Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test A e di si mund të biesh në peshë?

1. A duhet të peshohemi shpesh?
a. Po, sepse kjo na ndihmon të biem në peshë
b. Jo, sepse të shqetëson
c. Nuk ka rëndësi

2. Cilat yndyrna duhet të pakësojmë për të rënë në peshë?
a. Yndyrnat e pangopura
b. Yndyrnat e ngopura
c. Gjithë yndyrnat

3. Kur duhet të pimë ujë që të biem në peshë?
a. Më shumë paradite
b. Para vakteve
c. Pas vakteve

Advertisement

4. Nëse hamë shumë drekë, duhet ta eliminojmë darkën?
a. Po
b. Jo

5. Pasi kemi filluar të hamë, sa kohë duhet të kalojë që të ndjehemi të ngopur?
a. 5-10 minuta
b. 10-15 minuta
c. 15-20 minuta

6. Për të rënë në peshë, duhet të planifikojmë çdo vakt?
a. Po
b. Jo

7. Pse duhet mbajtur një ditar për atë që hamë?
a. Për të zbuluar se si i marrim kaloritë e shumta.
b. Për të planifikuar zëvendësues më pak kalorikë.
c. Për të vënë re zakonet që kemi në të ngrënë.
d. Të gjitha së bashku.

8. Cilat karbohidrate duhet të evitoni për të rënë në peshë:
a. Të gjithë llojet.
b. Sa më shumë të jetë e mundur.
c. Vetëm karbohidratet që gjenden në ushqimet e përpunuara.

9. Ju mund të hani pa hesap nga ushqimet e mëposhtme dhe prapë të bini në peshë…
a. Pije freskuese pa sheqer
b. Perime
c. Pulë në skarë

10. Çfarë duhet të bëni për ushqimet me yndyrë e sheqer që ju pëlqejnë?
a. T’i hiqni nga menuja juaj
b. T’i hani me masë

