklin menstrual. Dihet edhe që magnezi zgjeron enët e gjakut dhe jo rastësisht, shumë dhimbje koke, sipas ekspertëve, shkaktohen pikërisht nga kontraktimet muskulare të enëve të gjakut.
Depresion apo ankth
Në studime të ndryshme, ndër të cilët edhe ai i Institutit të Kërkimeve Xhorxh Ibaj, është vënë re se mungesa e magnezit mund të shkaktojë çekuilibrime në tru, si pasojë në disa raste shkakton edhe një depresion që trajtohet pikërisht duke marrë vazhdimisht magnez. Meqë magnezi vepron si një qetësues në sistemin nervor, mungesa e tij mund të shkaktojë edhe ankth dhe kriza paniku.
Aritmi të zemrës
Një mungesë e magnezit në organizëm mund të shkaktojë edhe atë ndjesi që na bën të perceptojmë pakësimin e rrahjeve të zemrës, ose të kundërtën, shtimin e tyre, që mund të zgjasë për disa sekonda, por edhe për një minutë ose më shumë. Jo gjithmonë këto simptoma janë të lidhura domosdoshmërisht me mungesën e magnezit, por gjithsesi kjo ju shtyn të konsumoni më shumë ushqime të pasura me magnez, ose të merrni tableta magnezi në farmaci. Ndër ushqimet që e përmbajnë më shumë janë arrat, drithërat integrale dhe perimet jeshile. Për fat të keq, në shumicën e rasteve, plehërat kimike i kanë varfëruar mineralet e tokës, prandaj është e nevojshme që magnezi të merret në formë tabletash.