Ministri i Brendshem Saimir Tahiri sapo publikoi ne Facebook nje foto ku duket se fotoakuza e kryetarit te PD-se kunder tij, se ne fshatin e tij te origjines mbillet droge eshte nje fotomontazh i paster. Ja, statusi i zotiti Tahiri:
Fotogenjeshtra e Lulit! Si mund te genjeje keshtu Kryetari i Opozites? Si mund te tallet keshtu me qytetaret? Kur genjen per kaq, si mund te besohet per gjera me te rendesishme?
Me poshte eshte foto qe publikoi Lulzim Basha, duke me akuzuar se eshte droga qe mbroj une ne Gusmar te Tepelenes.
Anash, eshte foto origjinale e Policise se Shtetit, gjate aksionit te shkaterrimit te kanabis ne fshatin Xhafaj, Memaliaj.
Foto e Policise eshte bere ne dt 27 Gusht 2015. Dje Lulezim Basha nxorri te njejten foto, por kishte fshire punonjesit e policise nga foto.
Kjo eshte derexheja qe katandisi delenxhiu!