Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Krijimet tuaja...
Porta e ferrit: Krateri që digjet prej 40 vjetësh
Korab Shaqiri i jep fund beqarisë

Porta e ferrit: Krateri që digjet prej 40 vjetësh

Një krater që digjet vazhdimisht, duke lëshuar një dritë që, natën, është e dukshme me kilometra rreth e përqark. Ky është fenomeni që ndodh në një humbëtirë të Turkmenistanit, i cili është bërë vend vizitash nga turistët dhe njerëzit kureshtarë, të joshur nga ajo që quhet “Porta e ferrit”.
Me gjithë besimet e disa njerëzve të popullsisë autoktone, krateri i ndodhur në shkretëtirën e Karakumit, në afërsi të fshatit të vogël Darvaz, 260 km nga kryeqyteti Ashgabat, nuk ka origjinë mbinatyrore. Në vitin 1971, gjatë eksplorimeve të bëra nga sovjetët për gazin natyror, në zonë u zbulua një shpellë plot me gaz. Kur filluan gërmimet, terreni u rrëzua papritur duke krijuar një krater gjigand prej 70 metrash. Për të evituar daljen e gazrave helmuese, sovjetët ndezën një zjarr, duke imagjinuar se, brenda disa ditëve, gazrat do të digjeshin, flakët do të shuheshin dhe zona do të bëhej më e sigurt. Por gjërat nuk shkuan tamam kështu: Edhe sot, pas mbi 40 vjetësh, zjarri vazhdon, duke lëshuar në atmosferë një erë të fortë squfuri. Prej këtej, kjo e ka marrë emrin “Porta e ferrit”. Nëse edhe ju jeni kureshtarë të shihni këtë zjarr dhe doni të shkoni në shkretëtirën e Karakumit, duhet të nxitoni. Në vitin 2010, presidenti i Turkmenistanit, gjatë një vizite në këtë vend, ka urdhëruar mbylljen e “Portës së ferrit”, meqë situata aktuale është një pengesë për shfrytëzimin e burimeve të tjera të gazit natural, të pranishme në këtë zonë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Korab Shaqiri i jep fund beqarisë

Advertisement