Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Plagë dashurie…

Rrezja e diellit ra Mbi dritaren, ajo rreze dielli me perqafoj fytyren time… Si kur don te me thot zgjohu dhe gezohu per mengjesin. Zgjohem po une nuk gezohem! Nuk mundem që ti gezohem mengjesit sepse më lëndove shpirtin ti perfitove nga naiviteti ime. Ti me hipnotizove me sjelljen tende gjentile. Une si nje femije i vogel besoja ne tu. E Luta zotin cdo dite te mos ndodhe kjo qe tani ndodhi, qesha e qava me ty thoja lumja une per fatin tim qe zoti me takoj me ty… Isha aq e Lumtur me ty flisja e flisja si kur nje e çmendur nga dashuria. Ato ditë ishin plot gëzime e hare, çdo fjalë e jotja më jepte kurajo për jetën. Çdo mëngjes u zgjoja me gëzimin më të madh të një femre që egziston në botë, isha unë ajo fëmër që fluturoja si flutur me atë gëzim. Çdo fjalë e jotja ishte më e ëmbël sesa vetë ëmbëlsira. Më rrehte zemra kur të takoja, dhe çdo fjalë tënden e besoja si të vertëtë. Çfarë kërkon ti më shumë nga një femër që të fal shpirt e zemër shpirt e zemër! Por prapë unë kurrë nuk do të urrej ty, sepse të dashurova sinqerisht si një e çmendur. Për ty doja dhe yjet nga qielli të ti sjell. Në doren tënde veç ti që të jesh i lumtur. Kujtoja që ti më dashuron mua! Andaj dhe të pamunduren u mundova të ta bëja të mundur. Më mësove të dashuroja, ti je ai që e bëre zemrën time të të rrah. Ditët më kalojnë duke jetuar me kujtimin tënd. Unë nuk të mallkoj se të dashurova, fluturo si zog i lirë ti. Po mos u bëj gjoja sikur dashuron. Kjo i lëndon njerëzit. Vërtetë lëndimi nuk të shkruan në ball, nuk ka zë, të bërtet, nuk bën zhurmë. Po ky lëndim e bën folen e tij në sytë e asaj femrë që dashuroj si e çmendur. Për ty që e lexon nga D.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Njoftime nga Shqipëria

Advertisement