Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të bëj seks me partneren?

– I nderuar doktor Demiri, me të dashurën time me të cilën dua të fejohem, e kemi lënë që ta fillojmë seksin kur të ikim me pushime, por unë jam pa përvojë dhe duke lexuar për seksin në internet, më është bërë koka dhallë. Do të doja të dija a ka disa rregulla që normalizojnë jetën seksuale?

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – Besoj se bashkëshortët duke lexuar apo duke ardhur për një seancë do të mund të përcaktojnë veçoritë dhe nivelin emocional, por edhe atë seksual të njëri-tjetrit. Njëkohësisht do të mund të përcaktojnë edhe identitetin seksual të cilit i përkasin, ndaj duke marrë njohuri e këshilla do të dinë si të veprojnë në aspektin seksual. Natyrisht, ti djalë që interesohesh, do të gjesh të gjitha ato që të duhen, ndaj po të them: “Të lumtë”, pasi vajza e papërvojë, e virgjër ose romantike, nuk i njeh si duhet mundësitë e saj potenciale dhe do ta ketë të vështirë t’i përcaktojë ato. Gjithsesi, i takon partnerit që ta njohë e ta ndihmojë partneren e re, për t’u përshtatur me jetën seksuale. Në jetën seksuale, mashkulli duhet të njohë e të respektojë disa “rregulla” për të cilat do të flasim më poshtë, duke i përmbledhur ato që po i quajmë të “arta”, pasi kanë shumë rëndësi. Me secilin tip femre partneri duhet të veprojë në atë mënyrë, sikur ajo të kishte nivel të ulët emocional, domethënë, sikur të ishte femër që eksitohet me vështirësi. Partneri duhet t’i kushtojë kohë të mjaftueshme fazës parapërgatitore të seksit ose preludit të dashurisë. Ai duhet të përdorë një larmi formash tërheqëse, por edhe duke gjetur pozicionin më praktik e më të përshtatshëm. Në qoftë se femra dëshiron të ketë liri të plotë lëvizjesh, duhet zgjedhur pozicioni “mashkulli poshtë”. Ky pozicion i jep mundësi çdo femre që të rrisë në mënyrë të ndjeshme nivelin emocional. Eksitimi i kujdesshëm i klitorit duhet bërë para orgazmës së parë të saj. Për këtë, është më mirë të përdoret metoda e eksitimit shkallë-shkallë, të cilën partnerët e fillojnë që nga puthjet e ledhatimet (siç i duan femrat që nga maja e flokut e deri te maja e thoit). Vetëm kur femra arrin shkallën maksimale ose padurimin për penetrim, mashkulli penetron ngadalë, pa i ndërprerë fjalët e ëmbla e ledhat. Gjatë penetrimit, duhet ashtu si vjedhurazi që gishti tregues ose i madhi me mollëzat të mos i “ndahet” klitorit.

– Është i domosdoshëm të përdoret eksitimi i klitorit para dhe gjatë orgazmës. Vetëm në rastet kur femra ka temperament të fortë, eksitimi duhet bërë vetëm në kohën e preludit. Meqenëse mashkulli nuk mund të përcaktojë sasinë e orgazmave për të cilat mund të jetë e aftë femra, ai duhet të frenojë orgazmën e vet për aq kohë sa partnerja vazhdon të eksitohet nga kontakti i gishtit me klitorin. Ai është si ai “piloti” i cili ka për “detyrë” ta ngjisë e ta zbresë avionin e jo të hidhet si me “parashutë”, pa shkak.

