Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Djemte kerkojne vajza
Gena: Kam filluar ta frenoj veten
Krijimet tuaja...

Gena: Kam filluar ta frenoj veten

Tashmë, Gena nuk është një personazh i panjohur për ju dhe më shumë sesa ne, për të flasin këngët e tij, por ka disa gjëra që Gena i ka lënë pa thënë, sidomos nëse intervista përqendrohet rreth jetës së tij dhe rreth asaj çfarë është ai jashtë skenës. Këto do t’jua thotë ai vetë në bisedën që bëmë me të…

Rita Rrjolli: – Përshëndetje Gena! Edhe kënga jote e fundit ishte një dedikim dashurie… Kaq i dashuruar je?
Gena: – E si mund të ishte ndryshe? Unë jam i dashuruar me çdo gjë dhe do t’i këndoj gjithmonë dashurisë.
– Mund të ma përkufizosh dashurinë tënde me një fjalë të veteme?
– “Jetë”. Për mua, pa dashuri, nuk ka jetë.
– Cila është gjëja më e çmendur që ke bërë për dashuri?
– Dikur kemi bërë edhe çmendurira, por çdo gjë ka kohën e vet. (Qesh) Në përgjithësi, tregohem i matur, mundohem të mos sillem si adoleshent i lumtur.
– Cila është shprehja më e bukur e dashurisë që të kanë dedikuar?
– “Të kam dashuri, gjysma ime ti”, siç thotë edhe kënga. A ka shprehje më të bukur se kjo?! (Qesh)
– Je xheloz për gjysmën tënde?
– Ndoshta edhe jam pak, por aq sa për lezet, jo të kaloj në ekstreme nga xhelozia e tepërt.
– A mund të jetosh larg personit të zemrës?
– Normalisht, kur udhëton shpesh, është e lodhshme, por edhe të rrish vetëm është gjithashtu e vështirë. Kuptohet që kjo është një sakrificë për të dyja palët, por në raportin tim me bashkëshorten, pas kaq kohësh, këto situata nuk përbëjnë më problem. Mundohemi ta mirëkuptojmë njëri-tjetrin dhe të mos krijojmë konflikte të kota në marrëdhënien tonë.
– Në udhëtimet e tua më shumë argëtohesh, apo më shumë punon?
– E vërteta është se kur nisesh për punë, mban përgjegjësi mbi shpatulla; duhet të argëtosh publikun dhe prioriteti është ai, por kuptohet, pasi mbarojmë koncertin, kemi mundësi edhe ne të argëtohemi pasi kemi miq kudo nga shkojmë dhe na presim gjithmonë me ngrohtësi. Falë Zotit, kam marrë shumë dashuri nga shqiptarët ngado që kam shkuar, prandaj edhe në çdo koncert që shkoj, jap maksimumin.
– Vendi që e viziton gjithmonë me shumë dëshirë?
– Nuk është një… Janë Kosova, Shkupi, Maqedonia, Mali i Zi. Kudo ku ka shqiptarë shkoj me dëshirën më të madhe pasi ndihem si në shtëpinë time.
– Por, ku e gjen rehatinë?
– Rehati gjej kudo, mjafton të kem detin afër.
– A mendon se jeta është treguar bujare me ty?
– Po, është e vërtetë që jeta është treguar tepër bujare me mua dhe falënderoj Zotin për gjithçka që kam, por mbi të gjitha, që kam shëndetin.
– Thonë se, o në rini, ose në pleqëri, njeriu do vuajë pak… Ti ke kaluar ndonjë vështirësi deri më tani?
– Dua të besoj se çdo vështirësi në jetë e kam kaluar, edhe pse fatit nuk i dihet asnjëherë. Fillimet e mia në këtë profesion nuk kanë qenë të lehta. Më është dashur shumë punë dhe mundim për të arritur deri diku. Asgjë në këtë jetë nuk të falet kollaj, në qoftë se nuk lufton me gjithë shpirt për ta arritur.
– Çfarë të jep kënaqësi, po aq sa kënga?
