Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Kisha fëmijë në krah
– U bënë disa netë që shoh në ëndërr sikur kam një bebe në krah. Para dy netësh pashë sikur kisha një vajzë e cila më ngjante tmerrësisht shumë. Pastaj, natën tjetër pashë sikur kisha binjakë. Pres një shpjegim.
– Ëndrrat me fëmijë përgjithësisht kanë lidhje me projekte ose ide të reja në jetën reale. Po kështu, një fëmijë përfaqëson edhe një anë të personalitetit të atij apo asaj që e shikon këtë ëndërr: pra, pafajësinë, dlirësinë, naivitetin e shpesh edhe pastërtinë, por që ju shtyjnë lehtësisht të bëheni viktima të të tjerëve. Ndaj, kujdes! Nëse keni disa ide të reja, për momentin, mbajini për vete sepse mund t’ju shfrytëzojnë. Është ëndërr pozitive, përgjithësisht.

Me armë
– Ç’do të thotë të shikosh në ëndërr sikur po qëllon me armë? Dikush tjetër m’u përgjigj me të njëjtën mënyrë. Kjo ëndërr ka filluar të më shqetësojë shumë, ndaj pres një përgjigje nga ana juaj. Më shqetëson sepse shoh shpesh ëndrra të tilla me armë. Faleminderit.
– Ëndrrat me të shtëna parashikojnë se ju po përjetoni disa situata ku dilni gjithnjë viktima mes të tjerëve ose jeni ju që ndiheni të tillë. Është gjithashtu një karakteristikë që ju dëshironi të hiqni qafe një ves, një problem brenda jush. Kur shikoni që ju shtini me armë, tregon njëfarë zemërimi ndaj një personi të veçantë. Sido që të jetë, ëndrra ju këshillon të jeni më e qetë, sepse në situata të tilla është vetëm qetësia ajo që i rregullon problemet.

Kërkova rritje rroge
– Kam parë në ëndërr sikur i kërkova shefit tim të më rriste rrogen dhe patëm shumë debate. Në një moment, ai më tha: “Ti nuk e meriton këtë pozicion pune që ke”. Në realitet nuk debatoj kurrë, ndaj dua të di se çfarë shpjegimi i jepni kësaj ëndrre. Faleminderit.
– Kërkesa për rritjen e rrogës tregon se nuk jeni shumë i vlerësuar nga shefat. Punoni shumë dhe nuk merrni mundin tuaj, gjë që ka filluar t’ju akumulojë brenda vetes njëfarë mllefi ndaj shefave. Mos vallë ka ardhur koha të kërkoni të drejtën tuaj? Përndryshe, mund të ndodhë që të shpërtheni në një moment dhe të prishni dhe ato çfarë keni ndërtuar gjer tani në ambientin ku ju punoni.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia

Next Post

Ëndërr reale...

Advertisement