Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Foshnja e hedhur
– Në ëndërr pashë një çift që hodhën në ferra një foshnje 1 muajshe. Unë u ngrita, e mora dhe po kërkoja t’i gjeja rroba. Doja të lajmëroja policinë, por kisha frikë se do të ma merrnin. E shtrëngoja fort dhe ndjeja qetësi në shpirt. Doja që ky fëmijë të ishte i imi, edhe pse e gjeta në rrugë. Theksoj që jam nëna e dy fëmijëve dhe bebet i adhuroj. Ju lutem, më ktheni përgjigje se ç’do të thotë. Faleminderit.
– E nderuar nënë, fëmija që keni parë ka të bëjë me një plan, projekt të cilin e kanë menduar të tjerë dhe nuk e kanë vlerësuar siç duhet, ndërsa ju do ta kapni rastin dhe do ta shfrytëzoni për mirë. Se çfarë është dhe përse bëhet fjalë, këtë e dini vetëm ju. Nëse nuk ka ndodhur gjer tani, do të ndodhë në të ardhmen. Ka të bëjë më shumë me një plan, projekt, punë apo edhe çështje brenda familjes. Ju do të kujdeseni për këtë gjë dhe do të korrni frutet e suksesit dhe punës e përkujdesjes tuaj. Është një ëndërr shumë pozitive për ju.

Unazë floriri me gurë
– Kam parë në ëndërr sikur isha nisur për të blerë në një dyqan. Rastësisht shikova duart dhe pashë se në gishtin e fejesës kisha një unazë floriri me një gur të bardhë. Ishte shumë e bukur. Kur arrita te dyqani, i ndryshova vendin unazës dhe e vendosa në dorën e djathtë, që të mos kuptonte gjë shitësja. Më doli gjumi e pashë orën. Ishte 05:05 e mëngjesit. Fjeta dhe pashë përsëri në ëndërr duke ecur me motorr (në realitet nuk di ta ngas) me shpejtësi, kalova rrugë e fusha dhe kur pashë se po ecja sipër ujit, kuptova se po fluturoja. Isha shumë mirë. Shkova te prindërit për t’u treguar se mund të fluturoja, por ata nuk m’u dukën të kënaqur nga kjo. Aty pashë një djalë të ri që m’i kishte ngulur sytë, pastaj nuk kujtoj gjë më. Ju lutem, më ktheni përgjigje këtë javë se ç’kuptim ka ëndrra. Jam 29 vjeçe.
– E dashur 29 vjeçare, ju jeni vetëm dhe dëshironi tashmë të keni një lidhje serioze, si dhe ju ka zënë pak frika mos ngelni beqare. Mos kini frikë. Ëndrra, veçse frikës, tregon që keni fat, thjesht duhet t’u kushtoni më shumë rastësi njohjeve apo edhe prezantimeve. Unaza është një gjë e mirë, do të keni lajme të reja në këtë fushë. Vetëm se kini kujdes, mos e shtyni këtë njohje edhe nëse nuk ju tërheq si fillim. Lëvizja e unazës nga e majta në të djathtë, është një lëvizje jo e mirë, ndaj kini kujdes. Ëndrra e dytë ka lidhje sërish me emocionet tuaja, frikën tuaj për të ardhmen dhe dëshirën për të gjetur fatin tuaj. Nuk do t’ju mungojnë njohjet, por jeni ju që i bëheni shpesh pengesë vetes. Duhet të jeni më shumë me këmbë në tokë dhe më realiste. Fatin e keni pranë vetes; mos u shqetësoni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t’i heq njollat kafe në lëkurë?

Next Post

Urime...

Advertisement