1. Nëse vuani nga pagjumësia, rrezikoheni për:
a. Probleme me kujtesën
b. Aksidente
c. Depresion
d. Të gjitha më sipër
2. Cila nga këto gjëra mund të shkaktojë pagjumësi:
a. Dhomë gjumi e ftohtë
b. Ngrënia vonë e darkës
c. Të shkosh në shtrat në të njëjtën orë çdo natë
d. Të gjitha më sipër
3. Cila nga këto metoda funksionon në trajtimin e pagjumësisë:
a. Këshillimi nga specialistët
b. Ndryshimi i stilit të jetës
c. Ilaçet e gjumit
d. Të gjitha më sipër
4. Ekziston rreziku për të krijuar varësi ndaj ilaçeve të gjumit:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
5. Sa orë duhet fjetur minimumi çdo natë:
a. Pesë orë
b. Gjashtë orë
c. Shtatë orë
6. Ke më shumë gjasa të vuash nga pagjumësia nëse:
a. Udhëton në distanca të largëta për punë
b. Ke një punë me stres
c. Je pa punë
d. Të gjitha së bashku
7. Prej pagjumësisë mund të shtoni në peshë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
8. Kush preket më shumë nga pagjumësia:
a. Burrat
b. Gratë
c. Të dyja sekset njëlloj
9. Pagjumësia shton mundësinë për:
a. Sëmundje zemre
b. Tension të lartë të gjakut
c. Diabet
d. Të gjitha së bashku
10. Nëse nuk flini dot sa duhet gjatë javës, mund ta plotësoni në fundjavë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
11. Cili është shkaku më i zakonshëm i pagjumësisë?
a. Depresioni
b. Sindroma e lëvizjes së vazhdueshme të këmbëve
c. Dhimbjet e kokës
12. Çfarë mund të ndihmojë për të luftuar pagjumësinë:
a. Të bëni fizkulturë çdo ditë
b. T’i bëni sms një shoku para se të flini
c. Të lexoni para gjumit
Përgjigjet:
1. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Pagjumësia është një problem më i madh sesa thjesht bezdi. Ajo mund të jetë një sëmundje. Nëse vuani prej saj, keni dhjetëfish më shumë mundësi për të pasur depresion, në krahasim me njerëzit që flenë mirë. Edhe nëse keni probleme me gjumin prej pak kohësh, gjatë ditës mund të jeni të lodhur dhe të irrituar. Ju mund ta keni të vështirë të përqendroheni, të merrni vendime, ose të kujtoni gjëra në punë.
2. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Nëse hani një vakt të rëndë në darkë, kjo mund t’ju pengojë të flini mirë natën. Edhe nxehtësia në dhomën e gjumit nuk është ide e mirë. Ajo duhet të jetë e errët, e qetë dhe e freskët. Në ditët e nxehta të verës është mirë të vini në punë një kondicioner. Probleme me gjumin mund të shkaktojnë edhe disa alergji, rrufa, ose ilaçet për trajtimin e astmës.
3. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Këshillimi me një specialist mund t’ju ndihmojë të mësoni zakone të mira të gjumit. Ju mund të mësoni ushtrime relaksimi dhe strategji për t’u përdorur gjatë kohës që nuk ju zë gjumi, si për shembull të ngriheni dhe të bëni diçka relaksuese në një dhomë tjetër. Ilaçet e gjumit të dhëna nga doktori mund të jenë një mënyrë e mirë për të trajtuar pagjumësisnë. Edhe ndryshimi i disa zakoneve të rutinës suaj të gjumit mund të përmirësojë disa probeme të vogla, si të shkoni për të fjetur në të njëjtën orë, të ulni ndriçimin dhe të bëni një ritual të qetë para gjumit.
4. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Nuk ka gjasa të krijoni varësi ndaj ilaçeve të gjumit, përveçse nëse jeni të varur ndaj drogave, apo alkoolit. Kini parasysh se ju mund të bëheni mendërisht të varur nga çdo metodë ndihmuese për gjumin, nëse mendoni se nuk flini dot pa të.
5. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve mund të mjaftohen me 6 orë gjumë. Ata që thonë se ia dalin mbanë edhe me pesë orë, gënjejnë veten. Shumica e të rriturve kanë nevojë për shtatë ose më shumë orë gjumi në natë.
6. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Nëse ju udhëtoni në distanca të gjata, me ndryshim të orës, rrezikoheni nga pagjumësia. E njëjta gjë vlen edhe nëse punoni natën, ose me turne. Këto stile jetese ndikojnë negativisht në orën tuaj të brendshme, që cakton orët e gjumit dhe të zgjimit. Edhe stresi i gjatë, qoftë ai i lidhur me një punë, apo me papunësinë, ose problemet e tjera, mund të shkaktojnë pagjumësi.
7. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Sa më pak gjumë të flini, aq më shumë tendencë keni të jeni mbipeshë ose obezë. Gjumi ul nivelin e hormonit ghrelin, që nxit oreksin. Ai gjithashtu shton nivelin e hormonit leptin, që të bën të ndjehesh i ngopur. Kështu, gjumi i paktë të bën më të uritur dhe të jep më shumë kohë për të ngrënë.
8. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Numri i grave të prekura nga pagjumësia është dyfish më i lartë se ai i burrave. Shkaqet janë ndryshimet hormonale gjatë ciklit, shtatzania dhe menopauza. Edhe afshet e nxehta dhe djersitja mund të vështirësojnë gjumin. Gratë janë edhe më të prirura të kenë probleme me shëndetin që shkaktojnë pagjumësi, si depresioni, fibromialgjia dhe sindroma e lëvzjes së vazhdueshme të këmbëve.
9. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Ka shumë arsye pse duhet të kërkoni ndihmë nëse vuani nga pagjumësia. Përveçse shton rrezikun e obezitetit, mungesa e gjumit shton edhe rrezikun për diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe depresionit, gjithashtu keni më shumë gjasa të keni tension të lartë të gjakut, pesë herë më shumë nëse flini zakonisht më pak se pesë orë gjumë.
10. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Fjetja gjatë në mëngjes gjatë fundjavës çrregullon orën e brendshme të trupit. Kështu, nëse ngriheni vonë nga gjumi të shtunën dhe të dielën në mëngjes mund ta keni të vështirë të zgjoheni herët të hënën. Ja, pse është e rëndësishme të flini gjithë javën dhe pak më shumë në fundjavë, nëse doni.
11. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Depresioni dhe problemet me ankthin janë shkaqet kryesore të pagjumësisë. Të paktën 80% e njerëzve që vuajnë prej tij kanë probleme me gjumin, pra, për t’i zërë gjumi, ose më shpesh, për të fjetur. Probleme me gjumin mund të shkaktojë edhe sindroma e lëvizjes së vazhdueshme të këmbëve, sepse dhimbjet në këmbë, ngërçet dhe mizërimi, e vështirësojnë fjetjen.
12. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Fizkultura e rregullt redukton stresin dhe të ndihmon të bësh gjumë më të thellë, vetëm mos e bëni atë dy orë para gjumit, sepse mund ta keni të vështirë t’ju zërë gjumi. Përpiquni ta keni shtratin vetëm për gjumë dhe seks. Evitoni leximin, shikimin e televizorit, ose përdorimin e laptopit dhe celularit në shtrat. Ekranet që lëshojnë dritë, edhe të vegjël qofshin, ju pengojnë të flini.