Gjyshi i inatosur
– Kam parë në ëndërr gjyshin sikur e inatosa. Unë vrapoja dhe ai po më ndiqte nga mbrapa. Kur doli, më goditi me pistoletë, por pistoleta nuk më preku. Pres një shpjegim.
– Një ëndërr e tillë tregon që duhet të bëni kujdes në ambientin shoqëror sepse dikush mund të përpiqet t’ju bëjë keq (jo t’ju vrasë, mos kini frikë) me ndonjë muhabet, ndonjë projekt, etj. Gjyshi që ju është shfaqur në ëndërr është një lloj paralajmërimi që të keni kujdes. Gjyshërit dhe prindërit në ëndërr shfaqen vetëm për këshilla, mall dhe që t’ju paralajmërojnë për ndonjë gjë jo të mirë, kur janë të shqetësuar për ne.
Yje që binin
– Kam parë në ëndërr sikur ishte natë e unë po shihja qiellin që ishte i mbushur me yje. Papritur yjet filluan të binin dhe unë fillova të shprehja dëshira. Çfarë kuptimi ka ëndrra ime, ju lutem?
– Yjet në vetvete janë shenjë pozitive, por në të njëjtën kohë shprehin një lloj çorientimi të personit që i shikon. Keni shumë ëndrra dhe dëshira për të realizuar, por nuk dini nga t’ia filloni dhe kjo jua vështirëson më shumë gjendjen tuaj. Duke qenë se shprehni dëshira, ëndrra ju sugjeron t’i merrni një nga një e me qetësi projektet tuaja dhe do të shikoni se do të realizohen ashtu siç i shprehni. Vetëm kini kujdes, mos u nxitoni.