11. Për të rënë më shpejt në peshë
a. Duhet të flesh më shumë
b. Duhet të flesh më pak

Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Sipas studimeve, njerëzit që arrijnë të bien në peshë, ose të mos shtojnë, peshohen shpesh. Përdorimi i peshores një herë në javë duket se është një mjet i mirë paralajmërimi. Megjithatë, mos u stresoni nëse numri i peshores shkon lart dhe poshtë sepse pesha mund të ndryshojë me ndonjë kilogramë në disa ditë, si pasojë e grumbullimit të ujit.
2. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Moskonsumimi i një lloji ushqimi nuk të ndihmon të pakësosh kaloritë. Përveç kësaj, yndyra mund t’ju ndihmojë të ndjeheni të ngopur pasi keni ngrënë, gjë që mund të ulë dëshirën tuaj për ëmbëlsirë. Trupi ynë ka nevojë për yndyrna për të funksionuar siç duhet. Sipas udhëzimeve të specialistëve, më pak se 10% e kalorive duhet të vijnë nga yndyrnat e ngopura. Zëvendësojeni gjalpin dhe ushqimet e përpunuara me yndyrna më të shëndetshme, si vaji i ullirit, peshku, tofu, avokado dhe sasi të vogla frutash me lëvozhgë.
3. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Pirja e ujit, sidomos para vakteve, na ndihmon të ndjehemi të ngopur dhe na bën të hamë më pak. Në një studim u zbulua se të rriturit që pinin dy gota ujë para vakteve binin më shumë në peshë se ata që nuk pinin. Disa studime kanë treguar se pirja e ujit, veçanërisht atij të ftohtë, mund të nxisë metabolizmin dhe të ndihmojë në djegien e yndyrnave. Uji na ndihmon gjithashtu të jemi të hidratuar.
4. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Mos evitoni vaktet nëse doni të bini në peshë. Më vonë, ju do të ndjeheni më të uritur dhe më të prirur për të hapur firgoriferin e ngrënë ç‘t’ju dalë përpara, duke kosnumuar më shumë kalori sesa do të kishit marrë nga një vakt i thjeshtë. Evitimi i vaktit gjithashtu ju pakëson energjitë, duke pakësuar edhe dëshirën tuaj për fizkulturë, e cila është e rëndësishme për të rënë në peshë. Është provuar se mund të arrini më shumë rezultate në rënien në peshë nëse konsumoni vakte të lehta, por të ushqyeshme dhe zemra të vogla ndërmjet tyre. Mëngjesi është vakti që duhet ngrënë patjetër. Është vënë re se ata që hanë rregullisht mëngjes janë më të dobët se ata që e fillojnë ditën me stomakun bosh.
5. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Hani ngadalë nëse doni të bini në peshë, sepse ekziston një distancë kohe ndërmjet momentit që thoni “mmm!” dhe kohës që i duhet trurit për të regjistruar mbushjen e stomakut. Nëse ju e ulni pirunin në pjatë ndërmjet kafshatave dhe bëni pushim, do t’i jepni më shumë kohë trurit t’i thotë stomakut që është plot. Në një studim, gratë që nxiteshin të hanin më ngadalë, konsumuan më pak kalori dhe pinë më shumë ujë, sesa ato që nxiteshin të hanin shpejt.
6. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Spontaniteti është i mirë për disa aktivitete, por e ngrëna nuk është njëri prej tyre. Ekspertët e rënies në peshë këshillojnë t’i planifikoni vaktet dhe zemrat që hani, për t’u siguruar se ato janë të përshtatshme për një mënyrë të shëndetshme të të ngrënit. Pa një plan të mirë, jeni më të brishtë ndaj “këngës së sirenave”, kur të shihni një dyqan ëmbëlsirash, ose të hapni frigoriferin.
7. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Mbajtja e një ditari të imtësishëm mbi atë që hani mund të dyfishojë rënien në peshë. Në këtë rezultat ka dalë një nga studimet më të mëdha dhe më të gjata në lidhje me rënien në peshë. Mbajtja e ditarit ju bën të kuptoni se çfarë realisht fusni në gojë dhe ju ndihmon të shihni (dhe ndreqni) zakonet e këqija. Pastaj, gjërat e shkruara ju bëjnë më të ndërgjegjshëm, kështu që ju do të mendoheni dy herë para se të fusni diçka në gojë.
8. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Me gjithë dietat pa karbohidrate, që janë shumë popullore, trupi ynë ka nevojë për këtë karburant të rëndësishëm për të punuar. Është më mirë të evitoni karbohidratet që merren nga pijet freskuese, fastfood-et, ëmbëlsirat, etj., ndërkohë që mund të vazhdoni t’i merrni ato nga frutat, perimet dhe qumështi.
9. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Konsumojini perimet pa frikën se mund të shtoni në peshë. Ato kanë pak kalori, kanë fibra e substanca ushqyese dhe të bëjnë të ndjehesh më i ngopur. Vetëm kini parasysh, nëse i skuqni, apo u shtoni salca, kaloritë do të shtohen.
10. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Duket logjike të eliminoni çokollatën, picën apo akulloren nga menuja juaj për të rënë në peshë. Problemi këtu është se do t’ju marrë malli për to dhe në një moment apo tjetrin do të thyheni. Një studim i ri ka treguar se kufizimi i llojeve të ushqimeve nuk i ndihmon njerëzit të bien në peshë. Më mirë hani ato që doni, por ushqimet që ju shëndoshin hajini më rrallë dhe në sasi më të vogël, ose në versione me më pak kalori.
11. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Të rrish zgjuar natën mund të duket si një mënyrë për të djegur disa kalori më shumë, por mungesa e gjumit shkakton ndryshime hormonale që i bëjnë njerëzit më të uritur. Të rriturit kanë nevojë për 7-9 orë gjumë në natë. Gjumi gjithashtu ndihmon në rregullimin e metabolizmit. Studiuesit kanë thënë se fjetja e një ore më shumë gjumë mund të pakësojë me 6%, sasinë e kalorive që marrim, thjesht sepse je duke fjetur dhe jo duke ngrënë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më shtrëngon diçka brenda penisit

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement