Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Botë në ëndërr

Unë ëndërroj një botë të bukur
Krejt ndryshe them nga çfarë shikoj
Sepse shpirti mbetet flutur
…unë ëndërroj!

Ti ëndërron një botë përrallore
Krejt ndryshe thua nga çfarë shikon
Sepse është shpirti, fjollëza bore
…ti ëndërron!

Advertisement

Ne ëndërrojmë një botë që s’njohim
Krejt ndryshe e duam nga çfarë shikojmë
Sepse shpirtin dot s’e shohim
…ëndërrojmë!

Këtë botë që kemi në ëndrrat tona
Thua një ditë do ta jetojmë?! Bledi Ylli

Jashtë logjikës

Deti i egërsuar në këtë muzg me shi.
Kujtimet, si furtunë që nuk gjen qetësi
Trupit tim të lagur i mungoje Ti
Ti që ishe, je e do t’mbetesh dashuri…

Njerëz vinin-shkonin në k’të botë pa fre
Endrrat, një valixhe lënë diku, atje
Qielli i mbufatur merrte frymë nën re
Iku dhe një ditë! Një ditë që ti nuk je!

Muzgu i përhershëm për pak do bëhej natë
Malli im i mplakur zgjatej, hidhte shtat
Shpirti meditues kurrë nuk gjen rehat
E mungesës heshtja, bëhej më e gjatë!

Si ta largoj heshtjen antike
Mungesën tënde skizofrenike…
Mallit t’i jap nota muzike
Mos të të dua jashtë çdo logjike… Bledi Ylli

Hiri i lotëve

1. Shtegtarët shtegtimet s’i nisën në pranverë,
ndaj dhe cicërimat s’u dëgjuan këtij moti,
stinët të katra në dimërake janë kthyer,
edhe ndonjë lule, kur çel, ka shije loti!

2. Gurët e bardhë kanë krisur prej mallit,
gurrat s’rrjedhin ujë si dikur, por lot,
zër’ i bilbilit si grahma e fundit e të gjallit
duket sikur jep shpirt dhe shpirt nuk jep dot!

3. Lisi i moçëm lendet prej dhimbjes shkërmoq,
kërrusur si pikëpyetje prej pritjes së gjatë,
ka kohë që degëve të tij nuk ulen më zogj,
veç kukuvajkat vajtojnë, për çdo natë.

4. Hiri i lotëve prej mallit të djegur
shpirtrat spërkat me brymë t’acart,
për-përtej shtegtarët frymë-mekur,
për këtej, hijet mbi dhe varret hapë! Skënder Lazaj, nga vëllimi me të njëjtin titull

Mos harro të më puthësh!
Mos harro dhe në harrofsha Unë,
Kujtomë të t’puth buzët e ëmbla…
Shkundëm të t’ndjej ku do më shumë,
se mund të jem akoma mbi ëndrra…
Puthëm Ti, mos druaj,
Puthëm fort edhe pa mendje…
Edhe mali me këmbë në tokë,
s’do t’i rezistonte bukurisë tënde! Ardi OMERI

Ndjej të shuhem
Ndjej të shuhem dalëngadalë
Si një flakë prushëndrre ndaluar
Shpirti im dhe dashuria e çmendur
Nga morali hipokrit ngujuar
Ndjej të shuhem dalëngadalë
Me ankthe e makthe plot
Kam vetëm një dashuri në një anë
Dhe haresën e të madhit Zot
Ndjej të shuhem dalëngadalë
Si një flakë e trishtë pa vatër
I vetëm me djajtë përballë
Harruar nga i zotit hatër
Dalëngadalë ndjej të tretem
Sikur s’kam lindur kurrë
I pandreqshem ëndërrimtar i vetëm
Përballë botës që do të më lapidojë me gurë.. Ardi OMERI

Lamtumirat janë të dhimbshme
Lamtumirat janë të dhimbshme
Prandaj edhe ne dot nuk e thamë
Në rastin tonë foli heshtja
Dhe ashtu në heshtje u ndamë!
Lamtumirat janë të dhimbshme
Dhe lotët janë të nxehtë
Shpirti i zhuritur lutet
Thua mbas kësaj ka jetë?!
Lamtumirat janë të dhimbshme
Të dërrmojnë gjer në fund
Por, preferoj një fund me dhimbje
Sesa një dhimbje që s’ka fund…! Vali Kalemi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kur vendos partia, vendos frika!

Next Post

Si e lehtëson stresin xhinsengu?

Advertisement