Advertisement

– Në qoftë se mashkulli nuk mund të frenojë orgazmën e tij gjatë ruajtjes së ritmit të lëvizjes së organit ose nuk mundet të mbajë ritmin kur i fillon orgazma, ai duhet të mos e ndërpresë eksitimin e klitorit dhe të vaginës deri në kënaqjen e plotë të partneres. Mashkulli para orgazmës së vet duhet të sigurojë arritjen e orgazmës së femrës. Ky ka qenë si një “ligj” që në shkollat hinduse të dashurisë. Pavarësisht nga rënia e shpejtë e eksitimit pas orgazmës së tij, mashkulli duhet të vazhdojë ledhatimet duke shprehur me to ndjenjën e dashurisë dhe të mirënjohjes ndaj partneres. Asnjë femër e eksituar nuk u përgjigjet puthjeve të mashkullit me sy hapur e nuk i hap ato në momentet më intime. Në qoftë se sytë e femrës janë të hapur, ajo nuk është e eksituar. Në të njëjtën kohë, partneri i mirë asnjëherë nuk i mbyll sytë, por ndjek me vëmendje reagimin e partneres ndaj ledhatimeve të tij dhe aktit seksual. Ledhatimet duhet të vazhdojnë edhe pas shkrehjes së plotë të penisit, pasi femra ato i ndjen shumë. Është e domosdoshme të themi edhe një herë se trupi i femrës shërben i tëri për dhënien e kënaqësisë seksuale për meshkujt, por detyrimi i mashkullit është që t’i japë edhe sa më shumë kënaqësi femrës së tij të dashur. Partneri i mirë e fiton kënaqësinë plotësuese, duke u kënaqur edhe nga mendimi se ai i ka dhënë njeriut të dashur kënaqësi të madhe. Femrës duhet t’i krijohet bindja se ai nuk e do atë vetëm për ato “pak” minuta seks. Në marrëdhëniet seksuale ekzistojnë disa rregulla që kërkojnë një sjellje të matur e të qetë dhe ndoshta është vendi që të tregojmë edhe disa gjëra më konkrete. Më kanë treguar disa çifte se si pas disa bisedash të shtruara me mua (le t’i quajmë seanca) kanë arritur atë që ata nuk e besonin. Për mua, nuk duhet të ketë asnjë rast kur femra të jetë inorgazmike (jo orgazmore), pasi një gjë e tillë nuk ekziston në botën shtazore. Meshkujt mund të zotërojnë teknikat e artin e seksit, mund t’i bëjnë “çudirat” më të bukura se te “Kamasutra”, por po nuk njohën psikologjinë e femrës, këtë përbërës të rëndësishëm nuk do të mund ta çojnë atë në orgazëm, pasi organi kryesor kryesor seksual i femrës është truri. Duhen kërkuar e gjetur zonat e saj erogjene. Arsyeja pse në botën e kafshëve nuk ka asnjë rast inorgazmie është aq e qartë dhe e thjeshtë sa në shumë raste, dëgjojmë të thonë: Ah, sikur të ishim aq të rregullt sa edhe kafshët! Dihet për shembull se asnjë kafshë nuk e përdhunon femrën. Po të ishte ashtu, demi i madh do t’i mbyste mëshqerrat e reja. E si mundet fjala vjen një femër që të arrijë në orgazëm, kur fill pas një sherri, mashkulli e rrëmben, e tërheq dhe e hedh atë në krevat dhe pa një fjalë të ëmbël e pa një puthje të vetme e “bombardon” me seks, duke menduar se “krevati i rregullon punët” (zënkat, sherret etj.). Kjo është jo vetëm e dëmshme, por edhe pak shokuese për femrat, pasi në këto kushte, edhe femrat me pasion të lartë e shumë orgazmore, nuk do të mund të arrinin në orgazëm. Femra i “shijon” shumë fjalët e ëmbla, lavdet, komplimentet, dhuratat, surprizat ose lulet e çdo gjë tjetër, pasi aty ajo sheh apo ndjen sigurinë e ndjenjave, besnikërinë, nuk e sheh mashkullin si “egoist”, as nuk ndjehet si e “përdorur”, por e nderuar dhe e respektuar.

– Prandaj të mos ju duket çudi që femra të dashurohet me një të dashur tip “babai” dhe jo me një bukurosh i cili beson se mjafton të jesh një “hamshor” i mirë. Femra do kujdes të madh për ta sinkronizuar që të arrijë në orgazëm. Si zonat mëtë ndjeshme dhe të predispozuara për t’u eksituar janë klitori, buzët e vogla të vaginës, zona përreth tyre dhe hyrja për në vaginë, por siç thamë, nga të gjitha zonat që numëruam, më i rëndësishmi është klitori. Ai është më i rëndësishmi jo vetëm për faktin se ka aftësinë për të shtuar në maksimum dëshirat seksuale, por edhe sepse bën të mundur ardhjen e orgazmës. Asnjë mashkull nuk mund të quhet partner i kualifikuar, në qoftë se ai nuk njeh rëndësinë dhe veçoritë e këtij organi të vogël, por magjik. Çuditërisht, edhe midis vetë mjekëve ndeshen mendime të ndryshme lidhur me rolin dhe rëndësinë e klitorit. Disa theksojnë se klitori është organi më i aftë e më i predispozuar për ta eksituar shumë femrën, për ta çuar atë në orgazëm, kurse disa të tjerë supozojnë se eksitimin më të madh që sjell orgazmën e japin hyrja për në vaginë, duke përfshirë edhe fundin e vaginës ose qafën e mitrës, por kryesisht faqet e brendshme të vaginës. Shumë nga autorët e fundit shkojnë edhe më tutje duke pohuar se femrat të cilat nuk janë të ndjeshme në këto zona, s’janë fort potente domethënë, të afta për orgazëm normale. Këtu duhet ndaluar pak më gjerë e më hollësisht, meqenëse femrat, duke u njohur me këtë dezinformacion, mund të arrijnë në ndonjë konkluzion të gabuar, sikur kanë ndonjë anomali në sferën seksuale. Fatkeqësisht, edhe pa këto fjalë, ka mjaft faktorë të tjerë e paragjykime të ndryshme, të cilët lëkundin ekuilibrin e femrave, pa folur për literaturën me autorë të ndryshëm, të cilët botojnë supozime të lloj-llojshme.

Çdo femër është “unike” në llojin e vet, por “emëruesi” i përbashkët është se partneri i kujdesshëm duhet që t’i kërkojë” ato seksualisht e t’u gjejë të gjitha zonat erogjene po e po, por edhe “temenatë” e bukura për të cilat ato ta shpërblejnë me shumë dashuri e kurrë me tradhti. Kjo është e kuptueshme, po të mendosh se edhe lopa e palogjikë “ta jep qumështin të plotë” nëse kur e mjel e përkëdhel me dashuri dhe mundësisht, nën tingujt e një muzike të ëmbël. Para përkëdhelive e mirëkuptimit, as paraja apo dhuratat nuk vlejnë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jetoj çdo ditë si një frikacak!

Next Post

Mos ia kanë vënë syzet kot?

Advertisement