Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ervin Gonxhi: Eran, ti je një thesar!

Ai është një emër shumë i dashur në muzikë dhe jo vetëm. Kush e njeh nga afër, e di që tek Ervin Gonxhi mbizotëron shpirti i artistit edhe jashtë kornizave të krijimtarisë së tij. Ervini ka sjellë në tregun muzikor produkte të cilave nuk u mbaron koha asnjëherë, por përveç kësaj, ne Ervinin e kemi këtë herë këtu edhe për diçka shumë të rëndësishme që ka ndodhur në jetën e tij, ai është bërë baba dhe ky ndryshim në jetën e tij ka sjellë pozitivitet. Në këtë intervistë, ai na prezanton familjen e tij, bashkëshorten Anjezën dhe djalin Eranin, frytin e dashurisë së tyre…

Fabjola Kuburi: – Ervin, emri yt në muzikë njihet prej vitesh. Si ka lindur pasioni yt për muzikën? Çfarë nuk dimë ende për ty?
Ervin Gonxhi: – Që në fëmijëri, kam qenë tepër i dhënë pas muzikës. Duke qenë i vogël dhe në pamundësi për të patur vegla muzikore, mundohesha të krijoja tinguj me çfarë të mundesha dhe kështu, u zbulua talenti im për muzikën.
– Ke një lidhje të jashtëzakonshme me Kosovën. Fansat atje të duan, madje të adhurojnë. Çfarë duan realisht te muzika e Ervin Gonxhit?
– Në radhë të parë, e falënderoj nga zemra publikun e mrekullueshëm të shqiptarëve të Kosovës që më kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve punë. Nuk dua kurrë që njerëzit të kenë adhurim ndaj meje pasi nuk është e lejueshme në fenë time të adhurohet gjë tjetër përveç Allahut. Publiku i Kosovës nga unë pret që t’i dhuroj tinguj të bukur, siç jam munduar dhe besoj se ia kam aritur t’ia dhuroj deri më sot.
– Si ka qenë ky sezon që sapo u mbyll, i lodhshëm apo i kënaqshëm?
– Ky sezon ka qenë i mrekullueshëm për mua. Nuk e kam ndjerë shumë lodhjen pasi atë e ka mposhtur kënaqësia. Duke qenë pranë publikut që të do dhe duke punuar me artistë të mëdhenj pranë vetes, koha ikën pa kuptuar.
– Kam dëgjuar që je larguar nga kompania “Threedots”, ku bëje pjesë prej 15 vjetësh. Është e vërtetë?
– Po, është e vërtetë. Kam pak kohë që jam larguar nga kompania.
– Pse ndodhi ky largim dhe a ndihesh më mirë në punën tënde, nën emrin tënd?
– Asgjë nuk është e përjetshme, as ne nuk jetojmë në përjetësi. Normalisht që ndjehem më mirë nën emrin tim. Kush nuk do të ndihej mirë nën emrin e tij?!
– Ti je i përfshirë totalisht në muzikë, duke qenë se performon me violinë dhe kompozon në studion tënde. Vërtet mendon se mund të bësh shumë me 7 nota në muzikë?
– Kam për detyrë të nxjerr 700 nota nga 7 dhe kjo ndodh vetëm nga pasioni që kam për muzikën.
– Çfarë mendon se kanë të përbashkët muzika me femrat?
– Rrugën e haramit, që është rruga e shejtanit.
– Cilat janë gjërat që të tërheqin në përditshmërinë tënde?
– Zgjimi në familjen time të mrekullueshme, dreka dhe darka me njerëzit e zemrës diku jashtë, pasi kur kam kohë të lirë më pëlqen t’i konsumoj vaktet nëpër restorante. Nuk është se kam diçka specifike të përditshme përveç punës.
– Në paraqitjet e tua, pavarësisht stilit, ajo që të bie në sy është tendenca. Është në kontekstin e të qenit i dhënë pas modës apo është gjithçka rezultat i shijes tënde?
– Faleminderit, është thjesht shija ime. Më pëlqen të vishem ashtu si dua, nuk i kushtoj shumë rëndësi modës pasi ndryshon nga momenti në moment dhe ka raste që s’më pëlqen aspak. Mundohem t’i përshtatem ambientit ku mund të ndodhem dhe punës sime.
– Ervin, ti sapo ke krijuar edhe familjen tënde të re. Si ndihesh dhe çfarë ka ndryshuar në jetën tënde?
