Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Armando Duka: “Pulave serbe u ka hije të kakarisin vetëm në kotec”

“Shqipëri, Shqipëri”, po dëgjoja mijëra vetë të bërtisnin pranë Kryeministrisë, teksa ekipi ynë u kualifikua për në Evropian. Njerëzit prisnin të dilte vetë Kryeministri e të fliste për këtë arritje. Përfitova nga rasti që ai akoma nuk kishte ardhur e iu afrova zotit Armando Duka…

Kaso Kosa: – Përshëndetje zoti Duka! Urimeeee! Më falni që po ju shqetësoj në këto moment gëzimi…
Armando Duka: – Hajde Kaso, hajde, gëzo me ne! U kry. U realizua ëndrra e gjithë shqiptarëve…
– Inshallah realizohen edhe ëndrrat e tjera thuaj. Ato, për shembull, që të kemi punë, drita. Nejse, se kjo s’është kompetenca juaj. Ç’mund të na thoni për këtë arritje ju? E prisnit?
– Sigurisht që e kam pritur dhe e kam ditur, Kaso që në vitin 1991.
– Që në vitin ‘91 e keni ditur?! Si është e mundur kjo gjë?
– Po, Kaso, që atëherë e kam ditur se do të vinte një vit që ëndrra do të bëhej realitet. E kam thënë edhe në një intervistë. Në vitin ‘91 ika në Itali edhe unë, si mijëra shqiptarë të tjerë. Unë disa ditë ndenja, por ato ditë pashë, ama, që kushtet për fëmijët atje ishin mjaft të mira. Kishte fusha ku fëmijët e emigrantëve mund të stërviteshin. Pastaj filloi lufta në Jugosllavi, midis Serbisë dhe Kroacisë. Rroftë sebepi dhe mjaft shqiptarë ikën nga Kosova, për në Zvicër. Edhe aty kushtet ishin fantastike për fëmijët tanë. Ja, kështu, që thua ti. Pa djemtë që stërviten jashtë vendit, do ishim akoma në luftë për vendin e parafundit në grup. Sapo fola me Presidentin e Federatës së Futbollit të Zvicrës. Edhe ai ishte i kënaqur që djemtë që janë stërvitur atje, arritën të kualifikohen. Edhe unë i shpreha falënderime. Shqyqyr që e kemi Kaso, se të mos kishim atë federatë, sot nuk do të festonim. Tani shqiptarëve u del për detyrë të njohin fytyrat e lojtarëve të Kombëtares, se ku i dihet jetës. Mund t’i shikoni ndonjëhere në rrugë dhe do t’i shajnë.
– Gjithsesi, zoti Duka, kjo është një arritje e shënuar. Shiko sa njerëz po ju presin. As Gjergj Kastriotin nuk e pritën kaq njerëz, besoj!
– Do të vinin akoma njerëz Kaso, por nuk mundën, sepse janë bllokuar rrugët nga përmbytjet. Kam marrë vesh se në Vlorë dhe Fier njerëzit të hipur në majë të çative, bërtasin: “O sa mir’, me qen’ shqiptar, oe oe”. Këtë vetëm futbolli mund ta bëjë.
– Meqë pak më parë ra llafi te sporti ynë: A do mundet futbolli në vend të krijojë talente për ekipin kombëtar?
– Po ç’talente pret këtu, o Kaso xhani! Këtë pyetje ma ka bërë edhe Xhani. Jo Albert Xhani, por Xhani de Biazi. Si mund të kemi talente ne, ja ti më thuaj mua?! Klubet e futbollit këtu te ne i kanë akoma Komitetet Ekzekutive të rretheve. Në vend që bashkitë të investojnë të bëjnë rrugë se po na përmbyten qytetet, i japin miliona lekë rrogë lojtarit. Ore, klubet duhen të jenë private, si në çdo vend të Evropës.
– Po ju si Federatë, pse nuk kërkoni privatizimin e klubeve të Superligës?
– E mo Kaso, që kampionatin tonë e quan superligë. Dukesh që më ke mik dhe s’do të më fyesh. Në fakt, unë do ta quaja Super e Ligë. Aty, pak cilësi ka. Më shumë kilometra bëjnë kamerierët e lokaleve, sesa lojtarët. Rri, aman, mos ma hap këtë temë. E kam kërkuar privatizimin e klubeve shumë herë, por s’duan qeveritë, se po u privatizuan klubet, nuk gënjehen dot tifozët e qyteteve nga politikanët. Kaso, po të them një sekret: I kam kërkuar UEFA-s që të krijojë një kampionat që do të zhvillohet midis pallateve.
– Midis pallateve? Po shumë mirë. Me sa kuptoj, keni kërkuar që fëmijët e një pallati, të ndeshen me fëmijët e pallatit tjetër.
– Jo, Kaso, jo! E kisha fjalën, kampionat midis pallateve… Pra, një kampionat që do të zhvillohet në hapësirën e pallateve. Vetëm aty dalim kampionë Evrope ne. Fëmijët tanë janë mjeshtër të luajnë në këto hapësira, meqë fusha s’kemi.
– Shumë mirë e keni menduar, zoti Duka. Madje unë them që t’i kërkojmë UEFA-s që në të ardhmen e afërt të zhvillojnë një kampionat mbi tarracat e pallateve. Vetëm ato do na ngelen bosh. Leqë, ç’them edhe unë! Në tarracë s’mund të stërviten fëmijët, se kemi depozitat e ujit. Një vrimë të hapë dikush dhe na merr në qafë gjithë pallatin. Gjithsesi, vazhdojmë intervistën: A keni ndonjë peng në këto eleminatore, zoti Duka?
– Asnjë peng nuk kam, Kaso. Njerëzit ma hedhin mua fajin, se na mundi Serbia. Broçkulla! Nuk themi shyqyr që luajtëm futboll e pësuam vetëm dy gola, se imagjino të luanim hendboll, vaterpol, basketboll, volejboll, e bola të tjera, sa “bola” do kishim ngrënë…
– S’dua t’ju mbaj më gjatë, se tani do dal edhe Kryeministri. Keni ndonjë gjë për të shtuar, zoti Duka?
– Meqë jemi në fund, se për këtë arritje timen do flasë vetë kryeministri, dua të falënderoj të gjithë njerëzit për këtë pritje madhështore. Më vjen keq që në këtë pritje nuk mundën të ishin këtu të bërtisnin bashkë me ne, ata që u larguan në mëngjes drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Të kishin pritur edhe disa orë të uruarit e të iknin të lumtur dhe krenarë. Gjithashtu, dua të falënderoj kompaninë e fluturimit “Montenegro” që na solli në Shqipëri, se ne as kompani fluturimesh nuk kemi. Gjithsesi, si ish-bashkëpronar pularie, serbëve që na thonë se blemë ndeshjen në Armeni, u them një batutë filmi: “Pulave serbe u ka hije të kakarisin vetëm në kotec!”.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo

Next Post

Si ndikon shenja e horoskopit në jetën e VIP-ave?

Advertisement