Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë procedure të ndjek për t’i marrë prindërit në Itali?

 

– Jam një emigrant me leje qëndrimi të rregullt në Itali. Dëshiroj të marr në Itali me bashkim familjar prindrit, që janë në moshë të vjetër. Si mund të veproj dhe cilat janë procedurat? Çfarë dokumentesh kërkohen?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – Bazuar në legjislacionin italian, qytetari i huaj i cili ka një leje qëndrimi për në BE afatgjatë ose një leje qëndrimi për të paktën një vit, për punë si i punësuar, ose i vetëpunesuar, studim, azil-politik, për arsye fetare, për arsye familjare ose mbrojtje plotësuese, mund të aplikojë për bashkim me anëtarët e familjes që jetojnë jashtë vendit (bashkëshorti, fëmijët e mitur, të rritur me invaliditet të plotë dhe prindërit në ngarkim që nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës ose të cilët kanë një moshë mbi 65 vjeç dhe fëmijët nuk mund ta sigurojnë më mirëmbajtjen e tyre). Për të përfituar bashkimin familjar, duhet demonstruar se ekzistojnë kushtet për strehim dhe se aplikanti ka të ardhura vjetore të mjaftueshme që variojnë sipas numrit të anëtarëve të familjes. Si procedurë, të interesuarit duhet të paraqesin kërkesën e tyre në mënyrë elektronike në Sportelin e Unik për Emigracionin, për të krijuar mundësinë për lëshimin e vizave hyrëse për këtë qëllim, për anëtarët e familjes, nga ana e Konsullatës Italiane kompetente. Për çdo kategori, për të cilat kërkohet bashkim familjar, janë miratuar dhe ndiqen procedura të përcaktuara për aplikim. Sipas legjislacionit të ri italian, mund të aplikohet për bashkim familjar me kategoritë e mëposhtme: 1. Bashkëshorti, jo i ndarë ligjërisht dhe që nuk është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare; 2. Fëmijët e mitur të bashkëshortit apo të lindur jashtë martese, të pamartuar, me kusht që prindi tjetër të ketë dhënë pëlqimin e tij; 3. Fëmijët në moshë madhore në ngarkim, në qoftë se për arsye objektive nuk mund të sigurojnë nevojat e tyre thelbësore të jetës për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore (përfshihet invaliditeti i plotë); 4. Prindërit në ngarkim, në qoftë se ata nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës apo prejardhjes; 5. Prindërit mbi 65 vjeç, nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjendje për të mbështetur ata, për arsye shëndetësore serioze të dokumentuara.

Advertisement

– Për të gjitha tipologjitë e bashkimit familiar, janë të domosdoshme dokumentet e mëposhtme: Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë e bashkimit familjar – formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur. Në rastin e të miturve, formulari duhet firmosur nga të dy prindërit (ose kujdestari) pranë Kancelarisë Konsullore; pasaporta e vlefshme (skandenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet); një fotokopje e pasaportës; 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit teser; certifikatë personale (vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar përkatësinë territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës); fotokopje e lejes së qëndrimit të vlefshme e qytetarit shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali. Në rast se është e skaduar, duhen paraqitur 3 faturat e pagesës për kërkesën për rinovim; fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI). Për aplikimet për bashkim familjar të kërkuar nga fëmijët rezidentë në Itali me prindërit e tyre kërkohen këto dokumente: a) certifikata e lindjes së fëmijës që kërkon ribashkimin; b) certifikata e familjes nga e cila evidentohen të gjithë fëmijët e prindërve që aplikojnë për bashkim familjar që jetojnë; c) fotokopje e leje së qëndrimit të të gjithë fëmijëve që jetojnë jashtë vendit (në rastin e një fëmijë ose më shumë fëmijëve që mund të jenë rezidentë në shtete të tjera, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatike/ konsullore në këtë vend); d) certifikatë eventuale e pronësisë të shtëpisë; e) certifikate eventuale e pronësisë së pasurive të patundshme dhe çdo kontratë banimi për të njëjtën shtëpi; f) certifikatë e pronësisë së parcelave të tokës agrare dhe deklarimin se sa bën në terma monetare kjo tokë në një vit; g) çdo certifikatë pensioni; h) çdo certifikatë e punësimit; i) licenca të mundshme për veprimtari private. Ligji parashikon që të huajt me qëndrim të rregullt në Itali mund të paraqesin kërkesë për bashkim familjar me prindërit e vet nëse: Këta janë në ngarkim të personit që po kërkon bashkimin dhe nuk kanë bij të tjerë në atdhe ose janë mbi 65 vjeç dhe fëmijët e tjerë nuk kanë mundësi t’i mbajnë prindërit për arsye të rënda e të dokumentuara shëndetësore.

– Për bashkimin familjar, ashtu sikurse theksuam, kërkohen edhe kushtet përsa i përket banesës dhe të ardhurave familjare si vijon: të ketë të ardhura të mjaftueshme që duhet të jenë disa herë më të mëdha se pagesa sociale e vitit (për vitin 2015 shuma e tij është 5.830,76 euro) sipas numrit të personave që do të sjellë në Itali: të ketë një strehim të përshtatshëm që përmbush kriteret higjieniko-sanitare të parashikuara nga ligji e që dëshmohet nga certifikata e përshtatshmërisë së banesës që kërkohet në zyrat e komunës. Theksojmë se aktualisht kërkohet edhe dokumentacioni nga bankat që vërtetojnë tranfertat në kesh në favor të prindit me të cilin kërkohet bashkim familjar. Përveç sa u tha më lart, brenda 180 ditëve duhet të kërkohet drejtpërdrejt në zyrat konsullore italiane të lëshojnë vizën e hyrjes, duke paraqitur dokumentin e Sportelit Unik për Emigracionin, nga ku deklarohet data e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues. Ju falënderoj për besimin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A mund t’ia heq vajzës mbiemrin e ish-bashkëshortit?

Next Post

Më thonin se diferenca është problem

Advertisement