Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Qante si bebe

– Kam parë një ëndërr shumë të çuditshme. Isha te shkolla me një shoqe dhe vajzën e xhaxhait. Aty pashë një raft plot me gjëra dhe ne shkuam që t’i merrnim. Hipa unë mbi raft dhe pashë një foto të madhe të një burri dhe një gruaje, por s’i njihja. Pastaj aty gjeta dy varëse floriri, njëra yll e hënë dhe tjetra me kryq. I mora në dorë dhe dëgjova një të qarë bebeje. Sapo i lëshova, pashë vajzën e xhaxhait që po qante si bebe. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?– Kjo është një ëndërr shumë interesante dhe shpreh një mesazh shumë të qartë. Në mënyrë të pandërgjegjshme, vajza e xhaxhait ju thërret për ndihmë. Ajo ka nevojë për ju, ëndrra e tregon qartë këtë gjë. Mund të ndihet e vetmuar, ose disi e lënduar dhe ka nevojë t’i qëndroni pranë. Do ta quaj praninë tuaj si një engjëll që përpiqet që ta ngushëllojë. Varëset e floririt tregojnë ndihmën që do t’i jepni kësaj vajze. Ju ofrojini shoqërinë tuaj, qëndrojini pranë edhe nëse ajo nuk shprehet fare. Nëse ajo nuk jua di për nder, bëjeni për veten tuaj, sepse në njëfarë mënyre edhe ju do të gjeni një lloj shpërblimi shpirtëror dhe paqe në shpirt nga ky gjest. E qara është e mirë, do të thotë ngushëllim.

Hajdutët dhe policia

Advertisement

– Përshëndetje! Kam parë një ëndërr të çuditshme, sikur isha në shtëpinë e një komshijeje që është plakë e vetmuar. Papritmas erdhën ca të rinj dhe po i vidhnin gjërat e shtëpisë. Unë u thoja: “Ç’po bëni, pse po i vidhni?”, por më thanë: “S’ka ç’të duhet ty!”. U thashë që do të lajmëroja policinë dhe më thanë: “Lajmëroje. Derisa të vijnë ata, ne i kemi marrë gjërat dhe ty s’do të të besojnë”. Dola në dritare shpejt dhe u bëra foto që t’i fiksoja, për t’ua dhënë policisë. I telefonova policisë dhe u thashë se po vidhnin në këtë adresë, por policia më neglizhoi. Unë u thoja: “Kam dëshmi që po vjedhin, kam fotografinë”, por ajo sikur nuk donte t’ia dinte, nuk e prishte terezinë fare. Pres një shpjegim.– Po kaloni ose do ta kaloni një periudhë pak konfuze. Ju jeni në dijeni të diçkaje për të cilën keni prova shumë të rëndësishme. Mund të ketë lidhje me jetën tuaj private ose me një person shumë të dashur tuajin. Problemi është se nuk ju besojnë ata persona të cilët ju doni që t’ju besojnë. Ëndrra ju sugjeron të mblidhni fakte që kur të flisni, të jeni me baza. Çështja për të cilën ju paralajmëron ëndrra, mund t’i përkasë çdo lloj fushe; asaj të ndjenjave, shtëpisë, shoqërisë, etj., por ju do ta kuptoni vetë, sepse do të gjendeni në një situatë të tillë për të cilën do të lodheni shumë që të shpjegoheni, por vështirë t’ju besojnë. Atëherë, faktet dhe qetësia që do të ruani do të jenë arma juaj e fitores në të ardhmen.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shimpanzetë kanë dhunti gatimi

Next Post

Si t’i parandaloj venat e zgjeruara?

Advertisement