– Një ditë e qetë e kaluar me njerëzit e mi të dashur, thjesht duke parë një film, apo duke pirë një kafe.
– Së fundi, ti ke sjellë për publikun këngën “Të kam dashuri”, një bashkëpunim me Ervin Gonxhin… E kujt ishte ideja?
– Ideja ishte e të dyve, e imja dhe e Ervinit, i cili është edhe producent i këngës. Donim të nxirrnim një këngë me dinamikë e ritëm dhe ja ku doli. Tekstin e këngës e ka shkruar Ervin Gonxhi dhe videoklipi është krijuar nga AK Filmvvork të cilët janë të rinj në këtë fushë, por mjaft të talentuar. Jam i kënaqur pasi kënga është pëlqyer shumë.
– Ju të dyve po ju shikoj në shumë evente së bashku… Keni formuar një grup tashmë?
– Me Edlir Begollin, i cili është organisti im dhe me muzikantin mjaft të talentuar Ervin Gonxhi kudo ku kemi qenë të ftuar, publiku na ka pritur mjaft mirë. Kjo bën që të vijmë gjithmonë së bashku.
– Njiheni prej kohësh?
– Me Ervinin njihemi prej shumë shumë vitesh dhe pavarësisht se nuk takoheshim shpesh, unë gjithmonë e kam vlerësuar si muzikant.
– Gjëja që mund të veçosh gjatë xhirimit të klipit?
– Gjëja më e bukur e videoklipit janë disa plane live me publikun, pasi disa xhirime u kryen kur ishim duke performuar dhe, kur ke publik të zjarrtë, rezultatet janë më të mira. Përcjellin emocion të dyfishtë edhe tregojnë atmosferën e përjetuar gjatë këngës.
– Si është raporti yt me paranë?
– Është pak i keq. (Qesh) Jam pak dorëlëshuar dhe më pëlqen të shpenzoj! Është edhe një mënyrë relaksi të shpenzosh para për diçka që të pëlqen, ama kohët e fundit kam filluar ta frenoj pak veten.
– Për çfarë shpenzon më shumë?
– Për veshje, pasi edhe profesioni ma kërkon paraqitjen shumë të veçantë.
– A mendon se duhet të japësh me një dorë, që të marrësh me tjetrën?
– Mirë do ishte, por s’është e thënë dhe, edhe po nuk ndodhi kështu, s`duhet të mërzitemi. Unë them gjithmonë një shprehje: S’ka problem, ka Zoti për të gjithë!
– Difekti më i madh që i njeh vetes?
– Besimi që tregoj në disa raste ndaj njerëzve të gabuar, që nuk e meritojnë.
– Diçka që se toleron dot te të tjerët?
– Ofendimet dhe poshtërsitë, më bëjnë tepër nervoz dhe s`kam për t’i toleruar ndonjëherë.
– A ka diçka në karrierën tënde që të ka mbetur pa bërë?
– Unë asnjëherë nuk jam i kënaqur nga vetja dhe gjithmonë mundohem të arrij maksimumin e mundshëm. Çdo ditë mundohem të ngjis një shkallë tjetër, kështu që asnjëherë nuk them se kam arritur atë çfarë dëshiroja në karrierën time. Do të jem gjithmonë në përpjekje për më të mirën.
– Cilat janë synimet që i ke vënë vetes?
– Nuk dua ta ngarkoj veten me shumë filozofira, sepse asnjeri nuk e di çfarë e pret. Ndonjëherë, jetën duhet ta marrim ashtu si na vjen. Synimi i parë për mua është të kem shëndetin; të tjerat vijnë pas kësaj.
– Je natyrë optimiste?
– Po, jam natyrë optimiste. Besoj se kur i shikon gjërat pozitivisht, fati të ndihmon më shumë. Jeta është shumë e bukur dhe s`ia vlen ta rëndojmë me negativitete.
– Diçka të fundit?
– Ju dua dhe prisni këngë të reja në vazhdim…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza

Next Post

Krijimet tuaja...

Advertisement