Quhet Fran Arra dhe është nga Shkodra. Muzikën e ka pasur pasion që në fëmijëri por është marrë gjatë viteve me sport, me futboll konkretisht dhe muzika ishte, plani I dytë për shumë kohë. Frani, djaloshi 24 vjeçar, pas vendosjes bashkë me familjen në Itali, iu dha mundësia që të merret mirëfilli me muzikë.”Muzikën e kam parë gjithmonë si qetësi shpirtërore, edhe pse luaja me Vllazninë futboll ku kemi dalë kampion në U18”:- shprehet djaloshi nga Dukagjini. Frani, është marrë edhe me modeling, ku ka qenë pjesë e sfilata të rëndësishme në Toskanë, Itali. Po aty, në Itali, u mor me muzikë me disa miq që luanin për kënaqësi më shumë. Më pas, Frani zhvendoset në Gjermani, ku edhe jeton dhe në bashkëpunim me një djalosh tjetër me origjinë nga Tetova, ku kanë bërë rregjistrime miksesh rrepi gjerman dhe shqiptar. Frani po përgatitet që të realizojë shumë shpejt edhe një klip, me të cilin do t’u tregojë të gjithëve se muzika është mikja e vetme që nuk të tradhëton asnjëherë. Ende I ri në moshë, pohon se ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në emigrim edhe pse zemra dhe ndjenjat janë të një shqiptari, ai muzikën e tij do t’ia kushtojë vendit të tij.