Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Adelati desh ma mori jetën…

– I nderuar dr. Demiri, kisha shumë ankth, rrahje të shpeshta të zemrës, mosmbushje me frymë, siklet të paparë. M’u duk sikur do të vdisja apo do të çmendesha. U alarmuan shumë edhe prindërit! Në vizitat që bëra te doktorët e qytetit të Korçës, disa doktorë më kanë thënë se jam një person tepër i ndjeshëm, kurse një doktor më ka thënë se kam probleme me tensionin dhe më dha të përdorja ilaçe (adelat, 3 herë në ditë nga një kokërr 30 ml). Kur përdora kokrrën e parë, u ndjeva shumë keq dhe shkova urgjentisht në spital. Një doktoreshë, pasi i tregova çfarë kisha përdorur, më tha: “Si paske shpëtuar?! Mos i përdor më”. Që nga ajo ditë, kam 2 vjet e gjysëm që nuk përdor asnjë ilaç kur ndjehem në gjendje ankthi, por vetëm mundohem ta qetësoj veten duke dalë shëtitje nëpër ambiente të qeta dhe të pastra. Dr. Demiri, çfarë më këshilloni ju, në momente të tilla?
Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – Letra jote është e qartë: ti ke ankth dhe atake paniku, të cilat nuk përbëjnë sëmundje dhe nuk kanë asnjë rrezik real për jetën. Idetë se “do të vdes për shkak të zemrës”, se “do të çmendem apo do të humb kontrollin” janë shkencërisht krejt të pabaza. Vetë diagnostikimi juaj me ankth e “kurthe paniku” i përjashton këto sëmundje, madje tregon për zemër të fortë dhe për qëndrueshmëri mendore, për faktin se ti ke një organizëm të fortë, reagues. Marrim si shembull frikën nga të fikëti. Është jashtëzakonisht e vështirë që t’i bjerë të fikët ankthiozit, sado që mund t’i errësohen sytë apo t’i merren mendtë, pasi sido që t’i lëvizin ekuilibrat, zemra e tij në rastet e frikës e panikut i shton dhe nuk i ul rrahjet, pra, bën të kundërtën e asaj që i duhet njeriut për t’i rënë të fikët. Rënia të fikët është si një “shpikje” mbrojtëse e Krijuesit, me qëllim që nëse zemra i ul rrahjet e nuk “pompon” gjak mjaftueshëm e me qëllim që “komandanti” (truri) të mos mbetet pa furnizim me gjak të oksigjenuar, të fiktët e shtrin njeriun përtokë, që truri ta përballojë më mirë qendrën e rëndesës, pra, shtytja e gjakut të bëhet horizontalisht e jo vertikalisht. Ata doktorë që të kanë thënë se ti je tepër i ndjeshëm, duhet të të kishin shpjeguar se te njerëzit e mbindjeshëm e hipertensivë, gjatë stresit, ankthit apo mendimeve frikësuese, sistemi nervor (simpatik) shpie në ngritje të shpejta e të mprehta të presionit të lartë të gjakut, i cili rregullon situatën dhe pastaj zbret në kufijtë normalë. Me pak fjalë, djegia e adrenalinës dhe neradrenalinës si “karburantet” ndaj rrezikut real apo imagjinar, nuk do të bëheshin pa qarkullim më të mirë të gjakut dhe furnizim më të mirë të organizmit me oksigjen. Pra, në vend që ne të gëzohemi që zemra jonë na shërben si duhet, se është e fortë, ne jo vetëm që nuk qetësohemi, por bëjmë të kundërtën, trembemi e nga përsëritja e fenomenit (normal) trembemi shumë dhe rrimë e kërkojmë sëmundje, futemi në rreth vicioz ku “cunami” i panikut mund të na çojë edhe në urgjencë, pa patur asnjë nevojë për këtë shërbim e pa patur asnjë lloj rreziku real.
– Pra, trupi ynë reagon bukur, kurse ne trembemi dhe “krijojmë” me mendje sëmundje. Ai doktori që të ka dhënë adelatin, nuk i ka kuptuar mirë këto gjëra sepse këtu nuk kemi të bëjmë me sëmundje zemre. Këtë ti e provove edhe vetë pasi prej 2 vjetësh e gjysëm nuk përdore asnjë lloj ilaçi kimik dhe ja që je shëndoshë e mirë! Ai doktori me sa duket, nuk di një formulë të thjeshtë që, për të përcaktuar se cila është zona optimale e pulsit për 1 minutë, sipas moshave, veprojnë kështu: nga 220, hiq moshën tënde dhe atë që mbetet, shumëzoje me 80 %, për shembull: për një 20 vjeçar 220 – 20 x 80 % = 160, pra, numri optimal i rrahjeve për këtë moshë është 160, gjë që nuk ka nevojë as për ndonjë lloj trajtimi apo për beta bllokues, pasi deri në 160 rrahje tregon shkallë normale. Pavarësisht se zemra e sportistit rreh shumë më tepër se kaq, që do të thotë se “motorri zemër” punon shkëlqyer dhe këtij lloj njeriu, pavarësisht se i duket sikur do t’i bjerë të fikët, sikur do të vdesë nga ndonjë atak zemre apo do të mbytet, do të çmendet etj. etj. nuk i ndodhin kurrë këto gjëra. Në këto raste, trupi e ka të nevojshme që të reagojë sepse ai po të shërben ty, ndaj edhe përdorimi i adelatit ka dhënë një si “masë” sepse ka tentuar të ulë rrahjet e zemrës kur nuk duhej. Një zemër të fortë si ajo që ka ankthiozi, nuk e gjen gjë, prandaj gabim e ka edhe mjekja që të ka thënë se “kot paske shpëtuar!”. Njeriu nuk është aq i brishtë dhe këto lloj reagimesh apo ndryshimesh, sado që t’i lëvizin ekuilibrat, nuk mund ta vrasin apo ta çmendin, se vetë qëllimi i parë i ankthit është që nëpërmjet reagimeve ta mbrojë organizmin tonë e jo ta dëmtojë atë. Pra, do të ishte qesharake po të themi që Krijuesi e krijoi ankthin për ta mbrojtur organizmin, por njëkohësisht apo gabimisht, ai e dëmton atë. Po të ishte se gjallesat do të dëmtoheshin në këtë mënyrë, në një fushë beteje apo lufte do të mbushej vendi me të vdekurit nga frika më shumë sesa nga armët, ose pylli do të mbushej me kafshë të ngordhura për shkak të frikës. Ndaj, si doktori që të ka dhënë adelat, ashtu edhe ajo që të ka thënë “kot paske shpëtuar” të kanë dëmtuar psikologjikisht, pasi ekziston edhe një term që quhet jatrogjeni, që do të thotë “sëmundje” e krijuar nga mjeku, me ato lloj “këshillash” apo supozimesh pa përgjegjësi, ndaj të cilave, sidomos të mbindjeshmit, janë shumë të vëmendshëm e reagues. Ankthet, obsesionet, ataket e panikut apo fobitë, shërohen vetëm me psikoterapi dhe me ilaçe 100 % bimore, të cilat duhen për të përshpejtuar rivendosjen e ekuilibrave. Normalisht, psikiatrët nuk e bëjnë dot këtë trajtim që do mjeshtëri të madhe pasi shumica e tyre nuk marrin erë nga psikoterapia.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime dhe pershendetje...

Next Post

Pyetje përgjigje për seksin...

Advertisement