– Ndjehem njeriu më i lumtur në botë sepse më ka falur Zoti femrën më të mrekullueshme që mund të ekzistojë. Jeta ime ndryshoi totalisht që në momentin që u njoh me shpirtin tim binjak.
– Bashkëshortrja jote nuk ka lidhje me muzikën, apo jo? Na rrëfe diçka për lidhjen tënde me Anjezën?
– Anjeza nuk ka lidhje fare me muzikën, por duke më dëgjuar mua gjatë gjithë kohës, sikur ka filluar të kuptojë disa gjëra. Më duket se do më vjedhë profesionin. (Qesh) Ajo është shoku i jetës sime, kemi krijuar një lidhje të fortë me njëri-tjetrin. Më mbështet në çdo hap që dua të hedh, më jep forcë dhe kurajo kur kam nevojë. E njëjta gjë ndodh edhe nga unë. Gjëja që më bën të ndjehem mirë është se Anjeza më kupton shumë dhe kujdeset edhe për detajin më të vogël tek unë. Me pak fjalë, është e përkryera për mua.
– Sapo je bërë baba i një djali të vogël. Çfarë mendon se do të ndryshojë në jetën tënde?
– Jam shumë i lumtur që jam baba tashmë. Është një ndjesi e mrekullueshme që vetëm një fëmijë ta dhuron. Jeta ime ka ndryshuar me kohë. Tani, epiqendra ime është princi im, Erani.
– Pse zgjodhe emrin Eran për djalin?
– E vendosëm unë dhe Anjeza, si fryti i parë i dashurisë tonë të madhe, t’i vinim emrin ERAN, bashkimin e emrave tanë.
– Çfarë ndjeve kur more djalin për herë të parë në dorë?
– Një ndjesi e jashtëzakonshme, rilinda përsëri!
– Çfarë kanë të përbashkët Ervini violinist dhe Ervini baba?
– Emocionin dhe gjendjen shpirtërore që më sjellin të dyja; është shpirti i artistit. Ardhja e tij në jetë më jep shtysë që të kompozoj sa më shumë dhe të nxjerr produkte për të mos u harruar asnjëherë.
– Ervin-Anjeza-Eran… Si e shikon të ardhmen e këtij trinomi?
– E shikoj në një rrugëtim të gjatë, të bukur dhe plot dashuri. Ardhja e Eranit në jetët tona ka sjellë shumë më shumë dashuri dhe mbarësi.
– Di që je shumë i lidhur me fenë myslimane…
– Po, është e vërtetë, jam krenar për fenë time. E adhuroj Allahun e Madhërueshëm.
– Kur i drejtohesh Allahut, çfarë i kërkon?
– Të më mbushë zemrën plot imam, plot mirësi. Të na falë gjynahet dhe mëkatet që kemi bërë, bëjmë dhe do të bëjmë. Të na udhëzojë sa më shumë në rrugën e vet.
– Çfarë është ajo për të cilën pendohesh më shumë?
– Pendohem gjithmonë për kohën e humbur me njerëz dhe nëpër ambiente që nuk do të kisha dashur t’i kisha hasur kurrë në jetë.
– Shtëpia e ëndrrave tuaja?
– Nuk kam më një ëndërr. E kam realizuar ëndrrën time për të pasur shtëpinë dhe familjen time.
– Çfarë bie menjëherë në sy në shtëpinë tuaj?
– Harmonia që kemi me njëri-tjetrin.
– Miqtë që ju qëndrojnë më afër…
– Kam disa miq që më qëndrojnë afër gjithmonë dhe i falënderoj për mirësinë që tregojnë ndaj meje.
– Ke krijuar në kokë projekte artistike për veten e për karrierën në vazhdim, apo më mirë ia lë rastësisë?
– Kam disa projekte për këtë vit si për vete, ashtu edhe për disa artistë. Na presin shumë punë përpara.

Çfarë është për Ervinin…

Advertisement

…feja?
– Lidhja me Zotin.
…Anjeza?
– Shpirti binjak.
…fëmija?
– Thesari im.
…paraja?
– Një e keqe e domosdoshme.
…lumturia?
– Kryesorja për një jetë të qetë.
…pushteti?
– Mendjemadhësi.
…tradhtia?
– Një mëkat që nuk ka shërim.
…bukuria?
– Zhdukje, me kalimin e kohës.
…skena?
– Shkarkim adrenaline.
…politika?
– Mashtrim.
…imazhi?
– I nevojshëm për njeriun.
…një mik?
– Është e vështirë ta mbajë kushdo këtë emër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Diabeti më ka dëmtuar veshkat

Advertisement