I keni parasysh ato ndarjet tipike shqiptare, kur pasi një çift ndahet, gjëja e parë që bëjnë është që të fshijnë fotot ku kanë dalë bashkë nëpër faqet e tyre sociale? Afërdita Dreshaj ka bërë një veprim të ngjashëm me atë që sapo ju përmendëm. Që në momentin që modelja realizoi bashkëpunimin me Agonin e Tingullit Trent dhe ish-bashkëshortja e këtij të fundit publikoi foto të bisedave erotike mes Agonit dhe Afërditës, kjo e fundit nuk ka postuar më asnjë foto me të dashurin e saj çek. Ose Afërdita po kërkon ta mbajë të fshehtë tashmë lidhjen me të dashurin e saj për ta mbajtur larg thashethemeve që e dëmtojnë, ose lidhja mes tyre ka marrë fund dhe shkak ka qenë Agon Amiga…
Afërdita Dreshaj i jep fund lidhjes?

